Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Stresi ne vendin e punes demton martesen Empty Stresi ne vendin e punes demton martesen

Sat 14 Jan 2012 - 19:06
Hulumtimet kane vertetuar se pakenaqesia ne vendin e punes ndikon edhe ne jeten private. Keqtrajtimi ne vendin e punes shkakton humbjen e veterespektit, perderisa rreth 50% e semundjeve vijne si pasoje e stresit ne vendin e punes.Shumica e punetoreve te keqtrajtuar ne pune gjejne ngushellim dhe prehje ne shtepi, aty ku e gjejne paqen dhe perkrahjen.Situata eshte e ngjashme, me femijet e abuzuar. Edhe ata terhiqen nga shoqeria dhe qendrojne te vetem. Personat e keqtrajtuar apo te abuzuar ne vendin e punes ndiejne dhimbje, jane te terhequr ne mendjen e tyre.‘Keqtrajtimi mund te jete edhe delikat, sic eshte pengesa ne avancim, apo rritje e pages. Kjo mund te ndikoje ne humbjen e vetebesimit te viktimes", thote Sara Hamilton-Farli, e cila merret me viktimat e keqtrajtimit ne vendin e punes.‘Me pas, ne martese shfaqen problemet, sepse ndermjet meshkujve dhe femrave ekzistojne qendrime krejt te kunderta per sa i perket keqtrajtimit ne vendin e punes’, thekson Paula Hall, eksperte per marredhenie. Ne rastet me te shpeshta, sipas Hall, bashkeshorti i keshillon te heqin dore nga vendi i punes.

‘Keqtrajtimi ne vendin e punes ndikon edhe fizikisht, sepse ajo mund te vuaje nga pagjumesia, gje qe ben qe te mos reagoje ne menyre racionale, pastaj shkakton presionin e larte te gjakut dhe humbjen e vullnetit ne te gjitha fushat’, thekson ekspertja.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi