Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ndërron jetë deputeti Gëzim Dibra  Empty Ndërron jetë deputeti Gëzim Dibra

Fri 12 Aug 2011 - 18:37
Ndërron jetë në moshën 55-vjecare deputeti i Partisë Demokratike në qarkun e Shkodrës, Gëzim Dibra.Zoti Dibra u nda nga jeta sot ne Itali, pasi vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.Gëzim Dibra u lind në Shkodër më 08.11.1956. Ai mbaroi studimet e larta në Fakultetin Juridik. Zoti Dibra njihej si një ndër biznesmenët e sukseshëm në qarkun e Shkodrës.Ai u zgjodh deputet i kryeqendrës së veriut në vitin 2009 dhe ishte anëtar i Komisionit Parlamentar për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin.
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli shprehu ngushëllimet për ndarjen e parakohshme nga jeta të deputetit Gëzim Dibra.Ne ngushellimin e publikuar ne faqen online te parlamentit zonja Topalli thote se Deputeti Gëzim Dibra ishte një deputet fisnik, me zemër të madhe dhe integritet të lartë. Si përfaqësues i Shkodrës ai punoi me sens të madh përgjegjësie dhe ndershmërie.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi