Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ai 99 vjec, ajo 96, ndahen pas 77 vitesh per shkak te xhelozise Empty Ai 99 vjec, ajo 96, ndahen pas 77 vitesh per shkak te xhelozise

Sat 14 Jan 2012 - 22:14
Ai 99 vjec, ajo 96, ndahen pas 77 vitesh per shkak te xhelozise DivorciNje cift i moshuar, perkatesisht ai 99 vjec dhe ajo 96 vjec, kane vendosur t’i japin fund marteses se tyre 77 vjecare.

Kerkesa per ndarjen me pelqim te dyanshem eshte dorezuar ne gjykaten e Romes dhe seanca e degjimit eshte planifikuar per marsin e ardhshem.

“Kriza martesore, ka thene per agjensine e lajmeve ANSA, avokatja Anna Orecchioni, duke treguar nje kopje te kerkeses per divorc, ka nisur ne vitin 2002, kur ai ka zbuluar disa letra qe gruaja e tij i kishte derguar me shume se gjysem shekulli me pare nje burri me te cilin ajo kishte patur nje marredhenie”.

Sic tregohet ne aktin e gjyqesorit dhe nga tregimi ligjor, ata jane njohur ne vitet ’30, kur ai ishte nje polic i ri, u dergua me sherbim ne Napoli.

Njezet vite me vone cifti, qe sot kane pese femije, dhjete niper e mbesa, u vendos pergjithmone ne Rome.

Jeta bashkeshortore pati nje goditje ne vitin 2002, kur burri zbuloi ne nje sirtar ne shtepi, letrat qe gruaja kishte shkruar me shume se gjysem shekulli me pare, gjate marteses, nje burri me te cilin ajo kishte patur marredhenie.

Ish-polici reagon i nervozuar duke u larguar ne ate kohe nga shtepia. Disa muaj me pas kthehet tek gruaja e tij, por asgje nuk ishte si me pare, mosmarrveshjet jane gjithmone e me te shpeshta, distanca mes gruas dhe burrit sa vjen e behet me e madhe.

Disa jave me pare bashkeshortet kane vendosur te ndahen, ne muajin mars perpara se te shpallet ndarja konsensuale, do te jete detyre e gjyqtarit te beje perpjekje per te pajtuar ciftin. (E.A/infoalbania.org)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi