Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Ajo...
Ajo...
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 21467
<b>Hobi</b> Hobi : .
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Te shpia Re
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/05/2011

Çfarë duhet të dini para martesës Empty Çfarë duhet të dini para martesës

Sun 13 Nov 2011 - 12:06

Në fakt ato janë për disa njerëz të pakëndshme dhe intime, por janë esenciale për të ardhmen e lidhjes romantike të dy njerëzve. Testin e kanë përpiluar avokatët e një firme të njohur londineze “Bross Benett”, e cila është e specializuar në procedura gjyqësore për ndarje. Veset, dashuritë e paharruara, financat e përbashkëta dhe ndarja e punëve të shtëpisë janë çështje për të cilat duhet të diskutoni para martesës. Njëra prej gjërave esenciale për të cilat çiftet e mundshme duhet të qartësohen se kush do të marrë mbi vete pjesën më të madhe të punëve të shtëpisë. Kjo temë kërkon edhe sqarim rreth ndarjes së punëve, por edhe përgjegjësive të lidhura me tërë amvisërinë. Hapi tjetër është edhe mendimi lidhur me ekzistimin e dashurive të shkuara dhe ndjenjat e mbetura nga ndonjë lidhje paraprake. “Asnjë punëdhënës nuk do ta punësonte dikë që nuk i plotëson karakteristikat e kërkuara për punë, pra kështu do të duhej të mendonin edhe njerëzit lidhur me karakteristikat e duhura të partnerit martesor. Sa më shumë në mënyrë operative ta shikoni martesën tuaj, aq më mirë do të kaloni. Edhe pse kjo gjë duket tejet jo romantike, është e vërtetë. Është shumë e rëndësishme, sepse kjo është mënyra e vetme për të parandaluar ndarjet gjithnjë e më të shpeshta”, thotë Ruth Bros, partnere në kompaninë “Bross Benett”.

PYETJET

1. A e dini sa patundshmëri posedon partneri juaj? A dëshironi që me hyrje në martesë të ndani edhe pasurinë tuaj? A keni qëndrime të njëjta kur është në pyetje kursimi?

2. Çfarë raporte ka partneri juaj me familjen? Sa është e madhe familja e tij dhe çfarë raporte kanë? A janë prindërit e tij posesivë?

3. A dëshiron të ketë fëmijë partneri juaj? Sa është fetar ai?

4. A ju interesojnë gjërat e njëjta? A është ndonjëri prej juve person që pëlqen të vë baste, apo të blejë gjëra të tepërta?

5. A i njihni ambiciet reciproke në karrierat e njëri tjetrit? A do të vazhdoni të punoni të dytë pasi të keni fëmijë?

6. A ka partneri juaj dashuri të vjetra të paharruara? A ka qenë në një lidhje dashurie me dikë që shoqërohet tani? Për çfarë arsye ka ndërprerë lidhjet e mëparshme të dashurisë?
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi