Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Politikanët kosovarë, ari për Kristinën Empty Politikanët kosovarë, ari për Kristinën

Sat 23 Jul 2011 - 14:45
Politikanët kosovarë, ari për Kristinën Kristina-Lumpar-300x195
Modelja kroate, Kristina Lumpar në një intervistë dhënë gazetës “Express” të Bosnjës e Hercegovinës, ka thënë se politikanët kosovarë janë të pamoralshëm. Sipas saj, njëri prej tyre e ka ftuar atë në vilën e tij për të pirë verë dhe për të biseduar për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë mes Kosovës dhe Kroacisë.

Organizimi i Javës së Modës në Prishtinë kishte sjellë në Prishtinë modele dhe modelë të ndryshëm – por në mesin e të ftuarve specialë ishin edhe politikanë të ndryshëm kosovarë.

Në këtë eveniment kishte marrë pjesë modelja e njohur kroate, Kristina Lumpar, e cila ishte mysafire speciale e këtij evenimenti. Por, kjo e fundit ka pasur një përshtypje tjetër nga ky eveniment.

Jo gjithçka ka shkuar mirë për këtë modele. Kjo sepse doli që të qenit mysafir special në Javën e Modës është bezdisëses për shkak të politikanëve kosovarë, të cilët rregullisht e kanë ngacmuar atë.

E pyetur nga gazeta “Express” e Bosnjës e Hercegovinës, Kristina ka thënë se ajo ka kaluar shumë mirë në Prishtinë, porse disa politikanë kosovarë janë treguar të pamoralshëm me ofertat që i kanë bërë.

“Atje politikanët janë ‘facerat’ kryesorë. Në të vërtetë ata çdo kund janë të këtillë, por kjo është tejet e theksuar në Kosovë. Bëjnë çfarë të dëshirojnë dhe askush nuk guxon t’i shikoj shtrembër”, ka thënë modelja kroate për gazetën.

Sipas saj, në këtë përfundim, ka ardhur për shkak të sjelljeve bajate të tyre.
“Disa prej tyre kanë qenë të ulur në rendin e parë në afërsi të pistës së modës dhe pa kurrfarë turpi u kanë dhënë fjalë modelëve si: ‘I ke këmbët më të mirë. Eja sonte në dhomën time dhe komente të ngjashme’”, rrëfen Kristina, e cila edhe personalisht është bindur në aftësitë vardisëse të politikanëve kosovarë.

Pos kësaj, modelja ka shkuar edhe më larg pasi që ka thënë se një politikan kosovar e kishte ftuar atë në vilën e tij për të pirë verë.

“Njëri prej tyre më ka ftuar në vilën e tij për të pirë nga një gotë verë dhe të bisedojnë për marrëdhënie të fqinjësisë së mirë mes Kosovës dhe Kroacisë”.
Lumpar ka thënë se e tërë kjo më shumë i ishte dukur asaj si një humor i ndërlidhur politik i këtyre politikanëve.

“Këto vërtet janë shaka të pakripë. Natyrisht se kam refuzuar të shoh brendësinë e shtëpisë së dikujt, por kam pranuar disa dhurata të shtrenjta. Në shtëpi jam kthyer me dy zinxhirë ari dhe një byzylyk të arit shumë të shtrenjtë”, ka shtuar në fund kroatja.

Në lidhje me këtë, Express ka tentuar që të kontaktojë me Luan Oruqin (organizator i Prishtina Fashion Week), për të ditur emrat e politikanëve që kanë marrë pjesë në një eveniment të këtillë.

Mirëpo, kontakti më të ka qenë i pamundur.

Politikanë dhe ministra zakonisht shihen nëpër ngjarje të modës, ku edhe u rezervohen vendet e para, por modelja kroate nuk ka dashur të përmendë emrat e politikanëve që i kanë dhuruar asaj dhurata, përveç asaj ku ajo i akuzon si njerëz të pamoralshëm – por në anën tjetër, dy qaforet dhe një byzylyk asaj i kanë pëlqyer fort, sepse për të, tri dhuratat janë shumë të çmuara dhe shumë të shtrenjta.

Në Kosovë si yll

Kristina Lumpar mori pjesë në Vip-Shpija dhe Prishtina Fashion Week. “E dashurova shumë atë ngjarje të modës në Prishtinë, pasi me të vërtetë kishte nivelin më të lartë të organizimit”, kishte thënë Kristina në Kosovë. Por sipas saj, momenti më i bukur ka qenë kur u ka treguar në gjuhën shqipe kolegëve shqiptarë atë që kishte mësuar në një kurs të shkurtër. “Ata të gjithë më duartrokitën”, kishte thënë ajo me t’u larguar nga Prishtina për mediat e Kosovës.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi