Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Bëmat e javës, këngëtarët shqiptarë, shahen, puthen dhe zhvishen Empty Bëmat e javës, këngëtarët shqiptarë, shahen, puthen dhe zhvishen

Sat 31 Aug 2013 - 21:04
Të bëhesh këngëtare e njohur edhe jashtë kufijve të shtetit tënd? Kjo me siguri që është e vështirë për të gjithë, por mjeti më i mirë nuk është të trumbetosh keqazi mbi koleget e tua, dhe për më tepër për ato me të cilat mund edhe të kesh bashkëpunuar. “Skandalet” e kësaj jave nuk janë edhe aq të padëgjuara më parë në botën e shoë bizz-it, mirëpo nga mentaliteti shqiptar, ky shoë bizz-po merr kot. Ngjarjet më të rëndësishme të kësaj jave kanë qenë, një video dhe dy tre fotografi. E para është një video e publikuar tri ditë më parë. Në të shfaqet këngëtarja nga Kosova, Dafina Zeqiri, e cila në art njihet si Duffy, duke sharë koleget e saj e veçanërisht Tunën, me të cilën një vit më parë ka bashkëpunuar. Fotot që topmodelja kosovare Afërdita Dreshaj ka publikuar në murin e profilit të saj në Facebook kanë qenë po ashtu shumë të përfolura. Tashmë historia e dashurisë Shpat Kasapi dhe Afërdita Dreshaj po kthehet në një telenovelë. Fotot e tjera të cilat kanë bërë impakt në shoqërinë shqiptare janë fotot e zhveshura të këngëtares Rezarta Shkurta. Ajo ka pozuar thuajse e zbuluar për të rrëfyer një bark të shëndetshëm e të bukur. Kjo e fundit i ka publikuar vetë fotot në Facebook, njëlloj si Afërdita.

Duffy, rebelja që “shan” kolegët pas krahëve

Publikimin e videos ku Dafina Zeqirin fyen këngëtaret shqiptare e ka bërë Besfort Hasanaj. Ky i fundit është udhëheqësi i një kanali në Kosovë. Edhe më parë ky person ka hedhur video për këngëtaren Bleona Qereti, video të cilat media asokohe i ka quajtur skandaloze. Besforti, djali që hedh herë pas herë të tilla video në publikim, deklaron se ka krijuar tashmë një arkiv të mirë dhe ka plot material edhe për artiste të tjera shqiptare. Videot e publikuar prej tij kanë qenë gjithmonë burim sherri nëpërmjet këngëtareve dhe tij, por kjo e fundit mendohet që të fusë në sherr edhe persona të tjerë, j o vetëm Besfortin dhe këngëtaren.

Pas videos së Bleonës, reagimi i Besfortit ishte edhe një tjetër video. Dhe sigurisht që nëse këngëtarja dot ë reagonte sërish Besforti do të publikonte edhe një tjetër, një video e ilustruar me foto. “Ka ndodhur në Gjermani, ku Bleona ka vjedhur në një market”, tregon Besforti në Facebook, atë kohë duke e quajtur Bleonën “të luajtur”, nëse do të reagojë sërish. Edhe këtë herë udhëheqësi i kanalit “Besfort Video M1”, Besfort Hasanaj ka bërë të ditur se po pret reagimin e Duffy-t për të publikuar apo jo një video tjetër, të ngjashme me atë që ka publikuar dy ditë më parë. Në videon e publikuar Dafina Zeqiri fyen kolegët e saj. Po pse ky publikim dhe pse tani? Publikimi i videove ka ardhur si pasojë e mohimit të kontratës në mes Dafinës e kanalit “Besfort Video M1”, që sipas Besfortit vjen nga bashkëpunimi i këngëtares me producentin Çekiç. “Ne jemi ata që e kemi ngritur Dafinën. Jam ndier shumë i ofenduar nga intervista e saj dhënë në një medium kosovar, ku ka gënjyer se kurrë s’ka pasur kontratë me ‘Besfort Video M1’. Ajo këtë deklaratë e ka dhënë me porosi të shfalerit të saj, boshnjakut Çekiç”, ka thënë Besforti në përpjekje për t’i dhënë një shpjegim publikimit. Sipas Besfortit dëmi që i ka shkaktuar Dafina, kanalit që ai udhëheq është 80 mijë euro. “Më ka tradhtuar dhe më ka dëmtuar materialisht, mbase më ka ofenduar edhe moralisht. Ajo për lekë e ka shitur edhe familjen e vet e lëre më mua”, ka shtuar ai duke i dhënë fund diskutimit për të shpjeguar më shumë se sa videoja e publikuar dy ditë më parë.

Rezarta Shkurta, pozon thuajse zhveshur, ja fotot më të bukura që ka realizuar

Ky është seti më i fundit i fotografive që këngëtarja Rezarta Shkurta ka publikuar. Ajo dhe bebi që është në barkun tërësisht të zhveshur të Rezartës, kanë pozuar për një revistë e cila do t’i vendoste ato në kopertinën e saj. Sipas këngëtares këto janë fotot më të mira dhe më të bukura që ajo ka realizuar ndonjëherë. Së bashku me foton e publikuar në rrjetin social Facebook, këngëtarja Shkurta shkruan se këto janë fotot më të bukura të jetës së saj, duke mos harruar edhe falënderimin për fotografen.

Thuajse të njëjtat poza ka marrë dikur edhe këngëtarja Aurela Gaçe dhe Çilieta Xhilaga. Moda e të fotografuarit një shtatzënë të zhveshur, qartazi duket se është përqafuar haptazi edhe nga show bizz-i shqiptar. Nëpër botë fotot e para të këtij lloji kanë vetëm dy vite që kanë “dalë në modë”. Demi Moore, ishte ajo që ka bërë më shumë përshtypje në fotot e këtij lloji. Ajo u shfaq në kopertinën e “Vanity Fair” krejtësisht nudo dhe me një bark të rrumbullakosur bukur. Nuk e dimë se sa bukur do t’ju duket Rezarta në foton që po ju sjellim, por e rëndësishmja është se asaj i pëlqejnë aq shumë sa të mund t’i konsiderojë si fotot më të bukura të jetës së saj.

Seritë e reja të telenovelës Shpati – Afërdita

Çifti Shpati dhe Afërdita duket se kanë harruar furtunën që i shkaktoi aktori hollivudian, Leonardo di Caprio. Nuk kaloi shumë kohë nga ndarja, po aq e shumëpërfolur sa edhe lidhja e tij me topmodelen dhe njëkohësisht këngëtaren Afërdita Dreshaj, për të treguar një Shpat ndryshe. Pas muajit të Ramazanit, një muaj plot sakrifica dhe pas shkëputjes së marrëdhënieve me top modelen, ai është gati t’i bëjë për vete vajzat njëlloj si Kazanova. Videoklipi i këngës më të fundit të këngëtarit na sjell një Shpat të zhveshur si fizikisht ashtu edhe moralisht. Ai është gati për të përdorur armët në përpjekje për të fituar zemrën e një bukurosheje tjetër. A ishte kjo kënga që e ktheu Afërditën “mbrapsht”, kjo vlen për të diskutuar. Ndoshta ka qenë paraqitja e këngëtarin në këtë videoklip, ajo që e ka bindur topmodelen të rikthehet sërish në krahët e një njeriu besimtar dhe të durueshëm si Shpati. A ishte ndarja e tyre një distancë e vogël që duhej krijuar gjatë muajit të sakrificës, as kjo nuk dihet.

Dimë vetëm se zhvillimet e fundit i kanë shtyrë fansat e çiftit ta komentojnë shumë ribashkimin e tyre. Tashmë të gjithë adhuruesit e çiftit Shpati-Afërdita të jenë të sigurt për vërtetësinë e lajmit. Sepse këngëtari Shpat Kasapi ka ndryshuar statusin e tij shoqëror në rrjetin Facebook nga “Beqar” në “Në një marrëdhënie”. Lajmi tashmë është i konfirmuar edhe nga familjarët e Shpat Kasapit.Në faqen e tij sociale në Facebook, ai dhe topmodelja Afërdita Dreshaj kanë publikuar edhe fotografitë e realizuar nga shëtitjet e fundit së bashku.

Komentuesit e këtyre fotove tashmë të publikuara nga të dyja palët, nga Afërdita më parë se sa nga Shpati, i japin kësaj lidhjeje, këtij ribashkimi një konotacion mjaft pozitiv. Sipas disave ky është çifti më i bukur në shoë bizz-in shqiptar. Fotot me Leonardo di Caprion, thuajse nuk përmenden fare. Ose përmenden, por një menaxhim i mirë, mund të bëjë që këto komente të fshihen menjëherë sapo të publikohen. Sepse është e vështirë të besohet se shqiptarët nuk flasin më për fotot e shumëpërfolura të topmodeles Afërdita Dreshaj me aktorin hollivudian, Leonardo di Caprio.

Rita Ora pret kaçurrelat, tashmë më e rritur

Këngëtarja shqiptare më e njohur në botë, Rita Ora, ka vendosur që të ndryshojë look. Ajo gjithnjë ka luajtur me formën që i ka dhënë flokëve në performanca të ndryshme, por ajo që nuk ka ndryshuar asnjëherë ka qenë ngjyra bionde e flokëve dhe gjatësia e tyre. Ritën mund ta kemi parë me flokë të drejta, kaçurrela apo të kapura, por gjithnjë i ka pasur të gjata. Kësaj jave ajo ka vendosur që të vijë ndryshe. Ajo i ka prerë flokët e saj kaçurrela thuajse të shkurtra. Nuk e dimë nëse prerja e shkurtër e flokëve nga ana e këngëtares Beyonce do të ketë ndikuar në veprimin e këngëtares me origjinë shqiptare, por një gjë është e sigurt: tashmë Rita Ora nuk duket më si një vajzë rebele, por si një e rritur plot klas. Prerja e re e flokëve nuk i lejon edhe aq shumë kaçurrelat e çrregullta. Tashmë rritja e saj profesionale e detyron të shfaqet si më e pjekur.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi