Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

A e dini sa prostituta jane ne total neper bote? Empty A e dini sa prostituta jane ne total neper bote?

Mon 16 Jan 2012 - 20:14
A e dini sa prostituta jane ne total neper bote? Images-13-300x199Në bazë të shifrave zyrtare figurojnë rreth 42 milionë, ndërkohë që ¾ janë nën 25 vjeç
Raporti botëror mbi abuzimet seksuale, i publikuara këtë javë nga “Fondation Scelles” ka paraqitur një panoramë të plotë mbi prostitucionin në botë. Fondacioni ka realizuar një farë bilanci mbi shfrytëzimin në nivel global, duke denoncuar një treg të vërtetë të dominuar nga dhuna, nga kërkimi i vulnerabilitetit dhe nga përfitimi pa limit.
Për të evidentuar problemin jepen para së gjithash shifrat e fenomenit: praktikisht duhet të jenë rreth 40-42 milionë vetë në botë që prostituhohen dhe 75% e tyre duhet të jetë mes 13 dhe 25 vjeçëve. Ndërsa 90% e personave, që shesin trupin e tyre, duhet të gjenden në varësinë e një shfrytëzuesi; 80% duhet të bëhet fjalë për gra, ose vajza, siç thonë ekspertët. Në Evropë, numri i prostitutave vërtitet mes 1-2 milionë dhe të përfshirë në tregun e seksit duhet të jenë më shumë “emigrante, viktima të trafikut të qenieve njerëzore”.
Raporti ndër të tjera thekson sesi eventet e mëdha sportive janë të afta të tërheqin rrjetet e prostitucionit. Në vitin 2010, me rastin e Olimpiadës Dimërore të Vankuverit dhe Botërorit të futbollit, që u zhvillua në Afrikën e Jugut, organizatat kriminale arritën “të përforconin e shtonin ofertën e tyre”. Ndërsa në 2006-n në Gjermani kishte bërë të diskutohej hapja e shtëpive të seksit në afërsi të stadiumeve, ku është luajtur Botërori. Në Afrikë vlerësohet se me rastin e Botërorit, numri i prostitutave ishte rritur me 40 mijë vetë. Gjithashtu, siç nënvizon raporti, nuk qëndrojnë më prapa edhe qytetet në të cilat zhvillohen garat e Formula 1. /ikub/
Aldino82
Aldino82
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 4586
<b>Hobi</b> Hobi : sporti,formula uno,moto GP
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ITALI
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 05/11/2011

A e dini sa prostituta jane ne total neper bote? Empty Re: A e dini sa prostituta jane ne total neper bote?

Mon 16 Jan 2012 - 20:19
Nuk e di ne bote po ketu ku jam une jane rreth 25 me mosha dhe nenshtetesi te ndryshme.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi