Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Teuta Hoxha: Libri i Fevziut, shtrembërim i fakteve Empty Teuta Hoxha: Libri i Fevziut, shtrembërim i fakteve

Fri 18 Nov 2011 - 14:31
Teuta Hoxha: Libri i Fevziut, shtrembërim i fakteve Blendi_fevziuLibri i publikuar para disa ditësh nga gazetari Blendi Fevziu mbi jetën e ish-diktatorit Enver Hoxhës, është cilesuar nga Teuta Hoxha nusja e Ilir Hoxhës si një shtrembërim i fakteve.

Hoxha është shprehur se nësë do të lexohej nga Enver Hoxha ky libër do të quhej një “palo” libër.
Sipas një intervistë të dhënë për "Gazetën Shqiptare" Teuta Hoxha është shprehur se nga fillimi deri në fund të librit, autori ishte munduar të prezantonte para lexuesit, Enver Hoxhën të tjetërsuar, nga ai që ka qenë realisht.

Ndërsa në lidhje me stilin e përdorur nga Blendi Fevziu ajo është shprehur se libri nuk mund të quhej biografi si e ka quajtur autori. “Ai si nga konceptimi, trajtimi, ndërtimi dhe stili, bie ndesh me një biografi shkencore kritike, prandaj mund të quhet vetëm biografi publicistike. Libri është ngritur mbi intervista, kujtime, dëshmi gojore, bazuar vetëm mbi mendimet e kundërshtarëve dhe armiqve të tij, duke lënë jashtë qëllimisht mendimet e njerëzve dashamirës, objektiv të rrethit të tij, duke filluar nga gruaja e tij, që është gjallë. Ky fakt, flet për një pozicion tendencioz, dashakeqës që, e vë në dyshim vërtetësinë e veprës” është shprehur ajo për këtë gazetë duke i mëshuar faktit se gjëja më e rëndë në këtë libër ishte shtrëmbërimi i fakteve. /albeu.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi