Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Politikanët prej kashte të Ndocit Empty Politikanët prej kashte të Ndocit

Sat 19 May 2012 - 17:52
Entela Resuli Nëse do e kërkosh në Shqipëri zor se e njeh njeri, por nëse pyet në Zelandën e Re, me siguri e gjen më kollaj. Dhe po flasim për një shqiptar “prej Shkodre” që jeton në kryeqytet prej 1996-s. Nuk është shaka. Gjatë gjithë karrierës së tij është shfaqur gjithsej në 21 ekspozita, por thuajse të gjitha janë hapur shumë larg prej këtej: në Zelandën e Re kryesisht.Ne e gjejmë në bodrumin e një pallati, ku rrezja e diellit hyn me vështirësi, 77-vjeçari Ndoc Tusha është duke punuar. Pas shpinës së tij sheh me dhjetëra tufa kashte. Ai pikturon, por jo me penel, por me… fije kashte e thekër.E ka nisur këtë zanat 55 vjet më parë dhe është kaq krenar për veten dhe punën e tij, sa gjëja për të cilën flasim më shpesh gjatë bisedës është fakti që ky lloj punimi i portreteve me “qëndisje kashte” është unikal në botë.

Politikanët prej kashte të Ndocit Ndoc-piktura-kashte-5-300x200Zanat i “dhuruar” nga… Stalini

Fillesat janë një gjysëm shekulli më parë në…qelinë e burgut. Ndoc Tusha është një nga viktimat e “zellit partiak”. Ai është burgosur sepse ditën e vdekjes së Stalinit… ka qeshur! “Më qëlloi të qeshja atë ditë, jo për vdekjen e diktatorit Stalin, por kjo më kushtoi 6 vite burg”

Ato 6 vite i kanë shërbyer për të kalitur durimin që kërkon kjo punë. Kur doli që andej, e kishte një zanat që më shumë se në Shqipëri, sot e ka bërë më të famshëm jashtë saj. Para ’90-s ka punuar si mjeshtër në Ndërmarrjen Artistike të Shkodrës.



Të mos dorëzohesh as 77 vjeç

Sot gjithçka e bën vetë. Kashtën origjinale e ngjyros vetë në nuanca të shumta për të krijuar larmishmërinë që i duhet në pikturat e tij. Dhe sapo sheh që tufat e kashtës pakësohen në studio, niset menjëherë për në Lezhë apo Pukë dhe furnizohet me lëndën e parë.

Në moshën 77-vjeçare e gjen veten ende të ulur në studion e tij modeste,duke kaluar orë të tëra vetëm mes fijeve të kashtës duke tentuar t’u japë formën e duhur. I pret fijet në pjesë të vogla në funksion të idesëj. “Nëse vetëm njëra prej tyre do të ngjitej keq, atëherë e gjithë puna të shkon dëm. Nuk gabova as në pikturën e parë me kashtë. Kjo më bëri që të kërkoja gjithnjë e më shumë nga vetja”, – shprehet Tusha.

Ka bërë gdhendje të vogla në dru që në moshën 7-vjeçare. Sot, megjithëse për 3 vjet mbush 80 vjeç, ka ende dëshirë të eksperimentojë. Krahas kashtës po provon tani tallashin dhe rërën.







Profesion i patrashëguar

Tusha, pjesën më të madhe të kohës e kalon në studion e tij, jo më pak se tetë orë në ditë. Pjesën tjetër të kohës e kalon me bashkëshorten. Kanë dy djem, të cilët jetojnë larg, në Paris. Është bërë gjysh nga të dy dhe tregon se shkon e i viziton, por kurrë nuk do të largohej nga Shqipëria. Asnjë nga fëmijët nuk e ka trashëguar këtë profesion. “Kjo punë do durim, – pohon Tusha -, sot ky virtyt ka humbur”.

Politikanët prej kashte të Ndocit Stalini-300x152Para ’90-s:

Enveri, Mao, Stalini dhe të tjerët



Ndoci na rrëfen se, para viteve 90’ – kur punonte si mjeshtër në Ndërmarrjen Artistike të Shkodrës – ka bërë me kashtë pothuajse të gjithë portretet e figurave të njohura politike të diktaturës. Punonjësit e Komitetit të Partisë ishin portretet e para të Ndoc Tushës. Ka realizuar 17 portrete të Enver Hoxhës me porosi të funksionarëve të kohës. Disa shkonin për dhuratë e të tjera vareshin nëpër zyra. Tusha tregon se asokohe kishte autorizim të posaçëm nga dega e brendshme për të punuar me të tilla portrete. Porosi i vinin edhe për drejtues të njohur të Kinës si Mao Ce Duni, Çu en Laj etj, kur shteti kishte marrëdhënie të mira politike. Në kashtë ka bërë edhe 10 portrete të vetë Stalinit, (shkaku i burgosjes) që jepeshin si dhuratë gjatë takimeve diplomatike.

Politikanët prej kashte të Ndocit MEHMET-SHEHU2-205x300Portret i pamundur? Ai i Mehmet Shehut



“Portretet janë shumë të vështira për t’u punuar” – shprehet ai – duke theksuar se një i tillë mund të dojë rreth 3 muaj a më shumë punë. Mao Ce Duni ka qenë më i vështiri për t’u realizuar nga ana e tij për shkak të rrumbullakësisë së fytyrës për të cilën haste vështirësi të realizonte dritëhijen dhe ngjyrën e kafenjtë të lëkurës. Portret i parealizueshëm? Ai i Mehmet Shehut. E ka nisur disa herë por nuk ka arritur ta përfundojë asnjëherë dhe ende nuk e ka një përgjigje dhe një arsye se pse nuk e çonte deri në fund portretin e kryeministrit të komunizmit: “Nuk e di” – thotë kur e pyesim.Politikanët prej kashte të Ndocit Ndoc-Tusha-8-200x300Zonja Jozefina e do falas!



Në studion e tij shohim edhe portretin në kashtë të kryetares së Parlamentit Jozefina Topalli. Rrëfen se i është dashur një muaj e pak ditë për ta përfunduar. Kashta e përdorur për fytyrën e saj ka ngjyrë pana, ndërsa flokët kafe e errët. Me këtë portret Ndoci ka pasur zhgënjimin më të madh. Një punë kaq e veçantë sipas tij, meritonte të vlerësohej.

Ka arritur të zgjoj kuriozitetin e godinës së Kuvendit, kur një ditë ka marrë një telefonatë nga zëdhënësja e kryetares, ku i është thënë: Sa e shet? – Ndoci: 600 euro. – Sekretarja nga krahu tjetër i ka thënë: Maksimumi mund ta marrim 50 euro, ose na e dhuro.

“Jam ndier i ofenduar, – thotë 77-vjeçari. Por nuk e ka përfunduar këtu tentativën e tij: I ka shkruar një letër Topallit dhe i ka kërkuar që në këtë vit, me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë të hap një ekspozitë në ambientet e Kuvendit. Tregon se, ka shkuar ta takojë dhe kësaj here zëdhënësja i ka thënë: “Harroje…!”Politikanët prej kashte të Ndocit Ndoc-piktura-kashte-9-200x300Berisha i papërfunduar: U godita në sy kur isha duke e punuar



Në radhën e portreteve në studion e këtij mjeshtri është edhe ai i Sali Berishës, por nuk është i vendosur në radhë me të tjerët. Gjendet në një komodinë i mbuluar me një çarçaf. “Atë portret e kam të pa përfunduar”, – tregon Tusha. Nuk arrita ta përfundoja dhe nuk besoj se do i jap ndonjëherë fund”.

Na thotë se dëshiron që ky portret të mos shfaqet dhe na rrëfen se kur ishte duke realizuar Berishën, kishte patur një problem shëndetësor: kishte pësuar një goditje në sy. Edhe në momentet që po flisnim për këtë artikull në Shekulli, Ndoci kishte ende vështirësi në shikim.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi