Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Ilda
Ilda
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 792
<b>Hobi</b> Hobi : noti & librat
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 07/04/2011

Femra Shqiptare sa prane dhe larg politikes... Empty Femra Shqiptare sa prane dhe larg politikes...

Wed 20 Apr 2011 - 22:14
Message reputation : 100% (1 vote)
• Ne dimë të kerkojmë barazi gjinore por jo t’a zotërojmë atë…Shpesh për këtë barazi ngrihet zëri nëpër televizione,radio,fjalime politike por…në këtë barazi nuk po e shohim as tek institucionet drejtuese të vendit e jo më pas ta kërkojmë në vënde të tjera…Është e vërtet që një femër me një mashkull ndryshojnë pasi përvec ndryshimeve natyrale,femra është mësuar të jetë ajo krijesa delikate,e brishtë dhe rreth së cilës vërtitet letërsia,bukuria dhe bota…por kjo nuk do të thot që një femër është e paaftë të drejtoj një vend.Pse femra shqiptare nuk mund të jetë në krye të politikës?Cila është pengesa më e fortë që e mban atë kaq të distancuar?Frikë se ajo nuk do t’ja dal mban,kur të jetë mbi një përgjegjësi kaq të madhe?Frikë se femra mund të kontrolloj gjithcka?Apo është frikë për prishjen e tabuve dhe mentalitetit shqiptar?Epo kjo “frikë” nuk u jep mundësinë femrave Shqiptare të shfaqin aftësitë e tyre drejtuese,dhe të japin kontributin në Politikë po e con politikën shqiptare drejt një monopolizimi mashkullor.Sot në 2011,në një Shqipëri drejt zhvillimit,me një pozicion mjaft të favorshëm gjeografikisht qe është quajtur edhe si zemra e Europes,Shqipëria ka një numër minimal të femrave në politikë…Që në përqindjen e vënë nga politika Shqiptare që mban vlerën 30 % shohim një nënvlerësim të femrave pasi shkalla e inteligjencës si për një mashkull ashtu edhe për një femër është e njejtë,madje në ditët tona kanë një avantazh femrat pasi një përqindje mjaft e lartë e tyre kanë një nivel arsimor për tu pasur zili.Pse bota e politikës shqiptare është monopolizuar nga meshkujt?Besimi I njerezve eshte përqendruar në duar e tyre edhe pse në syte e femrave shohim një të ardhme perfekte… por në duar nuk kanë asgjë as pushtetin,as besimin nga populli...
si mendoni ju mbi kete teme?
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Femra Shqiptare sa prane dhe larg politikes... Empty Re: Femra Shqiptare sa prane dhe larg politikes...

Thu 21 Apr 2011 - 1:02
Natyrisht se tani kane ndryshuar koherat dhe barazia ne mes mashkullit dhe femres eshte shume evidente ne cdo segment te jetes.
Femren tone e hasim aty ku me heret ke mundur ta hasesh vetem mashkullin.Jo vetem ne Universitete,por ate e gjen dhe ajo po luan nje rol te rendesishem edhe ne sferen politike.- Eshte shume i vertete fakti qe femrat shqiptare sa vjen e po inkuadrohen mjaft mire ne fushen arsimore, profesionale, ate kulturore, edukative e sociale... por kjo s'do te thote se ajo shihet mete drejta apo liri te barabarta me mashkullin! Me thene te drejten, (mund te me quani dhe pesimiste apo si ta keni deshiren)... por per mendimin tim, popullit tone shqiptare do t'i duhet me shume se nje 10-vjecar (ne mos me shume) per te pare me te vertete femren krah per krah mashkullit pa asnje dallim feje, ideje,pune, aftesie... etj etj.Kemi nje mentalitet (te pakten shumica absolute) mjaft te ngurte... dhe nese nuk jemi rritur me ate ne gji, perseri duket sikur e kemi ne gjak... e trashegojme brez pas brezi,... e shohim femren gjithmone si nje mjet pune, kenaqesie, perfitimi... etj etj. Te mos keqkuptohemi, nuk them aspak qe te gjithe jane keshtu... por mendoj se pjesa derrmuese jane te tille Sa rende paragjykohet/gjykohet nje femer shqiptare KURRE... ama kurre nuk mund te paragjykohet nje mashkull (dhe sikur te kene bere te njejtin mekat)! Pikerisht prej kesaj, marrin shkas dhe shume gjera te rendomta qe bejne meshkujt... sepse dihet qe syri publik apo familja nuk denon ato aq shtrenjte sa denon nje femer!Populli shqiptar nuk ka arrit ne ate nivel sa ti besoje nje femre te udheheq nje shtet e te marr vendime per te sepse e shikojne te dobet e te paafte...
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi