Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kanceri i gjirit: këshilla për vetëkontroll Empty Kanceri i gjirit, shenjat që na paralajmërojnë

Thu 31 May 2012 - 18:41
Kanceri i gjirit: këshilla për vetëkontroll Breast-cancer-preventionLumturi Merkuri, specialiste në ISHP

Çdo grua është e rrezikuar nga kanceri i gjirit. Ndaj çdo shenjë që paralajmëron këtë sëmundje të rëndë nuk duhet neglizhuar. Specialistja e ISHP-së, Lumturi Merkuri, shpjegon se çfarë ndryshimesh në gji duhet të tërheqin vëmendjen. Gjithashtu ajo shpjegon edhe diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjes.



Shenjat

Një grua duhet të shkojë menjëherë tek mjeku, nëse vë re shenja jo normale si:

- Zmadhim apo forcim të gjirit, që nuk është normale për të. Zakonisht, shumë gra para periodave kanë gjoks të fortë dhe të dhimbshëm, por kjo është një gjë normale.

- Gjëndra apo kokrra në gji ose nën sqetull.

- Skuqje, mahisje, enjtje në gjinj apo rreth tyre.

- Rrudhosje apo gropëzim të lëkurës së gjirit.

- Njeri gji është më i ulët se tjetri në mënyrë të pazakontë.

- Tërheqje nga brenda e thithave të gjirit ose rrjedhje lëngu apo gjaku prej tyre.

- Dhe çdo gjë tjetër që nuk i duket normale.

Por, jo të gjitha gjëndrat që mund të dalin në gji janë kancer. Megjithatë, pa frikë apo ankth, gruaja duhet drejtuar sa më shpejt tek mjeku, nëse vë re ndonjë ndryshim jo normal tek gjinjtë. Vetëm mjeku mund të bëjë dallimin.



Vetëkontrolli

Çdo grua duhet të përpiqet ta bëjë zakon bërjen e vetëkontrollit të gjirit një herë në muaj.

Vetëkontrolli i gjirit zgjat vetëm pak minuta. Nuk kushton fare, por të mbron jetën.

Vetëkontrolli i gjirit është vetëm një pjesë e kujdesit për gjirin. Ka edhe mënyra të tjera, të cilat kapin në faza shumë më të hershme kancerin e gjirit, siç është mamografia.



Mamografia

Mamografia është një lloj radiografie e gjirit, gjatë të cilës gjiri vendoset midis dy pjatave plastike. Mamografia e kap kancerin e gjirit shumë herët, atëherë kur ndryshimet nuk mund të shihen me sy apo të preken me dorë. Mamografia mund ta dallojë kancerin e gjirit rreth dy vjet para shfaqjes së shenjave, kur ka akoma shanse për t’u trajtuar me sukses. Gati gjysma e kancereve të gjirit, që arrijnë të kapen nga mamografia, janë akoma të vegjël dhe mund të trajtohen lehtë (pa hequr gjithë gjirin, pa lënë shenjë e mbi të gjitha pa rrezikuar jetën).



Moshat

Rekomandohet që të gjitha gratë nga mosha 35-40 vjeç e lart, duhet të bëjnë mamografinë çdo 1-3 vjet. Rreziqet për kancer të gjirit rriten me rritjen e moshës. Megjithatë, pavarësisht nga mosha, nëse një grua ka ndonjë shqetësim në gji, duhet të paraqitet menjëherë tek mjeku. Mjeku është ai që sqaron se çfarë duhet të bëjë gruaja dhe sa herë duhet të bëjë mamografinë.

Mamografia mund të bëhet në çdo kohë, por është mirë që femrat në moshën riprodhuese ta kryejnë mamografinë në fund të periodave. Në periudhën e menopauzës kryhet në çdo moment.



Përgatitjet për mamografi

Nuk duhet të përdoren deodorante, pudër ose lyerje me ndonjë solucion tjetër trupor ditën që gruaja shkon për të bërë mamografinë, sepse kjo ndikon në rezultatin e saj. Gruaja duhet të zhvishet nga mesi e lart, kështu që është mirë të veshë rroba të veçuara, bluza me fund ose pantallona. Disa gra mund të ndiejnë një shtypje apo dhimbje të lehtë të gjinjve gjatë mamografisë. Për pjesën më të madhe kjo është e durueshme. Disa prej tyre pijnë kokrra që përdoren për dhimbje koke, një orë përpara mamografisë, e cila lehtëson dhimbjen. Një mënyrë tjetër për ta zgjidhur këtë, është të mos shkojë për të bërë mamografinë një javë para ose gjatë periodave, pasi në këtë periudhë gjinjtë janë të tendosur dhe të dhimbshëm. Duhet planifikuar një periudhë tjetër për të bërë mamografinë.

Megjithatë, mamografia rekomandohet të bëhet një herë në 1-3 vjet, sidomos për moshat mbi 40 vjeç e lart. Kanceri i gjirit mund të shfaqet në çdo kohë, madje edhe nga një mamografi tek tjetra. Kështu që mamografia duhet bërë rregullisht. Bazuar në rezultatet e mamografisë së parë, mund të përsëritet, nëse mjeku e kërkon këtë. Mamografia nuk duhet bërë vetëm një herë në jetë, por në mënyrë të vazhdueshme çdo 1-3 vjet dhe për gjatë gjithë jetës!



Eko e gjirit

Eko e gjirit është një lloj tjetër kontrolli i gjirit, që kryet nga mjeku radiolog/onkolog. EKO e gjirit zakonisht rekomandohet për femrat e moshës 20 deri 40 vjeç, por mund të bëhet kur mjeku e rekomandon këtë.



Ekzaminimi klinik

Një vizitë tek mjeku apo një ekzaminim klinik i gjirit është një vizitë e thjeshtë e gjinjve nga personeli mjekësor i trajnuar.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kanceri i gjirit: këshilla për vetëkontroll Empty Re: Kanceri i gjirit: këshilla për vetëkontroll

Sun 29 Jul 2012 - 16:59
Kanceri i gjirit: këshilla për vetëkontroll 56903_1

Kanceri i gjirit, një masë e vogël
që ju shqetëson
Bëni një ekografi

MITI nr. 1
Një masë në gjoks është thuajse gjithmonë kancer!

FAKT: Për fat të mirë, kjo nuk është e vërtetë. Kjo vlen veçanërisht për moshat e reja ndërsa në gratë më të moshuara, një masë në gjoks ndoshta do të thotë se ajo mund të jetë një në ato tetë gra, që do të zhvillojë Kancer të Gjirit. Masa ka mundësi më të madhe të jetë kanceroze nëse gruaja është në menopauzë. Por nëse nuk është kanceroze, çfarë mund të jetë?
Mund të jetë një kist ( si qese e mbushur me lëng), një rritje anormale jo-tumorale (si fibroadenoma) apo një pseudo-gjendër që i detyrohet ndryshimeve hormonale pa ndonjë rëndësi mjekësore. Sidoqoftë, e rëndësishme është që gruaja të ekzamininohet nëpërmjet mamografisë apo ekografisë. Jo rralllë ajo mund ti nënshtrohet edhe biopsisë.

MITI nr.2
Kanceri i gjirit shfaqet gjithmonë si një masë e dhimbshme!

FAKT: Ndonjëherë Kanceri i Gjirit mund të diagnostikohet nëpërmjet mamografisë përpara se të ndjehet si një masë e dhimbshme gjatë vet-kontrollit të gruas.

MITI nr.3
Një masë kanceroze ndjehet ndryshe nga një masë beninje!

FAKT: Në fakt kur përmendim termin kancer, zakonisht flasim për masa të vetme e zakonisht të palëvizshme, por kjo nuk ndodh gjithmonë pasi në praktikë ndeshen edhe gjendra kanceroze të lëmuara, të lëvizshme e me konsistencë jo të fortë. Për shembull, kistet kur janë në thellësi të indit mamar, janë jo rrallë të frikshëm pasi spostojnë gjirin mbi to, duke dhënë ndjesi dhe pamje jo të këndshme. Cila është këshilla e specialistit?
Çdo gjë që nuk duket normale duhet ekzaminuar dhe për fat, sot është mjaft e lehtë të bësh një kontroll të gjirit apo një EKO.

MITI nr.4
Është thjesht një masë e vogël, nuk ka pse të shqetësohesh!

FAKT: Masa nuk është diçka që nuk ka rëndësi. Kanceri mund të jetë mjaft i vogël kur diagnostikohet, por kjo nuk do të thotë që është më pak i rrezikshëm.

MITI nr.5
Të konstatosh një masë tani, e të kontaktosh mjekun më vonë!

FAKT: Kjo nuk është e rekomanduar, veçanërisht për më të moshuarat. Ndërsa për mosha të reja mund të rivlerësohet për 1 -2 muaj. Të moshuarat nuk kanë ndryshime hormonale të gjirit. Për to, nuk rekomandohet vonesa në ekzaminim. Mirë është të mos vonohet më tepër se 2-4 javë.

MITI nr.6
Një masë në gjoks mund të jetë kancer edhe nëse asnjë nga të afërmet e tua nuk ka patur Kancer Gjiri.

FAKT: E vertetë. Vetëm 5 -10% e tumoreve janë të trashëgueshëm. Pjesa më e madhe e grave nuk kanë faktor risku.

MITI nr.7
Një grua që ka vuajtur nga kistet në gji, një gjendër më shumë, nuk përbën problem!

FAKT: Çdo gjendër e re kërkon vlerësim të ri!
(gm/Shqiptarja.com)
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kanceri i gjirit: këshilla për vetëkontroll Empty Re: Kanceri i gjirit: këshilla për vetëkontroll

Sun 29 Jul 2012 - 16:59
Kanceri i gjirit: këshilla për vetëkontroll 56950
1. Ruani peshën tuaj trupore. Pesha e fituar në moshën e mesme pavarsisht vlerës së saj ideale, ka treguar një rritje të ndjeshme të rrezikut për Kancer Gjiri. Përveç kësaj, është vërtetuar se rritja e BMI (indeksit të masës trupore) shton rrezikun e zhvillimit të Kancerit të Gjirit pas-menopauzës.

2. Shmangni konsumimin e tepërt të alkoolit. Përdorimi i alkoolit është një nga faktorët më determinues për Kancerin e Gjirit. Studimi i “The Harvard Nurses’Health” së bashku me disa studime të tjera, ka treguar që konsumimi i më shumë se një pije alkoolike në ditë mund të rrisë rrezikun e Kancerit të Gjirit deri në 20-25 %

3. Konsumoni sa më shumë fruta dhe perime. Hani shtatë apo më shumë racione frutash në ditë. Dieta mbrojtëse për Kancerin e Gjirit përfshin të gjitha perimet e tilla si brokoli, lakër, lulelakër; zarzavatet me gjethe të errët ( lakër jeshile, spinaq), karrota dhe domate. Dieta e frutave përfshin agrume, manaferra dhe qershi. Këshillë: është mirë të konsumohen perime të papërpunuara ose të zjera lehtë, sepse disa nga përbërësit e tyre mund të shkatërrohen nën verpimin e nxehtësisë

4. Aktivitet fizik i vazhdueshëm. Shumë studime kanë treguar se ushtrimi i rregullt siguron mbrojtje të fuqishme kundër Kancerit të Gjirit. Të kryhen ushtime për 30 minuta ose më shumë për një ushtrim aerobik të moderuar (ecje të shpejtë), pesë ose më shumë ditë në javë. Nuk është i rëndësishëm intesiteti, por qëndrueshmëria dhe kohëzgjatja e ushtrimit.

5. Rregullo përmbajtjen e yndyrnave. Lloji i yndyrës në dietën tuaj mund të ndikojë në rrezikun e Kancerit të Gjirit. Minimizoni konsumimin e yndyrnave omega-6 (luledielli, misri) si dhe yndyrnave të ngopura. Përdorimi i yndyrnave omega-3, të cilat gjenden në vajin e peshkut (salmon, ton, sardele, troftë liqeni dhe harengë). Konsumoni vajra të monosaturuar të cilët i gjeni: tek vaji i ullirit (burim i fuqishëm i polifenoleve me veti antioksidante dhe skualenit); arrat dhe farat (të cilat përmbajnë një substancë mbrojtëse si seleni)

6. Rregulloni përmbajtjen e karbohidrateve në dietën tuaj. Minimizoni konsumimin e indekseve të larta glicemike. “Rreziqet e Mëdha të Bardha”, – mielli i bardhë, orizi i bardhë, patatet e bardha, sheqeri dhe produktet që i përmbajne ato, nxisin ndryshimet hormonale që ndikojnë rritjen qelizore në indet e gjirit. Zëvendësojini këto karbohidrate të “keqija” me drithëra dhe fasule apo bimë të tjera bishtajore. Ato përmbajnë një nivel të lartë fibrash.

7. Konsumo rregullisht ushqime dhe nënprodukte të sojës si psh. tofu, tempeh, arra soje të pjekura, qumësht soje dhe miso. Konsumo vetëm sojë organike dhe jo-gjenetikisht të modifikuara. Studimet epidemiologjike kanë nxjerrë në dukje një shoqërim pozitiv ndërmjet konsumimit të sojës dhe rrezikut të reduktuar të Kancerit të Gjirit.

8. Minimizoni marrjen farmakologjike të estrogjenëve. Shmangni ekspozimin ndaj tyre. Mos merrni mediamente me përmbajtje estrogjenike, përveç rasteve kur jua rekomandon mjeku juaj. Koha e ekspozimit ndaj estrogjeneve luan një rol themelor në zhvillimin e Kancerit të Gjirit. Minimizoni ekspozimin ndaj hormoneve që gjenden në prodhimet jo-organike të përditshme, në produktet e mishit të kafshëve dhe shpendëve.

9. Merrni substanca suplementare si multivitamina, vitaminë C, vitaminë E si dhe vaj peshku. Gjithashtu mund të merrni Selen e minerale të tjera apo të konsumoni arra si një alternativë e mundshme zëvendësuese. Nëse ju keni një sëmundje kronike ose merrni barna me recetë, konsultohuni në fillim me mjekun tuaj.

10. Mendoni në mënyrë pozitive. Zhvilloni marrdhënie të pasura, të ngrohta dhe reciprokisht të dobishme me familjen dhe miqtë. Bëni gjumë të përshtatshëm (7-8 orë në ditë). Shoqërimi i mire mendje-trup në Kancerin e Gjirit është i rëndësishëm.

almedicus
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kanceri i gjirit: këshilla për vetëkontroll Empty Re: Kanceri i gjirit: këshilla për vetëkontroll

Sun 29 Jul 2012 - 17:01
Kanceri në gji mundet me sukses të kurohet nëse zbulohet me kohë

Këtë sot e theksoi Vilma Trajkovska, themeluese dhe kryetare nderi e Fondacionit ndërkombëtar "Boris Trajkovski" në fjalimin para të pranishmëve në konferencën e parë ndërkombëtare me temë "Zbulimi i hershëm në luftën kundër kancerit në gji", që u mbajt në Shkup në organizim të Fondacionit.

Kanceri i gjirit është lloji më i shpeshtë i sëmundjeve në botë i cili mundet seriozisht ta rrezikojë jetën e gruas, por edhe të shërohet me sukses nëse zbulohet në kohë.

Këtë sot e theksoi Vilma Trajkovska, themeluese dhe kryetare nderi e Fondacionit ndërkombëtar "Boris Trajkovski" në fjalimin para të pranishmëve në konferencën e parë ndërkombëtare me temë "Zbulimi i hershëm në luftën kundër kancerit në gji", që u mbajt në Shkup në organizim të Fondacionit.

Prej 400 deri 500 gra në vit në Maqedoni sëmuren prej kancerit në gji.

"Shërimi varet prej më shumë faktorëve prej të cilëve më të rëndësishëm janë diagnostifikimi i hershëm dhe trajtimi kualitativ. Është e qartë nevoja e qasjes së organizuar sistemore në luftën kundër kësaj sëmundjeje. Vetëm me partneritet të ndërsjellë në kuadër të institucioneve dhe jashtë tyre, në sektorin qytetar dhe organizatat joqeveritare mund të arrihen rezultate të dukshme", tha Trajkovska.

Sipas saj, pajisja kualitative mjekësore dhe personeli mjekësor mirë i përgatitur (radiologët, kirurgët, rentgen teknikët), janë imperativi i zbulimit të hershëm të kancerit në gji.

Erni Bodaj, drejtori i Qendrës për intervenime kirurgjike në Kaliforni, tha se nëse me kohë zbulohet kanceri në gji mundësia për mjekim kirurgjik është njëqind për qind.

Në konferencë ka marrë pjesë edhe dr. Riçard Hirsh, radiolog në SHBA-së, i cili në vitin 2007 në Strumicë ka dhuruar memograf dhe së bashku me kolegët e tij ka bërë edukim detajues të teknikëve me qëllim të zbulimit më të mirë të sëmundjes.

Pas përfundimit të konferencës është promovuar pulla postare e botuar në gjuhën maqedonase, për luftën kundër kancerit në gji në kuadër të projektit të titulluar "Udhëtimi Global", të cilën e kanë pranuar 15 vende. Me shitjen e pullës do të ndihmohet në hulumtimin dhe studimin e kancerit në gji dhe për edukimin e kuadrove për prëdorimin e aparateve për zbulimin e hershëm të kancerit në gji.

Për herë të parë pulla është botuar në SHBA në vitin 1998 dhe është promovuar në Shtëpinë e Bardhë.

Konferenca është mbajtur në kuadër të shënimit të pesëvjetorit nga vdekja e presidentit Boris Trajkovski. /YllPress
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kanceri i gjirit: këshilla për vetëkontroll Empty Re: Kanceri i gjirit: këshilla për vetëkontroll

Sun 29 Jul 2012 - 17:01
Ne praktiken mjekesore, ka nje shumellojshmeri menyrash mbi te cilat klasifikohet kanceri i gjirit. Sikurse cdo kancer/tumor tjeter qe mund te zhvillohet ne trupin e njeriut, edhe kanceri i gjirit ndahet ne grupe te ndryshme duke u bazuar ne indin e origjines se tij dmth se nga cili ind i organizmit e kla origjinen. Shembuj te tille duke u bazuar ne origjinen e indit nga i cili zhvillohet, si psh. Kanceri qe zhvillohet ne indin epitelial qe quhet Karcinoma ndaj atij qe zhvillohet ne indin stromal (stroma eshte rrjeti mbrojtes i nje organi apo gjendre e perbere nga indi lidhes) dhe qe quhet Sarkoma. Shumica e kancereve te gjirit e kane zanafillen/origjinen ne indin epitelial, dmth jane Karcinoma, qe edhe keto ndahet ne nderkategori te ndryshme bazuar ne karakteristikat e tyre. Ekzistojne edhe klasifikime te tjera bazuar ne patologjine e semundjes, si vendndodhja e tumorit dhe origjina e tij.
Sikurse cdo semundje tjeter ne trupin e njeriut, edhe kanceri i gjirit klasifikohet mbi bazen e zhvillimit apo perhapjes.
Indi i infektuar mund te jete i mire diferencuar, qe do te thote se duket pothuajse si indi normal i painfektuar.
Mund te jete gjithashtu disi i diferencuar, dmth dicka ne dukje disi ndryshe nga indi normal apo indi i sapoinfektuar.

Karcinomat (sic i permenda me siper jane kanceret e zhvilluara ne indin epitelial) klasifikohen ne dy kategori:

a) Karcinoma qe gjenden ne duktuset indore, qe perbejne edhe numrin me te madh te karcinomave
b) Karcinoma qe gjenden ne lobulet e indeve

Karcinomat vecohen gjithashtu edhe sipas:

Invasivitetit (masen indore te infektuar)

Nder to mund te permenden:

Karcinoma lobulare (ne lobule)
Karcinoma tubulare (ne tubulat e duktuseve)
Karcinomat qe jane teresisht nje me indin e infektuar, dmth qe kane pushtuar komplet indin.
Karcinoma medullare
Karcinoma papilare
Karcinoma metaplazike

Sic e permenda edhe me siper nje vend te vecante zene edhe Sarkomat te cilat zhvillohen ne stromen e indit.
Kaq per sa i perket anes histologjike te patollogjise.
Tani te flasim pak ne lidhje me zbulimin dhe diagnostimin e kancerit te gjirit.

Kanceri i gjirit shume here klasifikohet duke u bazuar mbi nje shumellojshmeri testeshsi psh atyre klinike dmth nepermjet ekzaminit fizik te personit te infektuar, sikurse mund te rezultoje edhe nga historia mjekesore e pacientit.


SHENJAT DHE SIMPTOMAT

Nder shenjat e para te kancerit te gjirit mund te vecojme nder te tjera nje lloj dhimbje qe ne gjuhen mjekesore njihet me emrin mastodynia, ose edhe me shfaqjen e nje mase te ngritur ne njerin nga gjiret e pacientes. Ne ditet e sotme ne shumicen e rasteve, kanceri i gjirit zbulohet nga nje teknike qe quhet mamografi qe ben te mundur zbulimin e e nje nodule jo simptomatike, dmth qe s'ka zhvilluar akoma symtoma tek pacientja. Nqse tumori eshte present mund te vihet re ne momagrame ne forme nodule nen sqetulla apo edhe mbi klavikul (kocka ne forme te shkronjes "f" qe lidh sternum dhe skapulen.)
Nder simptoma te tjera mund te vecojme inflamacionin e lekures nen te cilen eshte zhvilluar tumori. Ky lloj tymori njihet me emrin "Kancer inflamator i gjirit" qe do te thote qe kanceri i zhvilluar ne kete regjion shkakton reaksion inflamator te lekures gje qe mund te coje ne dhimbje, enjtje, temperature dhe skuqje gjate gjithe gjatesise se regjionit te inflamuar.

Ka shume raste kur ndryshime ne aparencen e pjeseve te ndryshme te lokalizuara ne afersi te gjirit, mund te hamendesojne per nje patologji te kancerit te gjirit, por mund te ndodhe qe kjo mos te kete fare lidhje me kancerin e gjirit, por te jete simptome per nje patologji tjeter.
Nje simptome tjeter qe ja vlen te permendet eshte edhe ndryshimi ne strukturen dhe ngjyren e majes se gjirit qe ne shumicen e rasteve kur ndodh kjo gje, nenkupton nje manifestim/shfaqje te nje kanceri tashme te zhvilluar dhe qe ka kaluar fazen e detektimit/fillestare.
Ka edhe shume ndryshime ne masen e gjirit, qe ne disa raste merrem si pikenisje per nje fillim te simptomave te kancerit te gjirit, por mund te rezultoje qe keto simptoma te mos kene te bejne aspak me procesin fjale. Nder to mund te permend te ashtequajturat simptoma fibrocistike, mastite, fibroadenoma qe renditen nder kanceret benine dmth te pademshme. Por kjo nuk do te thote qe nese simptoma te tilla shfaqen te pacienti, mos tu kushtohet vemendje. Vemendja duhet perqendruar mbi cdo simptome sidoqofte dhe cfaredo qofte ajo, ne menyre qe te parandalohet perkeqesimi i simptomave.
Ka raste kur kanceri i gjirit gjendet ne forme e nje patollogjie metastatike dmth qe eshte perhapur ne me shume se sa ne organin ku ka patur zanafillen. Keto lloj simptomash metastatike jane te dukshme zakonisht ne kockat fqinje, melci, mushkeri dhe ne shume raste edhe ne tru. Mund te merrem si simptoma te kancerit te gjirit edhe renja drastike ne peshe per nje kohe te vazhduar sikurse edhe ethe apo ndjesia e te ftohtit te tepert. Gjithashtu edhe dhimbjet e kyceve apo te kockave jane manifestime te simptomave kancerezo, por kjo s'do te thote qe jane 100 % simptoma te kancerit te gjirtit. Nder simptomat e tjera qe mund te vecohen jane edhe ndryshimi ne mase i pleures (astari qe mbeshtjell mushkerite.) Sic e theksova edhe me siper keto simptoma jane jo specifike qe do te thote qe mund te jene simptoma edhe per semundje te tjera pervec kancerit te gjirit.
Sikurse cdo forme kanceri tjeter ne trupin e njeriut, edhe kanceri i gjirit konsiderohet si rezultati final i shume faktoreve mjedisor por edhe trashegimtar te gjeneve mbartese te semundjes.

Nder ato hereditare, mund te permend mutacionet (ndryshimet e herepashershme) gjenetike. Eshte vertetuar qe ekspozimi ndaj estrogjenit rezulton te lidhet me mutacione qe shkaktojne kancerin e gjirit.
Gjithashtu nje rol te madh ne shfaqjen e kancerit te gjirit luajn edhe onkogjeza virale e disa qelizave si dhe ekzpozimi ndaj rrezeve jonizuese.
Moszhvillimi normal i faktorit te rritjes.
Defekte te trasheguara ne strukturen gjeneve riparuese te DNA.

Mgjse shume nga faktoret epidemiologjik te kancerit te gjirit jane idenfikuar, le perseri te pamundur per tu identifikuar shume faktore te tjere.
Sipas studimeve epidemiologjike te bera, rezulton se shfaqja e shume kancereve te gjirit rezulton te jete mbi popullsi dhe grupe shoqerore te caktuara, dhe jo te nje individ i vecante.
Thuhet qe rreth 5 % e te gjithe kancereve te gjirit, jane hereditare, dhe qe nuk dihet akoma etiologjia (apo zanafilla) e afro 95 % te kancereve te tjere.
Nder faktoret primare qe jane identifikuar jane seksi, mosha, aftesia per te lindur femije, gjendja hormonale, obesiteti dhe faktore te tjere mjedisor sic jane perdorimi i duhanit dhe ekspozimi ndaj rrezeve.

Parandalimi

Ne gjuhen mjekesore njihen disa forma te parandalimit te kancerit te gjirit. Nder to mund te vecojme:
Dieata me permbajtje estrogjeni dhe nga nje lloj bime qe quhet soj qe eshte ne formen e fasules. Studimet tregojne qe:

a )Marrja e sasive te estrogjenit nepermjet konsumimit te disa bimeve e sidomos sojes ne moshen e adolishences mund te sherbeje si faktor parandalues i kancerit te gjirit ne vitet e mevonshme.

b)Studimet tregojne qe marrja me ane te dietes e ketyre suplimenteve bimore ne vitet qe pasojne adolishencen nuk mund te kete asnje lloj efekti persa i perket kancerit te gjirit, qofte ky efekt pozitiv apo negativ.
Edhe pse thuhet qe dietat bimore jane disi faktore parandalues, nuk do te thote qe jane 100 % te sigurta dmth qe efekti parandalues ne shume raste mund te jete minimal.

Rendesia e Acidit Folik apo folateve.

Acidi folik dhe folatet (anioni i acidit folik) jane format te tretshme ne uje te Vitamines B9. Merrem ne menyre natyrale nga ushqimet dhe suplimentet e tjera ushqimore.

Me nje fjale jane shume te rendesishme ne dieten personale.

Tabele permbledhese e Acidit Folik.MeshkujtFemrat(19+)(19+)ShtatezaniaPeriudha Laktike (kur ushqen foshnjen )400 ?g400 ?g600 ?g500 ?g1 ?g folati nga ushqimet = 0.6 ?g acid folic nga suplimentet ushqimore.

Studimet kane treguar qe nivelet e uleta te folateve ne organizem do te thote qe kanceri i gjirit ka nje mundesi me teper per tu zhvilluar. Folatet jane te nje rendesie te vecante, per faktin se jane direkt te perfshira ne sintezen, riparimin dhe funksionimin e DNA (perberja gjenetike) dhe mungesa apo nivele te uleta te folateve mund te demtojne DNA dhe si rezultat i demtimit te DNA, mund te kete shfaqje kanceroze.
Ne disa studime eshte arritur te behet nje lidhje e drejtepersedrejte ne mes kancerit te gjirit dhe perdorimit te alkoholit. Thuhet qe ato femra te cilat konsumojne nga 3-4 pije alkolike ne dite kane nje tendence me te rritur te shfaqjes se kancerit te gjirit. Nga ana tjeter, te femrat te cilat marrin rreth 200 microgram folate (acid folik apo Vitamin B9) ne dieta te perditshme, rezulton te kene nje incidence me te ulur te shfaqjes se kancerit te gjirit.

Pervec menyrave dietare te parandalimit ekzistojne edhe te tjera menyra por disi me invazive ne trupin e femres. Nder to mund te permend disa procedura si Psh:L

Ooforecktomia profilaktike dmth heqja e ovareve (vezeve) tek femrat me nje rrezikshmeri te larte ul ne menyre te ndjehshme kontraktimin e kancerit te gjirit deri ne masen 60 % dhe ne te njejten kohe parandalon ne masen 96 % kancerin ovarian.
Gjithashtu edhe mastektomia bilaterale (heqja e komplet e gjireve) ka rezultuar te parandaloje kancerin tek femrat me nje incidence te larte te kancerit e sidomos atyre me mutacione gjenetike te tipit BRCA1 DHE BRCA2 qe jane dhe dy mutacionet me te shpeshta gjenetike shkaktare te karcinomes se gjirit.


MJEKIMI

Ka disa forma mjekimi:

1) Nderhyrja kirurgjikale, sic jane lumpektomia dhe mastektomia

2) Terapi radioaktive

3) Terapi hormonale

4) Kimioterapi

5) Ushtrimet fizike te ndryshme

Kjo ishte disi nje paranteze mbi kancerin e gjirit.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kanceri i gjirit: këshilla për vetëkontroll Empty Re: Kanceri i gjirit: këshilla për vetëkontroll

Sun 29 Jul 2012 - 17:02
Keshilla per te shmangur kancerin ne gji

Numri i femrave te diagnostikuara me kancer ne gji eshte rritur ndjeshem vitet e fundit gati ne çdo vend te botes. Progresi me hapa te shpejte i semundjes, jo vetem qe perben nje problem serioz per vendet e zhvilluara, por rrezik perben perparimi i kesaj semundje ne vendet ne zhvillim ne Evropen Lindore, Azi, Afrike etj. Popullsia e ketyre vendeve eshte pak e informuar mbi rrezikun e kesaj semundjeje, faktoret ndikues, simptomat e para dhe menyrat e kurimit e diagnostikimit.

Kjo per faktin se edhe aparaturat moderne dhe teknikat e ndjekura per diagnostikimin e semundjes jane shume pak te njohura nga keto vende dhe shume prej tyre nuk i disponojne. Te qenit femer perfshin rrezikun e te qenit te ekspozuara ndaj rrezikut te perhapjes se kancerit te gjirit. Ky rrezik sa vjen e rritet me kalimin e moshes. eshte kjo arsyeja pse femrat, sidomos ato qe i kane kaluar te 40-at, te bejne nje kontroll te rregullt te pakten nje here ne vit.

Gjashte muaj me pare Liu Lichun zbuloi se kishte kancer ne gji. Per 40-vjeçaren nga Mongolia, kjo ishte nje semundje misterioze te cilen ajo nuk e njihte. Ajo nuk kishte degjuar kurre per te, apo per monogramine e mastektomine, dy teknika moderne per diagnostikimin e kancerit. Liu Luchin nuk kishte degjuar raste ku nje i semure me kancer t’i kishte shpetuar vdekjes. Pasi zbuloi se ajo kishte kancer malinjit ne gjirin e majte, mesoi se kanceri i gjirit ishte forma me vdekjeprurese e tumoreve.

Vetem ne kohen kur ajo mesoi per semundjen qe kishte, degjoi se rreth 500 000 femra te tjera vuanin nga i njejti kancer. Ne SHBA ne çdo tete gra njera prej tyre diagnostikohet me kancer ne gji. Ne vende te ndryshme aziatike jo vetem popullsia por dhe mjeket edhe pse kane degjuar kaq shume per semundjen vdekjeprurese dhe teknikat e ndjekura per diagnostikimin dhe kurimin e saj, jane shume pak te njohura me to. Kjo ben qe popullsia e ketyre vendeve te jete me e rrezikuar jo vetem nga prekja, por edhe nga niveli i larte i vdekshmerise nga kanceri i gjirit. Semundja eshte e pranishme ne çdo moment jo vetem ne vendet e industrializuara ne Ameriken Veriore dhe Evropen Perendimore, por edhe ne vendet ne zhvillim ne Azi, Afrike, Evropen Lindore dhe Ameriken Latine.

Edhe popullsia shqiptare eshte shume pak e informuar mbi semundjen me vdekjeprurese te shekullit, diagnozat dhe teknikat per trajtimin e saj. Sipas statistikave te realizuara ne dy vitet e fundit vihet re nje rritje e numrit te femrave shqiptare te diagnostikuara me kancer ne gji. Faktoret ndikues mund te jene te ndryshem duke filluar nga kjo faktoret gjenetike dhe trashegimia e deri te dhenia e gjirit per femijen, mungesa e aktivitetit te rregullt seksual, abortet, stresi kronik, injektimet ne gji, qendrimi i tejzgjatur ne diell, menyra jo e shendetshme e jeteses, obeziteti, pirja e duhanit dhe abuzimi me pijet alkoolike.

Eksperte te shumte jane shprehur “Ju mund te shkoni ne çdo vend te botes, qofte edhe ne ato me te zhvilluarat, por nuk do te mundni te kuroni semundjen, mjafton te uleni dhe te prisni vdekjen. Mos harroni se varferia eshte kancerogjeni numer nje”. Edhe pse vazhdojne kerkimet per zbulimin e shkaktareve dhe menyres sesi progreson semundja, akoma ka shume per te bere, sepse mbetet si detyre paresore e shkences zbulimi i metodave kuruese per te luftuar kancerin ne te gjitha format e shfaqjes se tij. Studimet kane treguar se te predispozuara per t’u prekur nga kanceri i gjirit jane jo vetem femrat e races se zeze por edhe ato te races aziatike, sidomos pas viteve 40 te jetes dhe me fillimin e menopauzes.

Keshilla per te shmangur kancerin ne gji

1- Beni vizita mjekesore sa here ndjeni shqetesime, por edhe kur e ndjeni veten mire.
2- Beni nje jete te shendetshme, bini ne peshe, nese jeni mbipeshe.
3- Perpiquni te minimizoni stresin.
4- Mundohuni te keni nje aktivitet seksual te rregullt.
5- Ushqehuni duke ndjekur nje diete te caktuar. Hani ushqime qe jane te pasura me vitamine A, E dhe C, p.sh., karota, spinaq, kajsi dhe agrume. eshte mire qe ato t‘i beni pjese te pandashme te dietes suaj ditore.
6- Mos harroni se lindja e femijes dhe ushqimi me gji jane shume te rendesishme per shendetin e gjirit tuaj.

Terapite per trajtimin e kancerit te gjirit

Çdo vit kanceri i gjirit zbulohet i pranishem ne me shume se 1 milion gra ne bote dhe me shume se 400 mije gra vdesin nga çdo vit nga kjo semundje. Instituti Kombetar Amerikan i Kancerit thote se, numri i grave qe diagnostikohen me kancerin e gjirit po shtohet. Por si perhapet ky kancer dhe cilat jane mundesite e kurimit te tij? Kanceri mund te filloje ne çdo organ apo ind te trupit. Por qelizat mund te perhapen nga tumori fillestar dhe te levizin permes rrjedhjes se gjakut ne pjese te tjera. Gjate viteve te fundit, studiuesit kane krijuar ilaçe qe permiresojne shanset e grave me kancer ne gji. Ka disa lloje te kancerit te gjirit. Studiuesit thone se trajtimi varet gjeresisht nga terapia e perdorur, perdorimi i ilaçeve qe reagojne mbi qelizat specifike te kancerit

Tumori i gjirit ne varesi te moshes

Ashtu siç ndodh me pjesen me te madhe te tumoreve epiteliale, perqindja e semundjes rritet me rritjen e moshes. Per tumorin ne gji, grafiku eshte ne rritje deri ne menopauze, pastaj zvogelohet ne vitet e para te menopauzes, per te rinisur rritjen me kalimin e moshes. Keshtu, ne me shume se 80 per qind te rasteve, tumori ne gji prek grate mbi 50 vjeçe. Prandaj ka rendesi keshillimi me mjekun specialist dhe diagnostikimi. Termografia perdoret gjeresisht ne praktiken klinike bashkekohore per matjen dhe regjistrimin e nxehtesise, e cila shkaktohet nga pjese te ndryshme te trupit ose gjendrave te gjirit. Nxehtesia qe leshon trupi ne pjese te ndryshme matet ne baze te qarkullimit te gjakut ne ene, keshtu qe qarkullimi i ngadalte i gjakut prodhon me pak nxehtesi.

Kerkimet kunder progresit te kancerit

Shkencetaret e kancerit jane te mendimit se ne jemi ne fundin e epokes se re ne kerkimet mbi kancerin. Diagnostikimet dhe trajtimet me te fundit jane ne rruge te mbare dhe me nje fjale do te thote rritje ne perqindjen e te mbijetuarve. Jane duke u bere hapa te medhenj ne kete drejtim fale ndihmes se kerkimeve themelore te kryera me pare. Ekipet kerkimore synojne te realizojne 10 qellime deri ne vitin 2020 perkundrejt progresit, i cili do te jete i njetrajtshem. Mjeket synojne te reduktojne numrin e duhanpiresve nga 12 ne 8 milione, duke reduktuar keshtu edhe rastet e te semureve me kancer, duke dyfishuar trajtimet permiresuese me sa me pak efekte anesore dhe shtimin e realizimin e mundesive qe pacientet te diagnostikohen qe ne stadet fillestare.

Faktoret e kancerit te meshkujve

Edhe pse akoma nuk jane realizuar studime specifike per kete lloj kanceri, per vete faktin se shfaqja e tij eshte shume e rralle, kanceri i gjoksit te meshkujt ka pesuar rritje gjate kohes. Po te krahasohet me vitet e tjera edhe rastet e shfaqjes se kancerit te gjirit te femrat kane pesuar nje rritje te madhe. Ne te dyja sekset, kanceri lidhet me hormonin estrogjen, keshtu qe obeziteti, mbipesha, mund te perbeje nje faktor. Qelizat dhjamore prodhojne estrogjen. Keshtu ndodh edhe me kimikatet ne mjedis apo ndryshimet ne menyren e jeteses. Sipas specialisteve te Qendres se Kancerit, nevojitet nje studim shume me i hollesishem, sepse nje pjese e meshkujve te prekur nga kanceri i gjoksit nuk kane qene te rende ne peshe apo mbipeshe.
Shqiperia
avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

Kanceri i gjirit: këshilla për vetëkontroll Empty Cfare duhet te dini per kancerin e gjirit?

Sat 6 Oct 2012 - 1:34
Message reputation : 100% (1 vote)
Kanceri i gjirit: këshilla për vetëkontroll Tumorri-i-Kancerit-ne-gjiKanceri i gjirit: këshilla për vetëkontroll Kanceri

Cfar duhet te dini per kancerin e gjirit?

Kanceri i gjirit: këshilla për vetëkontroll Foto-ilustruese-18 Kanceri i gjirit eshte nje nga llojet me te shpeshta te kancereve tek grate,sidomos tek ato mbi 35 vjec.Cdo vit rreth 185.000 gra ne Europe preken nga kanceri i gjirit dhe rreth 44.000 vdesin per shkak te kesaj semundjeje.Sipas Organizates Boterore te Shendetesise,ne cdo 9 gra,njera do te semuret prej kancerit te gjirit.
Ne Shqiperi kanceri i gjirit eshte kanceri qe haset me shpesh dhe ze vendin e pare ne shkaqet e vdekjeve te femrat.Ne Shqiperi prej kancerit te gjirit preken rreth 350-400 gra cdo vit.

Po une a mund te prekem nga kanceri i gjirit?

Kanceri i gjirit: këshilla për vetëkontroll Image-9 Nga kanceri i gjirit mund te preket cdo grua.Por rreziku rritet nese.
1:Nena,motra apo gjyshja juaj kane patur kancer te gjirit.
2:Jeni mbi 40 vjec,sepse rreziku rritet bashke me moshen.
3:Periodat ju kane filluar para moshes 12 vjec.
4:Periodat ju kane ndaluar pas moshes 50 vjec.
5:Nuk keni lindur kurre femije.
6:Keni lindur femijen e pare mbi 30 vjec.
7:Jeni mbi peshe.
8:Pini teper duhan dhe alkol.
9:Kryeni aktivitet te paket fizik.

Por ne ditet tona,kanceri i gjirit mund te kurohet ne pjesen me te madhe te rasteve,mjafton te diagnostikohet ne kohe.Kanceri i gjirit mund te mjekohet me sukses nese ju e zbuloni sa me shpejt ate.
Nese ndryshimet qe ndodhin ne gjinjte tuaj kapen qysh ne fillim,ky eshte nje shans shume i mire per ju,per nje mjekim te suksesshem.

Si mund te zbulohet shpejt kanceri i gjirit?

Kanceri i gjirit: këshilla për vetëkontroll Kanceri_gjirit

Jane disa menyra per te zbuluar kancerin e gjirit.
1:Vetekontrolli mujor i gjirit.
2:Kontrolli i gjirit tek mjeku.
3:Mamografia.
4:Ekografia e gjirit.
Cfare eshte vetekontrolli i gjirit?

Vetekontrolli i gjirit eshte te njohesh gjinjte e tu,duke i kontrolluar nepermjet prekjes me duar.Duke kontrolluar gjinjte tuaj rregullisht ju do te mesoni se si eshte pamja normale e tyre.Kjo gje do t'ju ndihmoje te vini re menjehere ndonje ndryshim qe mund te ndodhe ne gji dhe te shkoni sa me shpejt tek mjeku.Vetekontrolli i gjirit duhet te behet duke filluar qysh nga mosha 20 vjec pavaresisht se gjinjte mund te jene normal.

Kur behet vetekontrolli i gjirit?

Kanceri i gjirit: këshilla për vetëkontroll Kanceriengji Kontrolli i gjirit rekomandohet te behet cdo muaj,mbas kalimit te periodave,ose 3-4 dite mbas tyre.Kjo sepse gjat periodave gjinjte jane te dhimbshem,te tendosur,dhe mund t'ju ngaterrojne.Ne periudhen e menopauzes (lenies se periodave),vetekontrolli i gjirit behet diten e pare te cdo muaji.Kjo behet me qellim qe ju ta keni me te lehte per tu kujtuar.

Si behet vetekontrolli i gjirit?

Kanceri i gjirit: këshilla për vetëkontroll Gjiri_572412109
Vetekontrollin e gjinjve ju mund ta beni kur jeni duke bere dush,kur jeni duke ndejnur shtrire apo duke qendruar para pasqyres.
Filloni qe tani,ndiqni hapat e meposhtme.
Hapi i pare:
Kanceri i gjirit: këshilla për vetëkontroll Kanceri-i-gjiritVendosni duart ne ije.Vini re.Mos ka nje ndryshim te pazakonshem ne ngjyren,formen apo madhesine e gjinjve?
Hapi i dyte:
Kanceri i gjirit: këshilla për vetëkontroll KANC-210x170Vendosini duart pas kokes.Vini re.Mos ka ndonje ndryshim te pazakonshem ne ngjyren,formen apo madhesine e gjinve?
Hapi i trete
Kanceri i gjirit: këshilla për vetëkontroll KANC-210x170Kanceri i gjirit: këshilla për vetëkontroll Vaksine_kunder_kancerit_te_gjiVendosini duart pas kokes.Kthejeni trupin majtas dhe pastaj djathtas.Vini re.Mos ka ndonje ndryshim te pazakonshem ne ngjyren,formen ose ne madhesin e gjinjve?
Hapi i katert
Kanceri i gjirit: këshilla për vetëkontroll Kanceri_i_gjirit_simptometKontrolloni me majat e gishtave te dores se djathe gjirin e majte dhe me majat e gishtave te dores se majte gjirin e djathte,duke shkuar deri tek sqetullat.Vini re.Mos ka ndonje kokerr tek gjinjte?
Hapi i peste
Kanceri i gjirit: këshilla për vetëkontroll 1273070340-kanceri_ne_gjiKontrolloni me te prekur sqetullen e djathte,pastaj dhe sqetullen e djathte.Vini re.Mos ka ndonje kokerr tek gjinjte?
Perpiquni ta beni zakon berjen e vetkontrollit te gjirit 1 here ne muaj!

Cfare ndryshimesh ne gji duhet t'ju terheqin vemendjen?

Ju duhet te shkoni menjehere tek mjeku nese vini re shenja jo normale si.
1:Zmadhim apo forcim te gjirit qe nuk eshte normale per ju/
2:Zakonisht,shume gra para periodave kane gjoks tye forte dhe te dhimbshem,por kjo eshte nje gje normale.
3:Gjendra apoi mahisje ne gji.
4:Njeri gji eshte me i ulet se tjeyri ne menyre te pazakonte.
5:Terheqje nga brenda e thithkave te gjirit ose rrjedhje lengu apo gjaku prej tyre.
6:Dhe cdo gje tjeter qe nuk ju duket normale.
Jo te gjitha gjendrat qe mund te dalin ne gji jane kancer,por megjithate pa frike apo ankth,drejtohuni sa me shpejt te jet e mundur tek mjeku nese vini re ndonje ndryshim jo normal tek gjinjte tuaj.Vetem mjeku mund te beje dallimin.
Vetekontrolli i gjirit zgjat vetem pak minuta,nuk kushton fare por ju mbron jeten!
Vetkontrolli i gjirit eshte vetem nje pjese e kujdesit per gjirin.Ka edhe menyra te tjera te cilat kapin ne faza shume te hereshme kancerin e gjirit sic eshte mamografia.

C'fare eshte Mamografia?

Kanceri i gjirit: këshilla për vetëkontroll A-importancia-da-mamografia

Mamografia eshte radiografia egzaminuese e gjirit.Mamografia e kap kancerin e gjirit shume heret,atehere kur ndryshimet nuk mund te shihen me sy apo te preken me dore.Mamografia mund ta dalloje kancerin e gjirit rreth 2 vjet para shfaqjes se shenjave.
Te gjitha grate duhet ta bejne mamografine?
Te gjitha grate nga mosha 35-40 vjec e lart,duhet te bejne mamografine cdo 1-2 vjet.Rreziqet per kancer te gjirit rriten me rritjen e moshes.M egjithate,pavarsisht nga mosha juaj,nese keni ndonje shqetesim ne gji,paraqituni menjehere tek mjeku.Ai do tju sqaroje ju se cfare duhet te beni dhe sa here duhet te beni mamografine.
Mamografia mund te behet ne cdo kohe,por eshte mire qe femrat ne moshen riprodhuese ta kryejne mamografine ne fund te periodave.Mamaografia nuk duhet te kryhet sidomos ne tre muajt e pare te barres.Ne periudhen e menopauzes kryhet ne cdo moment.
A duhet te bej ndonje pergatitje perpara mamografise?
JO.Vetem nuk duhet te perdorni deodorant,puder,ose te lyheni me ndonje solucion tjeter trupor,diten qe ju do te shkoni per te bere mamografine sepse kjo ndikon ne rezultatin e saj.
A eshte e dhimbshme mamografia?
Disa gra ndjenje nje shtypje dhe dhimbje te lehte te gjinjve gjate mamografise.Per pjesen me te madhe kjo eshte e durueshme.Disa prej tyre pijne kokrra qe perdoren per dhimbje koke,1 ore perpara mamografise,e cila lehteson dhimbjen.
Nje menyre tjeter per ta zgjidhur kete,eshte te mos shkoni per te bere mamografine 1 jave para ose gjat periodave mbasi ne kete periudhe gjinjte jane te tendosur dhe te dhimbshem.Planifikoni nje periudhe tjeter per te bere mamografine.
Cilat jane te mirat e mamografise?
1:Shume lloje kanceri gjiri jane kapur ne faza te hershme kur ka akoma shanse per tu trajtuar me sukse.
2:Gati gjysma e kancereve te gjirit qe arijne te kapen nga mamografia jane akoma te vegjel dhe mund te hiqen lehte,pa hequr gjithe gjirin dhe pa lene shenje.
3:Mamografia shpeton gati mjaft jete grashe te cilat vdesin cdo vit nga kanceri i gjirit.
4:Megjithese jo te gjitha kanceret qe kapen nga mamografia jane te kurueshme,shumica e grave jane gjalle dhe mire edhe per shume vjet mbas kapjes ne kohe dhe mjekimit te kancerit.

Sa shpesh duhet bere mamografia?

Kjo varet nga mosha qe ju keni.Megjithate,mamografia rekomandohet te behet nje here ne 1-2 vjet sidomos per moshat 40 vjec e lart.Kanceri i gjirit mund te shfaqet ne cdo kohe madje edhe nga nje mamografi tek tjetra.Keshtu qe mamografia duhet bere rregullisht.Bazuar ne rezultatet e mamografise se pare ju mund ta perserisni ate,nese mjeku jua kerkon kete.
Mamografia nuk duhet bere vetem 1 here ne jete,por ne menyre te vazhdueshme cdo 1-2 vjet dhe per gjat gjithe jetes!
Ku duhet te shkoj per te bere mamografi?
Kudo ku ka aparat mamografie.Prane polklinikave te qyteteve Tirane,Durres,Shkoder dhe Vlore jane vendosur aparate mamografie ku ju mund te shkoni per te bere mamografi.Por ka edhe mjaft klinika private qe ofrojne kete sherbim.

Po ekografia e gjirit c'fare eshte?


Kanceri i gjirit: këshilla për vetëkontroll Kanceri-gjirit1

Ekografia e gjirit eshte nje tjeter lloj kontrolli i gjirit qe kryhet nga mjeku radiolog/onkolog.Ekografia e gjirit kryhet njelloj si ekografite e organeve te tjera.
Cfare duhet te mbaje mend nje femer?

Nese je 20-39 vjec
Bej vetkontroll te gjinjve cdo muaj
Bej kontroll te gjinjve tek mjeku cdo tre vjet
Bej ekografi te gjinjve
Nese je 40-49 vjec
Bej vetkontroll te gjinjve cdo muaj
Bej kontroll te mjeku cdo tre vjet
Bej mamografi cdo 1-2 vjet
Nese je mbi 50 vjec
Bej vetkontroll te gjinjve cdo muaj
Bej kontroll tek mjeku cdo tre vjet
Bej mamografi cdo 1 vit

Kanceri i gjirit mund te kurohet...
Mjafton te diagnostikohet ne kohe
Ju mund ta shpetoni jeten tuaj!
Kanceri i gjirit: këshilla për vetëkontroll 56903Kanceri i gjirit: këshilla për vetëkontroll Topalli07_10_11_1_8174_0
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kanceri i gjirit: këshilla për vetëkontroll Empty Re: Kanceri i gjirit: këshilla për vetëkontroll

Sat 6 Oct 2012 - 2:04
E vertet mamografia behet cdo 2 vit e mamotesti behet cdo vit te mjekja gjinekologe.Ketu ne Greqi mamografia esht falas dhe cdo spital mbi moshen 50 vj.Por nje kontrol e pergjithshme nji herr ne vit asht ma se e nevojshme per femrat mbi 35 vjec per kontroll testi (te kancerit te uterusit dhe palpimin e mjekes"mamotest) nese keni ndonje dyshim te vogel duhet bere nje mamografi dhe nje ecografi , ku mund te jete edhe kosta gelqere apo te ujit.Po ne raste te rradha ndodh edhe formim i cancerit.
Gjithsesi ne kushte shtepie mund ta beni nje kontroll here pas here ne menyren sic pershkruhet me siper..Nje here ne muaj besoj mjafton per te shmangur pasoja te pa kendshme dhe eshte dicka qe keshillohet e nga mjeket si praktike dhe une e bej personalisht edhe pse skam arritur moshen ku dyshohet se mund te shfaqen shenjat e kancerit te gjirit...
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 32
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

Kanceri i gjirit: këshilla për vetëkontroll Empty Re: Kanceri i gjirit: këshilla për vetëkontroll

Sat 6 Oct 2012 - 21:06
mos na raft...
W0rld
W0rld
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
<b>Postime</b> Postime : 570
<b>Hobi</b> Hobi : Muzika,leximi&stervitja
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Your Dreams!
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/04/2013

Kanceri i gjirit: këshilla për vetëkontroll Empty Kanceri i gjirit: këshilla për vetëkontroll

Fri 11 Oct 2013 - 13:37
Kanceri i gjirit: këshilla për vetëkontroll

10 Tetor 2013 | : Ndryshe | Autor: Gazeta Shqip

Padyshim, kancerin e gjirit është më mirë ta parandalojmë dhe ta zbulojmë sa më herët, sesa ta kurojmë! Më poshtë do të gjeni disa këshilla se si mund të kontrollohemi vetë

Shëndeti

kanceri i gjirit (1)

kanceri i gjirit (2)

kanceri i gjirit (3)

kanceri i gjirit (4)


kanceri i gjirit (5)

kanceri i gjirit (6)

kanceri i gjirit (7)

kanceri i gjirit (Cool


Kanceri i gjirit është një kancer i cili fillon në indet e gjirit. Bëhet fjalë për një sëmundje e cila godet thuajse “ekskluzivisht” gratë, por në disa raste edhe burrat. Statistikat tregojnë se përhapja e kancerit të gjirit është 1 në 8 femra, mirëpo mund të paraqitet edhe te meshkujt me shkallë më të ulët të rrezikut 1 në 100 raste. Thelbësore për të shpëtuar nga kjo sëmundje është parandalimi dhe zbulimi që në kohë të hershme. Gjithmonë është e nevojshme të bëni kontrolle te mjeku juaj më i besuar, por një vetekzaminim ndihmon për të njohur më mirë trupin tuaj, por edhe simptomat. Ja disa këshilla të vlefshme nga disa ekspertë të kësaj fushe.

Rritja e ndjeshmërisë së thithave

Ju mund të ndieni disa ndryshime në nivelin e gjirit dhe në këtë rast thithat, të cilat bëhen më të ndjeshme se normalja.

Prekja

Është një “mjet” shumë efektiv për të parë nëse ka diçka të gabuar në gji. Ideale është ta ndiqni këtë praktikë vazhdimisht, në këtë mënyrë ka më shumë mundësi për t’i zbuluar sa më herët simptomat e para të tumorit.

Ndieni një gungë apo një gjëndër

Në rast se me vetëprekjen ju ndodh të ndieni një gjëndër apo madje edhe një fryrje pranë sqetullës, mos u frikësoni, por kini parasysh se është kambanë alarmi që nuk duhet nënvlerësuar, përkundrazi kërkoni kontroll të menjëhershëm te një specialist.

Lëkurë si lëvozhgë portokalli

Mund të ndodhë që lëkura e gjirit ose e thithave të duket e fryrë, e kuqe ose si lëvozhgë portokalli. Por gjithashtu është e mundur që edhe forma dhe përmasat të ndryshojnë, për shembull thithat mund të futen brenda. Edhe në këtë rast duhet të shkoni sa më parë te mjeku.

Gjoks i fryrë

Nuk ke dhimbje, por evidenton se gjoksi është rritur dhe fryrë, madje kjo fryrje nuk është e përgjithshme, por në një zonë të caktuar. Në çdo rast, bëhet fjalë sërish për një simptomë që nuk duhet nënvlerësuar në asnjë mënyrë.

Tkurrja e gjirit

Gjoksi ka tendencë të tkurret derisa edhe të zhduket pothuajse tërësisht, ndërsa vendin e tij e zë një ind yndyror, i cili e bën prekjen e zonës ku ai ishte më të lehtë, sepse është i butë dhe homogjen. Ky është një problem i cili shfaqet kryesisht pas menopauzës.

E kruara

E kruara e thithave dhe dëshira për ta hequr këtë bezdisje është e vështirë për ta mbajtur nën kontroll, ndërsa kjo ndodh qoftë te njëri gji qoftë te të dy bashkë. Bëhet fjalë për një shqetësim që mund të jetë një simptomë e të dy llojeve të kancerit të gjirit: karcinoma ductal dhe karcinoma lobulare.

Pesë hapat e vetekzaminimit të gjirit

Hapi 1: Filloni duke parë gjoksin në pasqyrë duke mbajtur shpatullat drejt dhe duart në mes. Ja çfarë duhet të shihni me kujdes:

• Nëse të dy gjinjtë kanë masën, formën dhe ngjyrën e tyre të zakonshme.

• Nëse shihni gropëzim, rrudhosje ose fryrje të lëkurës.

• Një thithë që ka ndryshuar pozicion ose është futur brenda.

Hapi 2: Tani ngrini duart lart dhe shikoni për të njëjtat ndryshime.

Hapi 3: Ndërkohë që ju jeni në pasqyrë shtrydhni me xhentilesë secilin thith dhe shikoni nëse ka ndonjë rrjedhje prej tyre (që mund të jetë në ngjyrë qumështi të verdhë ose gjak).

Hapi 4: Më pas duke qenë shtrirë prekni lehtë gjoksin duke përdorur dorën e majtë për gjoksin e djathtë dhe më pas dorën e djathtë për gjirin e majtë. Prekni të gjithë gjoksin, mund të filloni nga thithi duke lëvizur në formë rrathësh gjithmonë e më të mëdhenj ose mund të lëvizni gishtat vertikalisht në rreshta. Filloni fillimisht me prekje shumë të butë e më pas ushtroni pak më tepër presion për të ndjerë indet më të thella.

Hapi 5: Në fund prekni gjoksin ndërkohë që jeni ulur. Shumë gra e kanë më të lehtë ta ndiejnë gjoksin e tyre, ndërsa lëkura është e lagur, kështu që këto hapa mund t’i bëni ndërkohë që bëni dush.

Në qoftë se gjatë këtij vetekzaminimi ju konstatoni një nga ndryshimet që u përmendën më sipër duhet të drejtoheni menjëherë te mjeku specialist.

Këshilla për parandalim të kancerit

-Zgjidhni ushqimin dhe sasinë e duhur për të ruajtur peshën e shëndetshme

-Hani më shumë se 5 fruta dhe perime në ditë

-Largojeni nga përdorimi mishin e përpunuar, si dhe mishin e kuq

-Limitojeni konsumimin e alkoolit. Maksimumi pini vetëm një gotë në ditë (edhe pse rekomandohet mospërdorimi total i alkoolit)

http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/10/10/kanceri-gjirit-keshilla-per-vetekontroll/
avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

Kanceri i gjirit: këshilla për vetëkontroll Empty Re: Kanceri i gjirit: këshilla për vetëkontroll

Fri 11 Oct 2013 - 23:17
Nje tem e tille eshte postuar dhe me pare,biles eshte dhe me ilustrime fotosh se si te behet kontrolli i gjoksit.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kanceri i gjirit: këshilla për vetëkontroll Empty Re: Kanceri i gjirit: këshilla për vetëkontroll

Sat 12 Oct 2013 - 12:56
"Cfare duhet te dini per kancerin e gjirit?"
me
"Kanceri i gjirit: këshilla për vetëkontroll"

Temat u bashkuan dhe zhvendosen ne kategorine "KESHILLA MJEKESORE"
Sponsored content

Kanceri i gjirit: këshilla për vetëkontroll Empty Re: Kanceri i gjirit: këshilla për vetëkontroll

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi