Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Politikanët, larg punëve, pranë familjes në Vitin e Ri Empty Politikanët, larg punëve, pranë familjes në Vitin e Ri

Sun 5 Jan 2014 - 14:51
Shumica e politikanëve shqiptarë, të majtë e të djathtë kanë festuar së bashku me familjet e tyre në shtëpi, natën e nderimit të viteve Orjona Braimllari-Viti i Ri, është koha në të cilën një vit i ri kalendarik fillon numërimin. Në shumë kultura, kjo festë festohet në të njëjtën mënyrë. Viti i ri i kalendarit Gregorian, që sot përdoret në mbarë botën bie në 1 janar, ashtu siç ndodhte edhe me kalendarin romak. Ka kalendarë të shumtë që mbeten në përdorim rajonal që e llogarisin vitin e ri ndryshe. Edhe në Shqipëri kjo është data në të cilën festohet Viti i Ri. Është emocion i fortë të presësh festat dhe minutën e parë të vitit të ri, pranë personave që do më tepër. Nuk mund të ketë moment më të bukur se t’u thuash “Gëzuar” dhe të trokasësh gotën më familjen dhe të afërmit. Gojëdhënat kanë treguar se viti ecën i mbarë, nëse të gjen mes personave që të lumturojnë
Politikanët, larg punëve, pranë familjes në Vitin e Ri Pol13

Politikanët, larg punëve, pranë familjes në Vitin e Ri Pol19
Po politikanët tanë ku kanë festuar?

Nëse keni ndier mungesën e politikanëve në këto ditë festash, do të duhet të prisni dhe pak para se të shfaqen në ekran. Shumica e politikanëve nuk kanë qenë të pranishëm në ambientet publike natën e ndërrimit të viteve. Të lodhur nga prezenca në ekrane përgjatë të gjithë vitit, ata kanë vendosur ta kalojnë natën e ndërrimit të viteve pranë familjarëve dhe ngrohtësisë së shtëpisë së tyre. Edhe pse janë përpjekur të jenë të rezervuar se ku do të festojnë ne kemi munduar të mësojmë diçka.
Politikanët, larg punëve, pranë familjes në Vitin e Ri Pol18

Politikanët, larg punëve, pranë familjes në Vitin e Ri Pol17

Politikanët, larg punëve, pranë familjes në Vitin e Ri Pol15
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, e ka shprehur vetë gjatë konferencës së fundvitit se festat do t’i kalojë pranë familjes së tij. Ndryshe nga viti i kaluar Edi Rama këtë vit nuk festoi vetëm si Kryetari i Partisë Socialiste, por si Kryeministër i vendit. Në rrjetin social Facebook, Rama ka publikuar edhe një video në të cilën i gjithë kabineti i qeverisë së tij uronte shqiptarët.

Ministri i Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj

Ministri i Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj, natën e fundit të 2013-ës ka zgjedhur të gatuajë për jetimët e shtëpisë së “Zyber Hallullit”. Ndërkohë, momentin e ndërrimit të viteve ia ka besuar një restoranti në zonën e Bllokut në Tiranë. Ndërsa në ditën e parë të 2014-ës, rimerr tiganin në dorë dhe gatuan për të banorët e Shtëpisë së të Moshuarve, në zonën e Ali Demit në kryeqytet.
Politikanët, larg punëve, pranë familjes në Vitin e Ri Pol141%202

Politikanët, larg punëve, pranë familjes në Vitin e Ri Pol12

Politikanët, larg punëve, pranë familjes në Vitin e Ri Pol11

Kryetari i Partisë Demokratike dhe i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha

Kryetari Lulzim Basha, gjithashtu ka zgjedhur të festojë festat e fundvitit pranë familjes së tij. Në faqen zyrtare të tij në Facebook, Basha ka postuar një mesazh urimi për të gjithë shqiptarët në mbarë vendin dhe jashtë tij. Me buzëqeshje në fytyrë dhe shumë i lumtur duket Basha në këtë video mesazh, e pse mos të jetë në fund të fundit. Ky vit e gjeti me dy poste më mirë se kurrë.

Deputeti i Partisë Socialiste, Eduart Shalsi

Deputeti Shalsi ka zgjedhur ngrohtësinë e familjes së tij për të festuar festat e fundvitit. Ai e ka parë këtë fundviti si mundësinë më të mirë për të kaluar më shumë kohë me djalin e tij Samuelin dhe bashkëshorten Era. Ky vit ka qenë tepër i rëndësishëm për deputetin, pasi në 31 dhjetor djali i tij mbushi plot 9 muaj.

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani

Presidenti Bujar Nishani ka uruar shqiptarët nëpërmjet faqes së tij Facebook, ku edhe ka postuar një fotografi të familjes së tij. “Të dashur bashkëqytetarë dhe bashkëkombës, unë dhe familja ime ju urojmë në këtë mbrëmje të fundvitit. Kudo ku jeni, pranë familjes, me të afërmit, me miqtë, me të dashurit, afër ose larg, duke festuar ose jo, në ndonjë punë tuajën ose duke kryer detyrën shtetërore. Le të jetë kjo ditë e ndërrimit të viteve një ditë lumturimi për të gjithë. Mbarësi të gjithëve dhe Gëzuar Vitin e Ri”- shkruan Nishani. Pak nga tradita dhe pak nga axhenda e ngjeshur parlamentare e fundvitit, pjesa më e madhe e politikanëve kanë zgjedhur të qëndrojnë në Shqipëri duke evituar udhëtimet jashtë vendit.

Kokëdhima: Vit të mbarë për të gjithë shqiptarët

Deputeti i Partisë Socialiste Koço Kokëdhima nuk ka nguruar të urojë shqiptarët. Deputeti Kokëdhima ka shkruar një status në rrjetin social Facebook nëpërmjet të cilit transmeton urimet e tij të ngrohta për të gjithë. Ja çfarë shkruan deputeti: “Të dashur miq, për Vitin e Ri 2014 dëshiroj për të gjithë ju shëndet, mbarësi, e begati! Uroj që ky vit të jetë më i mirë për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen. Me respekt, Koço Kokëdhima”. Ky status përveç pëlqimeve të shumta ka marrë edhe komente urimi nga të gjithë miqtë e tij në rrjetin social.

Zv. Kryeministri Peleshi në Korçë për fundvit

Zëvendës Kryeministri i Shqipërisë Niko Peleshi nëpërmjet Facebook-ut ka postuar një fotografi, e cila duket qartë që është bërë në qytetin e tij të Korçës. Fotografia na la të kuptojmë se zëvendës kryeministri e ka pritur Vitin e Ri në qytetin e tij të lindjes, aty ku u rrit dhe zhvilloi karrierën e tij si deputet, kryetar bashkie dhe tashmë zëvendës kryeministër. Në status Peleshi bashkangjitur fotografisë shkruan “Gëzuar 2014”.
Politikanët, larg punëve, pranë familjes në Vitin e Ri Pol14
Mesila Doda me familjen në Tiranë

Deputetja e Partisë Demokratike Mesila Doda, gjithashtu ka uruar nëpërmjet faqes së saj në Facebook. Ajo ka postuar një fotografi, në të cilën shfaqet me bashkëshortin e saj Enkel Demi, djalin dhe vajzën. Doda është aktive, shfaqet shpesh në Facebook. Edhe këtë herë nuk ka nguruar të urojë nëpërmjet tij. Bashkangjitur fotografisë së familjes së saj, Mesila shkruan: “ Gëzuar Vitin e Ri”. Deputetja Doda duket se nuk ka udhëtuar jashtë vendit, por ka preferuar të festojë së bashku me familjen e saj.

Kodheli uron ushtarakët për fundvit

Ministria e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka uruar nëpërmjet Facebook-ut të gjithë oficerët, nënoficerët dhe ushtarët brenda dhe jashtë vendit. Kodheli ka postuar këtë status: “Tek të gjithë ju ushtare, n/oficerë e oficerë, ju që shërbeni brenda dhe jashtë vendit, ju që i mundësoni atdheut dhe qytetarëve qetësi e siguri, mbrojtje dhe të ardhme, dërgoj urimet e mia më të mira për vitin 2014”. Në fakt si ministre e Mbrojtjes nuk kishte si të ndodhte ndryshe, do të uronte të gjithë armatën ushtarake shqiptare.

Ish-kryeministri Sali Berisha bën politikë edhe për festa

Sali Berisha uron shqiptarët për vitin 2014 dhe akuzon qeverinë se mashtroi dhe zhyti qytetarët në varfëri, edhe natën e ndërrimit të viteve

Sali Berisha edhe këtë herë ka zgjedhur të urojë shqiptarët nëpërmjet rrjetit social Facebook, nëpërmjet të cilit ka postuar edhe një fotografi të familjes së tij, duke na lënë të kuptohet se ka festuar bashkë me ata këtë vit. Në statusin e tij, Berisha nuk ka kursyer as akuzat ndaj qeverisë, duke u treguar shqiptarëve edhe në ditë festash se ky vit nuk nisi ashtu siç duhej. Edhe në ditë feste duhej kjo? Mos ndoshta ky është një vit i trishtë për ish kryeministrin, pasi e feston këtë vit si i tillë? Në festa urohet dhe nuk hidhen lumë akuzash zoti Berisha. Mjaftojnë 364 ditët e vitit për t’u marrë me akuza, të cilat nuk ju mungojnë. Ja çfarë shkruan Berisha ne statusin e tij në Facebook: “Gëzuar Vitin e Ri 2014! Të dashur miq, pak orë na ndajnë nga çasti i ndërrimit të viteve. Me këtë rast unë nga zemra dua t'ju uroj ju, të gjithë shqiptarëve dhe miqve të tyre kudo që festojnë sonte, një Vit të Ri më të mirë, me mbarësi, shëndet, plot gëzime dhe suksese! Përpjekja jonë në vitin që lamë pas nuk mund të themi se ishte një sukses, dhe kjo jo sepse u ndryshuan mazhorancat, por sepse ata që morën besimin, shndërruan premtimet e tyre të ëmbla në mashtrime tejet të hidhura. Ata po zhysin familjet shqiptare në varfëri, papunësi, bllokuan përsëri statusin e vendit kandidat dhe në tre muaj dëmtuan thellë marrëdhëniet tona me miqtë tanë më kryesorë, SHBA dhe vendet kryesore të BE. Pra, ne nisim Vitin e Ri jo ashtu siç e dëshirojmë. Por, ne jemi njerëz të fortë. Ne kemi provuar se dimë të mbrojmë fort vlerat që kemi krijuar dhe parimet që besojmë. Ne dimë të kthejmë humbjet dhe vështirësitë në sfida për ti fituar. Ndaj dhe uroj që të bashkohemi, ne të gjithë së bashku për të shndërruar vitin 2014 në një vit të mirë, vit të mbarë, në vitin që meritojmë. Edhe një herë, Gëzuar”. Në të gjithë botën politikanët shahen, grinden dhe akuzojnë njëritjetrin, por në ditë festash të gjithë zbuten dhe urojnë me dashamirësi. Mesa duket për ish kryeministrin Berisha nuk ndodh e njëjta gjë. shekulli
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi