Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Zbuloni gjendjen e vërtetë të shëndetit me vetëkontroll në 60 sekonda Empty Zbuloni gjendjen e vërtetë të shëndetit me vetëkontroll në 60 sekonda

Thu 12 Jul 2012 - 11:59
Zbuloni gjendjen e vërtetë të shëndetit me vetëkontroll në 60 sekonda Sekonda-300x175

Në furçën për flokë shihen çrregullimet e tiroideve, peri i dhëmbit
për të pastruar dhëmbët zbulon rënien e imunitetit, ndërsa syri herpesin
ose infeksionin, derisa gjaku në urinë mund të tregojë gurin e

Zbuloni gjendjen e vërtetë të shëndetit me vetëkontroll në 60
sekondaveshkave.Në pauzën në mes dy kontrolleve sistematike bëni vetë
kontrollin instant të shëndetit. Peshohuni gjithmonë në peshën e njëjtë,
pa rroba, dhe atë para mëngjesit, këshillon ekipi i shkencëtarëve i
cili për Reader’s Digest ka krijuar teste të thjeshta me të cilat në
kohë mund të zbuloni problemet shëndetësore. Kilogramët e tepërt janë të
lidhur me diabet, sëmundjet e zemrës, artrit, tensionin e lartë të
gjakut, madje edhe me depresion.

Përveç peshimit, rregullisht mateni belin, sepse pesha e tepërt në
bel është më e rrezikshmja dhe mund të sugjerojë në sëmundjet e zemrës
dhe tensionin e lartë të gjakut. Shtresat e yndyrshme rreth belit rrisin
rrezikun nga sëmundjet e zemrës, diabeti i tipit 2, madje edhe nga disa
lloje të kancerit.

Për të zbuluar në sa shumë rrezik jeni, masën e belit ndajeni me
masën e ijëve. Nëse rezultati është 0,8 ose më i vogël, rreziku është më
i ulët. Nga 0,81 deri 0,85 rreziku është i moderuar, ndërsa nëse
rezultati është më i madh se 0,85ju jeni në kategori të rrezikut të
lartë. Pas krehjes gjithsesi shikoni se sa keni fije të rëna dhe herë
pas here numëroni. Normale është që në ditë t’u bien 100 fije, por nëse
numëroni më shumë se 200 në ditë, ose në flokët ju bien në grumbuj,
menjëherë caktoni takim te mjeku.

Rënia e shtuar e flokëve mund të jetë shenjë që organizmit tuaj i
mungojnë zinku, hekuri ose biotinet, por fajtori mund të jetë
çrregullimet në punën e tiroideve dhe ndryshimet hormonale pas lindjes
ose ndalja e tabletave kontraceptive. Por testet e shtëpisë janë vetëm
udhëzime, kështu që mos bëni panik, por caktoni takim me mjekun.

Peri i dhëmbëve zbulon sëmundjet e zemrës

Nëse mishi i dhëmbëve gjakon kur dhëmbët i pastroni me perin e
dhëmbëve, kjo mund të thotë që keni infeksion bakterial. Mishi i
dhëmbëve i përflakur dhe i infektuar është i lidhur me sëmundjet e
zemrës, sepse inflamacionet kronike janë shkaktare të cilat nxisin
sistemin e imunitetit që në qarkullim të gjakut të dërgojnë materie që i
kontribuojnë grumbullimit të shtresave të yndyrshme në artere.

Shikoni thonjtë

Thonjtë e shëndetshëm janë të fortë dhe të shkëlqyeshëm. Devijimet më
së shpeshti janë shenjë e mungesës së vitaminave, mineraleve ose
proteinave, por mund të jetë fjala edhe për aneminë, problemet me
tiroidet, jobalancën hormonale dhe psoriazën. Kontrolloni thua për thua.
Vija vertikale nga thonjtë në kutikulë mund të sugjerojë melanomën,
prandaj caktoni kontroll te mjeku. Nëse vëreni pjesë të ngjyrosura në të
kafe nën thua, fjala është për kërpudhat që duhen të trajtohen. Thonjtë
të cilët janë të bardhë deri te gjysma dhe më të errët nga maja mund të
sugjerojnë në sëmundjen e veshkave.

Shikoni të bardhën e syve

Nëse e bardha e syve papritmas bëhet e verdhë, kjo mund të thotë që
për së tepërmi kohë keni kaluar në diell pa syze të diellit. E bardha e
syve e skuqur mund të jetë simptomë e alergjisë, ftohjes, gripit, syve
të thatë ose shpërthimit të herpesit dhe infeksionit ngjitës bakterial
të syrit.

Kontrolloni urinën

Urina duhet të jetë e kthjellët ose e verdhë e çelët, por ushqimet
dhe shtesat si vitaminat B mund t’ia ndryshojnë ngjyrën. Urina me ngjyrë
të verdhë të mbyllët ose me gjurmët e gjakut mund të sugjerojë në
dehidrim ose infeksionet e traktit urinar, por edhe sëmundjet e mëlçisë.
Gjaku në urinë mund të sugjerojë në gurët e veshkave ose në kancerin e
fshikëzës.

Zbuloni melanomën në kohë

Shikoni lëkurën nga koka në këmbë dhe kushtoni vëmendje në pikat,
njollat ose plagët që nuk shërohen. Të gjitha ndryshimet shënoni në
fotografi në kostum të larjes dhe kontrollojini njëherë në muaj. Nishani
normal është ngjyrë kafe, i zi, ose i sheshtë. Kufijtë i ka të qartë
dhe simetrik. Nishanet me skaje të parregullta ose ngjyrë të pabarabartë
ose me njollat e zeza, të bardha ose të kaltra dhe diametrin më të madh
se gjashtë mm duhet ta kontrolloni te mjeku. Nëse nishani gjakon ose ju
kruhet, gjithsesi shkoni në kontroll.

Thonjtë testojnë lëkurën shumë të thatë

Lëkura e thatë mund të jetë pasqyrë e ushqimit të keq, por edhe e
çrregullimeve hormonale. Lëkura e thatë është shpesh e çarë, sepse
paraqet dyert e hapura për infeksione. Me butësi kaloni me thua nëpër
parakrah. Nëse lëkura është me zbokth ose e qëruar ose lë gjurmë si
gërvishtje, urgjentisht ka nevojë për hidratim.

Diagnoza me pallomë

Hunda e mbushur mund të sugjerojë alergji, ftohje, sinuse ose
çrregullim struktural. Fryni hundën në pallomë, nëse asgjë nuk ka dalë –
kjo është shenjë e shkëlqyer. Lëngu i qartë mund të jetë shenjë i
alergjisë ose ftohjes. Lëngu i verdhë ose i gjelbër nga hunda sugjerojnë
infeksione.

Minitest i kondicionit

Shumë pak aktivitet vret – mënyra e të qëndruarit ulur të jetës ka
arritur edhe pirjen e duhanit, sepse shkakton numrin më të madh të
sëmundjeve kronike.

15 min ushtrime të shpejta shkrin më shumë yndyra se një orë vrapim i lehtë.

Për të parë se në cilën gjendje është kondicioni juaj, bëni nga 25
kërcime çdo ditë në kohën e njëjtë dhe përcillni nëse përmirësohet
kondicioni juaj, përkeqësohet ose stagnon. Qëllimi është që të bëni
ushtrimin me puls pak të shpejtuar ose frymëmarrje pak më të shpejtë.
Nëse ndieni që keni mjaft energji dhe 14 orë pasi që jeni ngritur nga
shtrati? Nëse jeni ngritur në orën 7, dhe jeni në formë të mirë, në orën
21 duheni të jeni ende të zgjuar dhe aktiv. Testoni forcën dhe
qëndrueshmërinë. Tentoni që në secilën dorë të mbani nga një bokall me
tre, katër litra ujë. Nëse keni mundur këtë pa u munduar, keni supe,
shpinë, gjoks dhe gjunjë të qëndrueshme dhe mjaft forcë në muskujt e
këmbëve. Provoni nëse mundeni të kërceni dhjetë herë dhe që gjatë kësaj
të mos ju rrahë fort zemra. Provoni nëse mundeni të vallëzoni në ritëm
të shpejtë më shumë se dhjetë minuta dhe që mos të mbeteni pa frymë.
Ushtrimet e shkurta intensive në kohëzgjatje prej 10 deri 15 minuta do
të shpenzojnë më shumë yndyra dhe do të ndërtojnë më shumë masë më të
madhe muskulore se një orë vrapim të lehtë në trakë. Nëse keni sukses të
kaloni tërë testin e shkurtër të fitnesit dhe keni mbi 45 vjet, atëherë
jeni në kondicion shumë të mirë. Nëse nuk keni pasur sukses, hyni në
aksion dhe forconi sistemin kardiovaskular, ndërsa me trening të
rregullt forconi fleksibilitetin e trupit dhe forcën e muskujve.

Ngjitja në shkallë me ngarkesë

Ngjitja në shkallë kërkon më shumë qëndrueshmëri dhe energji se
shëtitja me numër të njëjtë të hapave. Nëse pa problem të madh mundeni
që nëpër shkallë të ngjitni shportën e madhe me rroba në katin e dytë
dhe të ktheheni mbrapa, sistemi juaj kardiovaskular është në gjendje të
mirë, keni balancë të mirë dhe jeni mjaft të qëndrueshëm dhe të fortë.

Dhimbja te zgjatjet tregon arteret e tendosura dhe artritin

A mund t’i preni thonjtë e këmbës duke qëndruar në këmbë? Nëse nuk
keni pasur sukses, jeni mjaft joelastik. Pamundësia që të mos zgjateni
mjaftueshëm për t’i prekur gishtat në këmbë është e lidhur me arteret e
tendosura dhe është e parashenjë e sëmundjeve të mundshme të zemrës,
artritit dhe osteoporozës. Që të mund të përkuleni dhe zgjateni pa
dhimbje, ushtroni joga.

Ngritja anësore e këmbëve është test i elasticitetit

A mund t’i ngrini këmbët në lartësi të ijëve kur e ngrini këmbën në
një anë? Kjo është edhe një dëshmi e elasticitetit dhe forcës. Nëse keni
probleme me këtë ushtrim, tentoni të rrisni fleksibilitetin e trupit me
ushtrimet e jogës. Testoni fleksibilitetin e trupit, ashtu që të
tentoni të silleni dhe të shikoni pas vetes dhe që mos i lëvizni këmbët.

Për 29 minuta ushtrime në ditë ulen tensioni, kolesteroli dhe sheqeri

Shëtitja e shpejtë prej vetëm 20 minutash në ditë ndikon shumë
pozitivisht në shëndet, por para së gjithash ndihmon në dobësim, mban
kondicionin, përmirëson disponimin, mbush me energji dhe ul tensionin
dhe nivelin e sheqerit në gjak. Më e shëndetshmja është shëtitja në
parkun ose pyllin e afërm, sepse mjedisi natyror më së shumti nxit
sekretimin e hormonit të lumturisë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi