Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Janari, muaji i krizave në çift Empty Janari, muaji i krizave në çift

Fri 20 Jan 2012 - 0:58
Janari është “muaji ters” për çiftet, vlerësoi një sondazh i kryer nga e përditshmja britanike “Daily Mail”. Në këtë periudhë të vitit, britanikët shpenzojnë tetë minuta mesatarisht në ditë duke u zënë me partnerin, ndërsa dy në tre të intervistuar pranojnë se i kanë dhënë fund raportit të tyre në këtë periudhë.
Kushtet atmosferike, mungesa e parave si pasojë e shpenzimeve të tepruara të kryera për festat e fundvitit janë disa prej arsyeve që shkaktojnë këtë krizë. Megjithatë, arsyet e vërteta gjenden thellë në psikologjinë e njerëzve.
Një psikologe e sjelljes njerëzore, Donna Dawson, shpjegoi: “Janari dhe muajit e tjerë të dimrit njihen për një periudhë të natyrshme depresioni. Mungesa e dritës së diellit shkakton një stress të shtuar dhe mungesa e akvititetit fizik, si pasojë e kushteve atmosferike, bën që të jemi lehtësisht të irritueshëm. Një kombinim i tillë rrethanash rezulton shpesh fatale për çiftet”.

Ndonëse sondazhi u krye vetëm në qytetet britanike, sipas “Daily Mail”, rezultatet kanë një vlerë globale, pasi arsyet që e bëjnë janarin “të zi” në ishull mbeten të njëjta edhe për zonat e tjera të botës. /albeu.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi