- NitaKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 34
Postime : 1124
Hobi : none
Vendndodhja : USA
Anetaresuar : 22/01/2010
Alkooli: Droga e pestë më e rrezikshme
Sun 24 Jan 2010 - 21:26
Cigaret dhe alkooli janë më të rrezikshme akoma dhe se ekstazi, LSD dhe kanabisi. Të paktën këtë pohon shkencëtari i mirënjohur britanik David Nat i Kolegjit Imperial (Imperial College) në Londër. Shkencëtari i shquar kërkoi që të krijohej një sistem i ri klasifikimi për substancat narkotike, me qëllim që publiku I gjerë të kuptojë sa më mire dhe të krahasojë në mënyrë korrekte rrezikun që vjen nga substancat e ligjshme dhe të paligjshme. Denoncoi gjithashtu ndarjen “artificiale” të alkoolit dhe të duhanit nga substancat e paligjshme. Siç raportonte në një kërkim të tij për Qendrën e Studimeve Kriminalistke dhe Ligjit, prane King’s College, Londër, alkooli duhet të renditet në vendin e pestë të katalogut të ri të rrezikshmërisë, pas heroines, kokainës, barbituratet dhe methadonit. Duhani duhet të klasifikohet në vendin e nëntë, kanabisi në të njëmbëdhjetin, LSD në të katërmbëdhjetin dhe ekstazi në të tetëmbëdhjetin, domethene më poshtë se duhani dhe alkooli. Kriteret e rrezikshmërisë për renditjen përfshijnë:
· dëmtimin fizik tek njeriu
· shkallën e varësisë
· dhe dëmtimin social
“Askush nuk thotë që substancat narkotike janë të padëmshme”. “Pyetja më e rëndësishme ka të bëjë me klimakën dhe shkallën”, theksoi pedagogu Nat, i cili është Kryetar i Këshillit Konsultativ shtetëror për Abuzimin me Drogë, sipas Agjensisë Franceze dhe Times të Londrës. “Duhet te pranojmë se të rinjve u pëlqen të eksperimentohen me substanca narkotike dhe aktivitetete të tjera potencialisht të dëmshme… Prandaj dhe duhet t’ju ofrojmë informacionet më të sakta dhe të besueshme”, shtoi.

- Hormoni i dashurisë ul varësinë nga droga dhe alkooli
- Tymi, alkooli dhe droga, burrat më në rrezik
- Varësia nga Web-i, e ndryshon trurin njësoj si droga dhe alkooli
- Për meshkujt, format e trupit të një femre, njëlloj si droga dhe alkooli
- Adoleshentët e varur nga Facebook, më tepër të varur edhe nga alkooli e droga
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi