Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
FALKO
FALKO
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3576
<b>Hobi</b> Hobi : Makinat
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/10/2012
http://WwW.EngjujtShqiptare.com

Durrës, zjarr në një pallat, policia shpëton 4 persona të rrezikuar nga flakët Empty Durrës, zjarr në një pallat, policia shpëton 4 persona të rrezikuar nga flakët

Fri 16 Aug 2013 - 12:39
DURRES – Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në katin e katërt të një pallati pranë Drejtorisë së Policisë në Durrës. Sipas policisë, dyshohet se shkak i rënies së zjarrit ka qenë shpërthimi i një bombole gazi në banesën e një çifti pensionistësh. Tymi është përhapur në të gjithë pallatin, duke rrezikuar asfiksimin e banorëve.
Durrës, zjarr në një pallat, policia shpëton 4 persona të rrezikuar nga flakët Rat7bt
Falë ndërhyrjes së shpejtë të efektivit të policisë Aleks Kalemi është bërë e mundur që të shpëtohen dy fëmijë të mitur, 4 dhe 7 vjeç. Policia i ka dërguar fëmijët në spital, në gjendje asfiksie, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Policia ka arritur të nxjerrë në kohë nga godina edhe çiftin e pensionistëve, të cilët janë lënduar lehtë.

Banorët e pallatit tashmë janë evakuuar. Falë ndërhyrjes së zjarrfikësve flakët janë vënë nën kontroll, ndërsa po punohet për shuarjen e plotë të zjarrit.
Balkanweb
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi