- ShqiptarePrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 4177
Hobi : shqiptaria
Vendndodhja : Shqiperi
Anetaresuar : 24/07/2011
Politikanët kosovarë kanë më shumë pasuri se sa ka shteti
Tue 22 May 2012 - 22:05
Politikanët në Kosovë kanë më shumë pasuri sa ka rezerva financiare shteti. Qindra milionë euro është pasuria e zyrtarëve të lartë kosovarë, ku përfshihet pasuria e paluajtshme, aksionet në kompani të ndryshme, paratë kesh dhe makinat luksoze. Paratë e shtetit të Kosovës që mbahen në Bankën Qendrore të vendit nuk e kalojnë shumën prej 150 milionë euro, shkruan “Zëri”.Pasuria e zyrtarëve është publikuar të hënën nga Agjencia Kosovare Kundër Korrupsionit.Në krye të listës së pasanikëve të politikës qëndron lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, i cili njëherësh është edhe zëvendëskryeministër, me 176 milionë euro pasuri, pastaj deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramiz Kelmendi, dhe njëherësh pronar i zinxhirit të hipermarketeve ETC me 56 milionë euro pasuri, deputeti i LDK-së, Hashim Deshishku, me 13 milionë euro pasuri, deputeti i “Vetëvendosjes”, Florin Krasniqi, me pasuri të vlerësuar rreth 10 milionë euro etj. /Zëri/
Përgatiti: E.L
Përgatiti: E.L
- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Politikanët më të pasur se shteti
Wed 23 May 2012 - 18:45
e Martë, 22 Maj 2012 11:14
Sa ka rezerva financiare shteti i Kosovës, edhe më shumë pasuri kanë
politikanët vendorë. Qindra miliona euro është pasuria e zyrtarëve të
lartë kosovarë, ku përfshihet pasuria e paluajtshme, aksionet në kompani
të ndryshme, paratë e gatshme dhe veturat luksoze. Përderisa paratë e
shtetit të Kosovës që mbahen në Bankën Qendrore të vendit nuk e kalojnë
shumën prej 150 milionë euro, shkruan Zëri.
Pasuria e zyrtarëve është publikuar të hënën nga Agjencia Kosovare
Kundër Korrupsionit, përderisa nga viti 2007, kur e kanë deklaruar
pasurinë, pasuria e politikanëve është shumëfishuar.
Në krye të listës së pasanikëve të politikës qëndron lideri i
Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, i cili njëherit është edhe
zëvendëskryeministër, me 176 milionë euro pasuri, pastaj deputeti i
Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramiz Kelmendi, dhe njëherit pronar i
zinxhirit të hipermarketeve ETC me 56 milionë euro pasuri, deputeti i
LDK-së, Hashim Deshishku, me 13 milionë euro pasuri, deputeti i
“Vetëvendosjes”, Florin Krasniqi, me pasuri të vlerësuar rreth 10
milionë euro, etj.
Grabovci dhjetëfishoi pasurinë
Pasuria e shefit të deputetëve të partisë në pushtet(PDK), Adem
Grabovci, në vitin 2012 ka arritur në mbi 1.6 milionë euro. Pasuria e
paluajtshme e Grabovcit është vlerësuar 1 milionë e 630 mijë euro,
vetura të markave Audi A6, BMW dhe Golf 6, 21 mijë euro para të gatshme
në bankat në vlerë prej 21 mijë euro.
Të ardhurat vjetore familjare të të tij janë rreth 30 mijë euro. Në
vitin 2007 Grabovci kishte qenë shumë më i varfër. Ai në atë kohë kishte
deklaruar një banesë në vlerë prej 120 mijë euro dhe një veturë 12 mijë
euro.
Për pesë vjet pasuria e Grabovcit është dhjetëfishuar./Indeksonline/

- LunaKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 11704
Vendndodhja : Iη sυηsεт
Anetaresuar : 14/10/2010
Re: Politikanët kosovarë kanë më shumë pasuri se sa ka shteti
Wed 23 May 2012 - 18:55
Normal qe kan me shum se shtetin kur e vjedhin Popullin!
- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Re: Politikanët kosovarë kanë më shumë pasuri se sa ka shteti
Wed 23 May 2012 - 19:00
Vertet lajm "cnjerezor" dhe jo "atdhetar"!!!
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi