Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

 Durrës, zjarr në anijen cisternë, 2 të vdekur, 1 i zhdukur, shpëtohen 12 Empty Durrës, zjarr në anijen cisternë, 2 të vdekur, 1 i zhdukur, shpëtohen 12

Sun 15 Jan 2012 - 15:34
 Durrës, zjarr në anijen cisternë, 2 të vdekur, 1 i zhdukur, shpëtohen 12 47607_1DURRËS- Një anije cisternë me 15 persona ne bord është përfshirë mesditën e sotme nga flakët e zjarrit, gjashtë milje larg bregdetit në Porto Romano, ndërsa mësohet se 2 prej anëtarëve të ekuipazhit kane humbur jetën.

30 minuta pas rënies së zjarrit, anija me emrin "Edirne" është fundosur.

Drejtori i Drejtorisë Detare, Gazmend Tahiri konfirmoi për TvNews24 se nga ekuipazhi kanë mbijetuar 12 persona, ndërsa 2 persona jane mbytur, kurse 1 tjetër rezulton i zhdukur.

Momentalisht i zhdukur eshte kapiteni i anijes cisternë. Motovedeta kërkimi së bashku me ekspertë të kërkimit detar ndodhen në vendgjarje dhe po kërkojnë për te zhdukurin.

Kapitaneria e Portit, Durrës ben te ditur se anija në fjalë kishte shkarkuar para 3 ditësh , 3 mijë e 500 ton benzinë në portin e hidrokarbureve në Porto Romano, ndërsa sot ishte nisur drejt Italisë.

Me t'u njoftuar për zjarrin, skafet e policisë kufitare dhe anijet e marinës kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë mundur të evakuojnë 12 nga 15 anëtarët.

Mësohet se anija e përfshirë nga flakët mbante një flamur panamez, ndërsa kapiteni i saj është slloven.

Nuk dihet identiteti i personave të tjerë të ekuipazhit. Mesohet se 12 personat e shpetuar ndodhen ne spitalin e Durresit jashte rrezikut per jeten.

Te paqarta mbeten ende shkaqet e rënies së zjarrit qe solli ngjarjen e rende ne anijen "Edirne" me flamur panamez.

(d.b/ma.ar/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi