Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Meshkujt dhe femrat ndajnë vetëm 10 për qind të karakteristikave  Empty Meshkujt dhe femrat ndajnë vetëm 10 për qind të karakteristikave

Sun 15 Jan 2012 - 22:52
Gjinia më e butë është më e ndjeshme dhe më e ngrohtë, derisa meshkujt janë më dominues dhe më stabilë emocionalisht, dhe për shkak të këtyre dallimeve zgjedhin edhe karriera të ndryshme, vërteton studimi britanik. Femrat janë nga Venera, ndërsa meshkujt nga Marsi, është thënie e vjetër e cila qartë përshkruan se sa jemi të ndryshëm në të vërtetë. Mashkulli dhe femra mesatare kanë vetëm 10 për qind të karakteristikave të përbashkëta të personalitetit, zbulon studimi i Universitetit Manchester në 15.000 persona, transmeton koha. Gjinia më e butë është më e ndjeshme dhe më e ngrohtë, derisa meshkujt janë më dominues dhe më stabil emocionalisht. Dallimet në mes gjinive janë aq të mëdha sa që ndikojnë në zgjedhjen e vendit të punës, vërteton hulumtimi. “Edhe pse e kemi ditur që ekzistojnë dallimet, ato janë në fakt shumë më të mëdha se sa kemi menduar. Ndoshta tingëllon si stereotip, por një numër i madh i femrave punon në profesionet në të cilat tregojnë anën e tyre të ndjeshme siç janë infermieret dhe mësueset”, pohon një nga autorët e studimit, psikologu dr. Paul Irwing. Njerëzit e zgjedhin punën që i bën të ndihen të lumtur dhe në të cilën janë të mirë, ndërsa kjo vetëm vërteton se sa të mëdha janë dallimet në mes gjinive. Dallimet janë edhe më të dukshme për shkak të niveleve të ndryshme të hormoneve në trup, shton ai. Karakteristikat femërore • Ndjeshmëria • Ngrohtësia • Mirëkuptimi • Tensioni • Mbështetja vetëm në vete • Gjallëria • Preokupimi Karakteristikat mashkullore • Dominimi • Stabiliteti emocional • Racionaliteti • Maturia • Të hapur për ndryshime • Guximi social • Ruajnë privatësinë • Perfeksionizmi Burimi i lajmit: /rtvfan.net/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi