Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Nuse 10 vjeç, nënë 13 vjeç dhe mbetet e ve 16 vjeç Empty Nuse 10 vjeç, nënë 13 vjeç dhe mbetet e ve 16 vjeç

Wed 22 Jan 2014 - 22:26
Alemtsahye Gebrekidan ishte vetëm 10 vjeç, kur prindërit e saj vendosën që ta martonin. “Unë isha duke luajtur jashtë dhe nëna ime më thirri brenda në shtëpi dhe më tha që do të martohesha", kujton ajo ditën kur jeta e saj mori tjetër rrjedhë. “Unë isha e befasuar dhe fillova të qaj mirëpo nuk u kam thënë asgjë prindërve”, rrëfen më tutje Gebrekidan, e cila është nga Etiopia. Ajo tregon se pas 2 muajsh u martua me një djalë 16 vjeç.

Në një shkrim të botuar në “Daily Mail”, ajo tregon për jetën e vështirë që ka hequr gjatë fëmijrisë. Ajo thotë se edhe pse ishte ende fëmijë ajo duhej të kujdesej si një grua, duke larë, duke fshirë dhe duke gatuar për burrin e saj.

Por më e vështirë për të ka qenë periudha kur ajo mbeti shtatzënë në moshën 13-vjeçare. Ajo thotë se nuk kishte një fizik të përgatitur për t’u bërë nënë, por ndjehej edhe e paaftë për të rritur një fëmijë. Në moshën 16-vjeçare ajo humbi burrin e saj në konfliktin e përfshirë mes forcave rebele dhe atyre qeveritare. Ajo mbeti një nënë e ve me djalin e saj të vogël.
Nuse 10 vjeç, nënë 13 vjeç dhe mbetet e ve 16 vjeç EtioNuse 10 vjeç, nënë 13 vjeç dhe mbetet e ve 16 vjeç Etio1Nuse 10 vjeç, nënë 13 vjeç dhe mbetet e ve 16 vjeç Etio2
Ajo u rrëmbye nga një bandë egjiptiane dhe punoi për disa kohë si shërbëtore në Egjipt për shkak të pagesës. Por, më vonë ajo emigroi drejt Londrës, ku nusja-fëmijë kërkoi azil politik në këtë shtet. Djali i saj është rreth 25 vjeç dhe jeton me gjyshërit në kryeqytetin e Etiopisë, ndërsa Gebrekidan është përfshirë në një organizatë bamirëse, në ndihmë të vajzave të reja që martohen që në fëmijëri. Gebrekidan është 38 vjet akoma dhe sot thotë që ende ndjehet e hidhëruar me prindërit e saj, pasi martesa e hershme i ka shkatërruar jetën.

/Shekulli Online/ E.L./
Nuse 10 vjeç, nënë 13 vjeç dhe mbetet e ve 16 vjeç Etio3Nuse 10 vjeç, nënë 13 vjeç dhe mbetet e ve 16 vjeç Etio4
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Nuse 10 vjeç, nënë 13 vjeç dhe mbetet e ve 16 vjeç Empty Re: Nuse 10 vjeç, nënë 13 vjeç dhe mbetet e ve 16 vjeç

Wed 22 Jan 2014 - 22:39
vende dhe popuj
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi