Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Normat më të çuditshme kulturore.(Çfarë duhet të dini para se të udhëtoni neper bote) Empty Normat më të çuditshme kulturore.(Çfarë duhet të dini para se të udhëtoni neper bote)

Sat 28 Aug 2010 - 16:02
Mos pështyni në Japoni dhe mos i prekni këmbët askujt në Indi

Puthja në faqe mund të jetë një përshëndetje normale dhe e thjeshtë, por në një vend tjetër të botës mund të jetë fyerje e madhe.
Në kohët e sotme njerëzit udhëtojnë gjithnjë e më shumë për turizëm dhe biznes në vende të tjera, ndaj është e nevojshme që gjithmonë të merret informacion për vendin drejt të cilit po udhëtohet.
Kur udhëtoni në Argjentinë duhet të keni parasysh se argjentinasit kanë një koncept të tyrin për hapësirën personale dhe njihen si njerëz që të qëndrojnë shumë afër kur të flasin.
Ndonjëherë dhe mund t’ju prekin rrobat kur flisni. Po të tërhiqeni mbrapsht do duket sikur po i fyeni dhe ata menjëherë do tërhiqen për t’ju lënë më hapësirë, thotë Cynthua Lett, konsulente e etiketës në sjellje.
Kina është një prej atyre vendeve që ka një sërë rregullash e sjelljes që duhen pasur parasysh në mënyrë që të mos hysh në probleme.
Një prej tyre është që nuk duhet përshëndetur kurrë një homolog kinez me emrin e tyre të parë.
Duhet përdorur gjithnjë mbiemri i tyre dhe titulli. Duhet pasur parasysh që emrat e tyre shkruhen gjithnjë me mbiemër para.
.
Francezët zakonisht e barazojnë mungesën e rezervimit dhe qëndrimin
India, njësoj si Kina është një prej atyre vendeve ku duhet pasur shumë kujdes me sjelljen, edhe nëse udhëtoni si turist, edhe nëse udhëtoni për unë atje. Nëse pa dashje i shkelni apo prekni këmbën dikujt kërkoni falje me njëherë. Indianët e konsiderojnë këmbën të papastër ndaj prekja e këmbës së dikujt është një fyerje shumë e rëndë. Nëse ju ftojnë për darkë përgatituni të lini këpucët jashtë derës. Në Japoni nuk ekziston në punë një e premte, ku ju mund të visheni në formë më praktike se ditët e tjera. Veshjet e punës duhet të jenë jashtëzakonisht shumë konservatore. Femrat nuk duhet të veshin kurrë pantallona dhe taka të larta, në mënyrë që të mos bëhen më të gjata se meshkujt.
Gjithashtu, të frysh hundët në publik në Japoni konsiderohet një gafë shumë e rëndë.


Zakone të çuditshme në botë

- Në Gjermani nuk duhet diskutuar për sport sepse kjo konsiderohet mungesë edukate.
- Në Rusi vodka konsiderohet si pjesë e natyrshme e jetës dhe refuzimi i saj konsiderohet fyes.
- Në Japoni, Kinë, Arabinë Saudite dhe Francë është e palejueshme që të fryni hundët në publik.
- Në Nepal, mos hyni në tempuj ose mos bëni foto pa marrë leje më parë.
- Në shumë vende aziatike, si Kina të tregosh me gisht diçka konsiderohet si mungesë e theksuar edukate.
- Në Indonezi, të dyja duart mbahen mbi tavolinë gjatë ngrënies.


Normat më të çuditshme kulturore

Argjentinë

Kur udhëtoni në Argjentinë duhet të keni parasysh se argjentinasit kanë një koncept të tyrin për hapësirën personale dhe njihen si njerëz që të qëndrojnë shumë afër kur të flasin. Ndonjëherë dhe mund t’ju prekin rrobat kur flisni. Po të tërhiqeni mbrapsht do duket sikur po i fyeni dhe ata menjëherë do tërhiqen për t’ju lënë më hapësirë, thotë Cynthua Lett, konsulente e etiketës në sjellje.

Brazil
Mbani sytë e hapur për fjalën “jeto”, e cila nganjëherë përdoret për të thyer rregullat, në kuptimin që asgjë s’është e shkruar në gur. Shpesh brazilianët e përdorin këtë fjalë me shaka, duke qenë se ata janë njerëz shumë optimistë dhe kjo është mënyra e tyre për të zgjidhur problemet. Atyre u pëlqen të mendojnë se ka një zgjidhje për gjithçka.

Kinë
Kina është një prej atyre vendeve që ka një sërë rregullash e sjelljes që duhen pasur parasysh në mënyrë që të mos hysh në probleme. Një prej tyre është që nuk duhet përshëndetur kurrë një homolog kinez me emrin e tyre të parë. Duhet përdorur gjithnjë mbiemri i tyre dhe titulli. Duhet pasur parasysh që emrat e tyre shkruhen gjithnjë me mbiemër para.

Dubai
E premtja është një ditë lutjesh dhe për myslimanët në vendet e Lindjes së Mesme është ditë pushimi, ndaj nëse doni të udhëtoni për punë nuk duhet të planifikoni takime ose konferenca në këtë ditë. Gjithashtu, kini parasysh se gjatë muajit të Ramazanit, myslimanët nuk hanë ose pinë nga lindja e diellit në perëndim, ndaj s’duhet ta bëni as ju në publik një gjë të tillë.

Francë
Përgjithësisht amerikanët kanë reputacionin se janë tejet miqësore, edhe në takimet e punës. Sigurisht nuk lënë mënjanë prekjet fizike. Por, francezët nuk janë kështu. Ju do fitoni më shumë respekt nëse dukeni të përmbajtur. Francezët zakonisht e barazojnë mungesën e rezervimit dhe qëndrimin miqësor me mungesën e sinqeritetit.

Greqi
Mos ngatërroni fjalët për jo dhe po. Gjuha greke shprehet shumë me xheste dhe nëse shihni një vendas teksa flet mund të ngatërroheni. “Jo” është kërcitja e gjuhës e shoqëruar me vetullat e ngritura. Ndërsa për “po” vendasit anojnë kokën poshtë e më pas anash. Është shumë e thjeshtë të ngatërrohen dy fjalët, por nëse i vini re me kujdes mund të mësoni shumë shpejt t’i dalloni.

Indi
India, njësoj si Kina është një prej atyre vendeve ku duhet pasur shumë kujdes me sjelljen, edhe nëse udhëtoni si turist, edhe nëse udhëtoni për unë atje. Nëse pa dashje i shkelni apo prekni këmbën dikujt kërkoni falje me njëherë. Indianët e konsiderojnë këmbën të papastër ndaj prekja e këmbës së dikujt është një fyerje shumë e rëndë. Nëse ju ftojnë për darkë përgatituni të lini këpucët jashtë derës.

Japoni
Në Japoni nuk ekziston në punë një e premte, ku ju mund të visheni në formë më praktike se ditët e tjera. Veshjet e punës duhet të jenë jashtëzakonisht shumë konservatore. Femrat nuk duhet të veshin kurrë pantallona dhe taka të larta, në mënyrë që të mos bëhen më të gjata se meshkujt. Gjithashtu, të frysh hundët në publik në Japoni konsiderohet një gafë shumë e rëndë.

Rusi
Në Rusi, normat e mirësjelljes kanë lidhje me pijen. Nëse jeni në Rusi nuk duhet të refuzoni kurrë kur ju ofrojnë për të pirë. Rusët i bëjnë shpesh darkat e biznesit shoqëruar me një dozë të konsiderueshme vodke dhe refuzimi i një gote është fyerje për mikpritjen e tyre. Kjo ndodh para se të diskutohet për biznes, ndaj kini kujdes me sasinë e alkolit që konsumoni.

Arabia Saudite
Arabia Saudite gjithashtu futet në vendet problematike, për sa i përket respektimi të rregullave lokale e normave kulturore. Nëse jeni femër dhe udhëtoni në Arabinë Saudite duhet të keni parasysh se s’duhet t’i zgjasni kurrë dorën një biznesmeni mashkull, nëse ai s’e zgjat vetë dorën i pari. Myslimanët e devotshëm nuk i prekin femrat që s’i kanë të familjes.

B_Botime shqiptare.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi