Varësia nga Web-i, e ndryshon trurin njësoj si droga dhe alkooli
Sun 15 Jan 2012 - 19:05
Dihej tashmë që përdorimi patologjik i internetit i bën dëm shëndetit, një studim i ri, që kësaj here vjen nga Kina, tregon se sa bën dëm në realitet.Përdorimi pa rregulla i rrjetit ndryshon jo vetëm sjelljen, por modifikon edhe trurin.Internet Addiction Disorder (IAD), quhet shqetësimi që vjen nga përdorimi i tepërt e pa rregulla i rrjetit. Një grup kërkuesish kinezë kanë analizuar me anë të rezonancës magnetike nëpërmjet imazheve 17 adoleshentë midis 14 dhe 21 vjeç, të diagnostikuar me IAD. Adoleshentëve u janë shtruar pyetje si:“Ke kërkuar pa sukses të ulësh apo kontrollosh përdorimin e internetit?”“Qëndron i lidhur në rrjet më shumë se çdo të doje?”Rezultatet paraprake tregojnë se varësia nga rrjeti modifikon strukturën e trurit, veçanërisht substancën e bardhë që është pjesa e fibrave nervorë, dhe kjo shkakton shqetësime të sjelljes. IDA mund të jetë e dëmshme për trurin aq sa varësia nga droga dhe alkooli.
(ar.si/BalkanWeb)
(ar.si/BalkanWeb)
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi