Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Keqtrajtimi në vendin e punës e dëmton martesën Empty Keqtrajtimi në vendin e punës e dëmton martesën

Sat 7 Jan 2012 - 17:44
Hulumtimet kanë vërtetuar se pakënaqësia në vendin e punës ndikon edhe në jetën private. Keqtrajtimi në vendin e punës shkakton humbjen e vetërespektit, përderisa rreth 50% e sëmundjeve vijnë si pasojë e stresit në vendin e punës.Shumica e punëtorëve të keqtrajtuar në punë gjejnë ngushëllim dhe prehje në shtëpi, aty ku e gjejnë paqen dhe përkrahjen.Situata është e ngjashme, sikur me fëmijët e abuzuar. Edhe ata tërhiqen nga shoqëria dhe qëndrojnë të vetëm. Personat e keqtrajtuar apo të abuzuar në vendin e punës ndiejnë dhimbje, janë të tërhequr në mendjen e tyre.‘Keqtrajtimi mund të jetë edhe subtil, siç është pengesa në avancim, apo rritje e pagës. Kjo mund të ndikojë në humbjen e vetëbesimit të viktimës”, thotë Sara Hamilton-Farli, e cila merret me viktimat e keqtrajtimit në vendin e punës.
‘Më pas, në martesë shfaqen problemet, ngase ndërmjet meshkujve dhe femrave ekzistojnë qëndrime krejt të kundërta për sa i përket keqtrajtimit në vendin e punës’, thekson Paula Hall, eksperte për marrëdhënie. Në rastet më të shpeshta, sipas Hall, bashkëshorti i këshillon të heqin dorë nga vendi i punës.

‘Keqtrajtimi në vendin e punës ndikon edhe fizikisht, sepse ajo mund të vuajë nga pagjumësia, gjë që bën që të mos reagojë në mënyrë racionale, pastaj shkakton shtypjen e lartë të gjakut dhe humbjen e vullnetit në të gjitha fushat’, thekson ekspertja. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi