21 janari, ndërron jetë i plagosuri
Sat 5 Feb 2011 - 15:30
Ka ndërruar jetë në spitalin e Bakërkëjit, në Turqi, shtetasi shqiptar Aleks Nika, i cili mbeti i plagosur rëndë gjatë protestës së 21 janarit në Tiranë.
Sipas informacioneve të fundit, gjendja shëndetësore e Nikaj u përkeqësua në ditët e fundit, kur ai hyri edhe në vdekje klinike.
Vdekja e Nikajt e con në katër numrin e viktimave të akteve të dhunës së 21 janarit, ku gjatë protestave para kryeministrisë humën jetën edhe Hekuran Deda, Ziver Veizi dhe Faik Myrtaj.
Në nder të këtyre të fundit, një javë pas 21 janarit opozita shqiptare organizoi një demonstratë-homazh, që u karakterizua nga një pjesëmarrje madhështore e qytetarëve.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi