Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Silikoni sllav “infekton” këngëtaret shqiptare Empty Silikoni sllav “infekton” këngëtaret shqiptare

Sun 15 Jan 2012 - 0:46
Silikoni sllav “infekton” këngëtaret shqiptare Zanfina1-240x300Ka kohë që edhe skena shqiptare është infektuar nga bukuria artificiale, që si qëllim ka ndryshimin që shpesh çon dhe në deformimin e femrave të ekranit.
Edhe pas shumë shkrimeve de kritikave të ndryshme, ato nuk kanë vullnetin që të ndalojnë, por edhe më shumë realizojnë operacione plastike, me qëllim që të duken më ‘’bukur’’.
Duke mos anashkaluar yjet botërore, të cilat realizojnë operacione por nuk e teprojnë, këngëtaret tona modele të preferuara kanë yjet e shteteve të rajonit, të cilat tashmë në Ballkan janë yje të rangut të lartë, përfshirë këtu shtetet, si Serbia, Kroacia, Bullgaria etj.
Ndërhyrja që praktikohet më shumë nga femrat e ekranit është operacioni i gjoksit, që kap shifrën më shumë se 5 mijë euro, ndërsa këngëtaret tona më shumë e realizojnë në disa klinika private në Shkup. Jelena Karleusa, një yll serb që nga trendi shpesh krahasohet me Viktoria Beckam për shkak se e para sjell veshjen dhe aksesorët që përdorin yjet në botë, pastaj Severina një mega yll kroat, Seka Aleksiç, Natasa Bekvalac, Dara Bubamara, Goga Sekuliç, Ceca, Ana Nikoliç, pastaj bullgaret Andrea, Teodora, Alisia, Galena etj., janë disa nga këngëtaret të cilat merren si shembull nga skena shqiptare për sa i përket look-ut.
Mjafton të shihen fotosesionet e tyre dhe menjëherë të shkon mendja në pamjen e këngëtareve tona, ndërsa ato të cilat shpesh përmenden në shtypin rozë për ndërhyrje kirurgjikale, janë Dafina Zeqiri, Zanfina Ismaili, Tuna Sejdiu, Nora Istrefi, Zajmina Vasjari, Rozana Radi e shumë këngëtare të reja.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi