Vajzat shqiptare që kanë fatin të jenë pranë burrave miliarderë
Sun 15 Jan 2012 - 23:05
Adelina Ismajli, Emina Çunmulaj dhe Bleona Qereti fillojnë vitin 2012 duke bërë jetë përrallore.
Të bukura e të suksesshme? Me sa duket nuk mjafton, mbase do ishte mirë që për më shumë mbarësi në krah të kenë një miliarder dhe si fillim duhen frekuentuar ambientet ku ata rrinë e më pas, nuk i dihet, mund të lindë ndonjë histori dashurie. Gjithsesi, dashuri ose jo, Emine Çunmulja, Bleona Qereti dhe Adelina Ismajli nuk po rrinë duarkryq. Ato, që të tria shqiptare, por me karrierë në perëndim, kanë kuptuar se duhet shkuar në vendet e duhura për më shumë njohje dhe shanse të reja në jetën profesionale dhe atë afektive.
Adelina hap sezonin dimëror në Small World të Zvicrës
Atje ku shkojnë vetëm të pasurit, një zonë e populluar nga vila dhe hotele luksoze. Është ky vendi i quajtur Small World, vend turistik ku pushimet dimërore i kalojnë vetëm të pasurit dhe personat më të famshëm që kanë pasuri në këtë vend. Small World gjendet në malet e Zvicrës dhe është një atraksion i paparë. Për këtë vit, në një nga hotelet më të njohura atje, ‘’Bellevue’’, është hapur sezoni turistik dimëror, ku janë të ftuar shumë fytyra të njohura nga mbarë shteti zviceran, përfshirë këtu Kerstin Cook dhe Luca Ruch (Miss & Mister Zvicra 2011), aktori francez Gerard Depardieu, ndërsa ajo që na bëri përshtypje më shumë neve, ishte pjesëmarrja e këngëtares së njohur kosovare Adelina Ismajli, e cila ishte e ftuar speciale të performonte atë natë për të pranishmit. I gjithë ky sukses i Adelinës që të shfaqet para audiencës së njohur dhe miliarderëve, vjen falë punës së madhe që po realizon menaxheri i këngëtares. Për Adelinën, ky është një tjetër sukses pas lançimit të klipit ‘’I love you more’’, e cila tashmë po bën xhiron nëpër televizionet muzikore në shumë shtete të Europës e Afrikës, ndërsa flitet se tashmë po transmetohet edhe në Kanada. Këtë vit, këngëtarja pritet të nxjerrë edhe albumin e ri, i cili do të ketë këngë në disa gjuhë të botës, përfshirë edhe atë shqipe, por albumi do t’i dedikohet kryesisht tregut të huaj.
Emina Çunmulaj lidhet me Sam Nazarian, miliarder amerikan
Bukuroshja shqiptare, e cila jeton dhe punon në Amerikë, Emina Çunmulaj (27 vjeçe), pas disa krizave në jetën private, si duket po gjen rehatinë. Është hera e dytë që supermodelja e njohur shfaqet përkrah miliarderit amerikan me origjinë iraniane, Sam Nazarian, gjatë disa eventeve të rëndësishme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Emina është parë të fototgrafohet së bashku me Eliza Dushkun dhe me të dashurit e tyre, përkatësisht Sam Nazarian dhe Rick Fox, gjatë një eventi në Amerikë. Sam Nazarian (36 vjeç) ka lindur në Teheran të Iranit, ndërsa jeton prej shumë vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai është themelues i spitalit SBE, i vendosur në Los Angeles, si dhe është pjesë e bordit drejtues të Institutit të Arkitektëve në Karolinën Jugore, pjesë e Bordit të komisionerëve të aeroportit në Los Angeles, si dhe pjesë e fondit ‘’Beverly Hills Education’’. Për modelen shqiptare, kjo lidhje sigurisht që do t’i sjellë shumë fat e popullaritet, ndërsa ish- bashkëshorti i Emines me profesion ka qenë model dhe aktor. Mbase kur të forcohet kjo lidhje e dashurisë, Eminen mund ta shohim edhe në pasarelat iraniane, atje ku moda dhe sfilatat veç këtë vit kanë filluar të praktikohen pasi, sipas religjionit islam, në atë vend sfilimi i modeleve është i ndaluar. E kontaktuar nga gazeta disa herë që të na tregojë të vërtetën mbi këtë lidhje, Emina nuk ishte e gatshme të fliste, por as nuk e mohoi lajmin.
Bleona, privat party në Cape Town për miliarderin Preston Haskell
Viti i kaluar ka qenë një nga vitet më intensive për këngëtaren e njohur, Bleona Qereti, e cila nga muzika nuk ka fituar asgjë, pasi vetëm ka investuar, por parakalimi në tapetin e kuq përkrah shumë yjeve të njohura botërore ka qenë një shans që këngëtarja e njohur të jetë pjesë e organizimeve, eventeve, si dhe paraqitjeve televizive në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, madje mediat amerikane kanë filluar ta vendosin Bleonën nëpër sondazhe për look-un e saj, krah këngëtarëve dhe fytyrave të njohura publike atje. Por fundi i vitit ishte befasues për Bleonën, pasi për festa ajo ka qëndruar në Afrikën e Jugut e më saktë në Cape Town, ku ka pasur një festë të madhe private, të cilën e kishte organizuar miliarderi amerikan, Preston Haskell, ndërsa kjo festë e organizuar për miqtë e tij dhe familjarët duhej të kishte një argëtim për sa i përket muzikës, dhe Haskell kishte angazhuar këngëtarë dhe DJ shumë të njohur nga mbarë bota, ndërsa mes tyre kishte ftuar dhe këngëtaren Bleona Qereti, si dhe rep këngëtarin francez, Big Ali. Ndoshta ky angazhim i fundvitit Bleonës i ka sjellë fitime të majme, me të cilat mund të ketë mbuluar një pjesë të shpenzimeve, të cilat ajo i kishte bërë gjatë gjithë vitit të kaluar për evente, si dhe investime në këngët e albumit të ri, të cilin tashmë është duke e përfunduar. Mësojmë se për realizimin e videoklipit të njërës prej këngëve të albumit, ajo do të udhëtojë drejt Milanos.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi