Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

5 vjec nuse! Empty 5 vjec nuse!

Mon 9 Apr 2012 - 10:21
Samina Shah përvjetorin e 5 të lindjes së saj e kujon fare mirë, pasi ajo datë i shënjoji gjithë jetën e saj. E veshur me një fustan të bukur, vogëlushja Samina Shah, një natë para pesë vjetorit të saj të lindjes kishte ëndërruar ditëlindjen më të bukur të jetës së saj, por gjithcka u kthye në një mankth sapo dielli agoi. Samina kurrë nuk do e mendonte se po atë ditë ajo do të celebronte martesën e saj nëpërmjet një ceremonie islamike, e cila i dha fund fëmijërisë së saj dhe i hapi rrugën abuzimit të saj shumëvjeçar. Historia shokuese që do ju rrëfejmë nuk ka ndodhur në ndonjë fshat të largët të botës së tretë, por në një qytet të madh në veri të Anglisë. Sipas prestigjozes ‘The Sun’, Samina vendosi të rrëfeje historinë e saj, pasi Njësia e Britanisë për Martesa të Dhunshme zbuloi se në 1468 raste të martesave të dhunshme, të hetuara nga kjo njësi, ishte edhe rasti i një vajze tjetër pesëvjeçare dhe ajo është pikërisht historia e saminës, tashmë 40-vjec.

Teksa rikthen kokën pas ajo kujton se: “Kishte shumë aktivitete, një numër të madh të të afërmve të mi në shtëpi. Kisha veshur fustanin, të cilin ma kishte sjellë vjehrra ime. Motra ime më vonë më ka thënë se vjehrra ime në atë moment kishte thënë, ‘Më në fund, kjo vajzë e bukur është e imja’. Nuk e di saktësisht se pse më martuan në moshë kaq të re, por me gjasë kishte të bënte me ruajtjen e traditës”, kujton Samina.

Samina ka lindur në një familje tipike aziatike, në një komunitet të mbyllur, familje kjo e cila kishte ruajtur traditat e një fshati të largët në veri të Pakistanit, nga i cili kishte ardhur në Britani. Ajo u rrit në frymën se vendi i femrës është në shtëpi dhe sa më shumë që vuan, aq më i madh është shpërblimi për të në parajsë. Në ditëlindjen e saj të 14-të u zhvillua ceremonia formale e martesës, mku nga shtëpia e prindërve shkoi në shtëpinë e burrit. Të nesërmen në mëngjes, ajo hipi në aeroplan dhe u nis për në Pakistan. këtu fillon dhe kalvari i mundimeve për të, pasi ajo përjetoi tortura të tmerrshme. Pas tre muajve martesë, bashkeshorti mori vendimin që ajo të mbahej e mbyllur dhe të kthehej në Angli në moshën 16-vjecare.

Në moshën 20 vjeçare, Samina lindi një vajzë. “Në atë moment isha e vetëdijshme se nuk do të lejojë që ajo të përjetojë atë, që kisha përjetuar unë”. Pas kthimit në Angli, kundër vullnetit të bashkëshortit, Samina vazhdoi shkollimin. Nga bashkëshorti u nda në moshën 37 vjeçare. Ajo u kthye te prindërit, por shumë shpejtë përfundoi në rrugë. Në fund të greminës së jetës së saj ajo mendoi të vetëvritej, por në fund me ndihmën e miqve, të vajzës dhe një të afërmi, Samina u ngrit sërish në këmbë dhe madje u pajtua edhe me familjen e saj.

“Në fund e kuptova se nuk jam një krijesë inferiore. Thellë në mua gjithmonë e kam pasur besimin se në fund do të lirohem. Islami mbron të drejtat e femrave dhe më vjen mirë që e kam zbuluar islamin, të cilin ma ka dërguar Zoti-jo atë që është marrë peng nga çakallët, të cilët e keqinterpretojnë përmbajtjen e vërtetë të tij”.

Samina, tani rreth të 40-tave, tregon se i është rikthyer jetës pasi gjeti forcë të bëhej një biznesmene e suksesshme. Por, atë ende e ndjekin kujtimet e rrahjeve, brutalitetit dhe dhuna e përjetuar.

Martesat e dhunshme në Angli trajtohen me ligjin civil dhe jo me atë kriminal. Shumë nga viktimat dërgohen jashtë vendit. Viktimat që kthehen në Angli e kuptojnë se martesa nuk njihet ligjërisht, por kushdo që i ka detyruar të martohen, nuk mund të ndiqet penalisht Qeveria e Britanisë tani po e rishqyrton mundësinë e ndryshimit të ligjit.
(el.me/BalkanWeb
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi