Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Huaxi, fshati socialist ku të gjithë janë të pasur (FOTO LAJM) Empty Huaxi, fshati socialist ku të gjithë janë të pasur (FOTO LAJM)

Thu 19 Jan 2012 - 16:18
Huaxi, fshati socialist ku të gjithë janë të pasur (FOTO LAJM) HuaxiNë këtë fshat ndodhet një ndërtesë 60 kate me një lartësi prej 328 metra dhe mbi të ndodhet një top i artë. Huaxi është një “model i fshatit socialist”. Ai është ndërtuar nga sekretari lokal i partisë komuniste Wu Renbao në vitin 1961. Parashikimi i tij ishte për të transformuar një vend të varfër fermash në një komunitet shumë të pasur, që do të adoptojë metoda moderne të agrobiznesit.

Vendi tani është një korporatë e madhe dhe kjo është arritur falë bashkimit në një kooperative moderne. Fshati eksporton produktet e tij në më shumë se 40 vende të botë. Huaxi është vendi ku kinezët mund të mësojnë se si të bëhen të pasur. Në një kohë kur e gjithë bota përfshirë edhe Kinën po përpiqet të tejkalojë ngadalësimin e rritjes ekonomike, Huaxi është si paralele për universin.

Në këtë vend mund të shohësh vila dhe makina luksi. Çdo banues i këtij fshati ka aksione në korporatë dhe përfiton makinë, shtëpi, shërbim falas shëndetësor dhe vaj pa pagesë për të gatuar. Ata ndihen paksa si një Dubai i vogël. Çdo vit Huaxi pret rreth dy milion vizitorë të cilët kërkojnë të shohin shkëlqimin e tij.

Të ardhurat vjetore për 1 600 familjet që kanë aksione janë 120 000 euro.
Huaxi qëndron veçmas nga shumë fshatra të tjerë të Kinës. Në një kohë kur pjesa tjetër nxjerr gogësima nga diferencat mes qyteteve të pasur, pjesës bregdetare, bregut jugor dhe zonave rurale, Huaxi mori iniciativën, udhëhequr nga pragmatisti Wu, duke zgjedhur rrugën e vet. Ata veprojnë si qytetar dhe marrin punëtorë nga vende të tjera.

“Ne gjithmonë do kërkojmë atë që është e mirë për njerëzit tanë”, ishte sentenca e Wu, i cili është tani 86 vjeç dhe në pension. Djali i tij është tani sekretar parti por ai çdo ditë jep leksione për socializmin. Ai e menjëanon veten nga krahasimet me kapitalist ose komunistët.

Ashtu nuk e vë në dyshim zgjuarsinë e Ëu dhe duke parë pasurinë e fshatit pse duhet ta bëjnë një gjë të tillë? Ai theu sistemin e kooperativave të fermave dhe inkurajojë njerëzit që të ndërtojnë korporatën e tyre.

Tani edhe fshatrat rreth tij kanë nisur të kopjojnë komshiun e suksesshëm. Puna dhe shëndeti janë kurora e ideologjisë. Askush nuk bën pushime në fundjavë dhe rrugët janë të braktisura nga banorët sepse janë të gjithë në punë.

Një nga zonat është për turistët dhe disa nga banorët janë në shërbim të tyre. Qendra e fshatit është më pak se një kilometër katrorë ndërsa në qiellgërvishtës ka 2 000 krevate dhe 3 000 punëtorë që janë të uritur për pasuri.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi