Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Zhvishen këngëtaret, në koncerte me reçipeta Empty Zhvishen këngëtaret, në koncerte me reçipeta

Fri 10 Aug 2012 - 23:30
Zhvishen këngëtaret, në koncerte me reçipeta 57241Dikur... Kur themi ‘dikur’ e kemi fjalën deri 15 vite më parë, por ngaqë veshjet kanë ndryshuar kaq shumë, na erdhi natyrshëm të përdornim këtë fjalë. Dikur këngëtaret visheshin! Sigurisht që kishte edhe nga ato ‘ekstravagantet’ që bënin shpërthime të herëpashershme nëpër festivale. Kujtojmë këtu Adelina Ismailin apo Bleona Qerretin, por përgjithësisht vishe-shin. Gjithashtu, nuk mund të rrimë pa kujtuar ‘periudhën e artë’ kur filluan të bëheshin videoklipet e para dhe lindën kanalet muzikore shqiptare. Aty patëm një luhatje jo pak të lehtë në konceptimin e daljes në ekran. Ishte pikërisht në këtë periudhë që disa këngëtare, si për shembull Madona shqiptare apo Gjyste Vulaj, performonin në videoklipe me veshje të veçanta.... Fatmirësisht e kaluam edhe këtë fazë dhe më në fund menduam se me daljen në skenë të stilistëve dhe konsulentëve të modës, këngëtaret tona do të shkëlqenin po aq shumë sa ato amerikane apo evropiane. Kjo në fakt ndodhi, sepse vit pas viti këngëtaret kanë dalë në skenë me veshje të realizuara bukur dhe me shije, dhe videoklipet gjithmonë e më shumë po ngjajnë me ato botërore. Vetëm se këtë verë nëpër koncertet e shumë këngëtareve shohim më shumë reçipeta se zakonisht. Po cila është arsyeja që këtë vit reçipetat u bënë uniformë? Me siguri nuk është një, por duhet të jenë shumë të tilla. Për të arritur në një përfundim, ne vendosëm të bënim një listë me arsyet që mund të kenë Elvana Gjata, Adelina Ismaili, Dafina Zeqiri etj, që në koncerte nuk i shohim më me bluza...
Vapa
Të jetë vallë faji i temperaturave të larta?! Këtë verë zbuluam se këngëtaret tona kanë shumë vapë. Nuk e përmbajnë dot veten as kur i duhet të këndojnë përballë qindra njerëzve që i kanë sytë vetëm tek ato. Është e vërtetë që ditët dhe netët kanë qenë shumë të nxehta, dhe duke qenë se këngëtaret kur këndojnë njëherësh edhe kërcejnë, për të djersitur sa më pak dhe për t'u ndjerë sa më të freskëta, zgjidhja ishte: 'reçipetat'.
Gjoksi i shtrenjtë
Një pjesë e mirë e këngëtareve që shihni në foto, kanë investuar për gjoksin e tyre. Dihet me siguri që Adelina Ismaili, Dafina Zeqiri, Rozana Radi, Zajmina, kanë bërë ndërhyrje kirurgjikale për rritjen e gjoksit. Për të njëjtën gjë janë përfolur edhe Elvana Gjata, apo Zanfina Ismaili, por këto dy këngëtare asnjëherë nuk e kanë pranuar. Një dekolte paguhet shtrenjtë që të duket sa më bukur dhe për pasojë duhet ekspozuar sa më shumë. Zgjidhja më e mirë për ta bërë këtë janë: 'reçipetat'.
Trupi në formë dhe lëkura e nxirë
Me të drejtë, duke qenë imazhe publike dhe gjithmonë në qendër të vëmendjes, këngëtaret tona kujdesen shumë për fizikun e tyre. Në intervista të shumta që ato kanë dhënë, kanë treguar se frekuentojnë palestrën, merrem me ushtrime çdo ditë, bëjnë vrap, solar... E gjithë kjo përkujdesje bën që ato të kenë një trup të bukur dhe për të treguar barkun e sheshtë, belin e hollë, zgjidhja më e mirë janë: 'reçipetat'.
Konkurrenca
Ajo që është quajtur 'diva', Adelina Ismaili ka qenë e para që ka nxjerrë 'modën' e reçipetave dhe atëherë bëri bujë të madhe e të gjithëve u pëlqeu. Nga ajo u frymëzuan dhe shumë këngëtare të tjera. Sot të gjitha duan të jenë të veçanta, por akoma nuk dinë të bëjnë diçka pa parë njëra-tjetrën. Kështu, këtë verë për të qenë trendy, për të rënë sa më shumë në sy, dhe meqë të gjitha i veshin, zgjidhja më e mirë janë: 'reçipetat'. Ndoshta këngëtaret bukuroshe mund të kenë edhe arsye të tjera akoma më personale që dalin me reçipeta nëpër koncerte... Megjithatë, ne po u themi se akoma asnjëra prej tyre nuk na ka zhgënjyer, dhe se me reçipeta duken po aq të bukura, madje për shumë prej publikut, akoma më të bukura...

(er.nu/summer pages/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi