Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Projekti Montauk. Kontrolli i mendjes dhe armet psikotronike Empty Projekti Montauk. Kontrolli i mendjes dhe armet psikotronike

Fri 20 Jan 2012 - 2:33
Projekti Montauk. Kontrolli i mendjes dhe armet psikotronike Montauk%20projectProjekti Montauk (nga anglishtja Montauk Project) mendohet te jete nje seri e prezumuar eksperimentesh sekrete te Shteteve te Bashkuara, qe zhvillohen ne bazen e Camp Hero ose ne Montauk Air Force Station, ne lokalitetin Montauk, ne ishullin Long Island, me qellimin per te zhvilluar procedura lufte psikologjike.

Disa studiues te aktivitetit paranormal dhe entuziaste te pseudokoshiences, mbeshtesin qe prej dhjetera vjetesh, megjithese pa asnje prove, qe behen kerkime te fizikes se aplikuar ne perdorimin ushtarak "ne limit", nder to edhe udhetimi ne kohe, udhetimi ne hiperhapesire, padukshmeria ne driten e dukshme, ne radar dhe ne rrezet infra te kuqe. Per shkak te evidencave te pakta ne mbeshtetje te ketyre hipotezave, kritiket argumentojne qe projekti Montauk eshte nje teori e konspiracionit apo me thjesht nje legjende urbane.

Montauk Air Force Station nuk perdoret me si nje baze ushtarake dhe ka qene e hapur per publikun per shume kohe. Megjithate, hyrja e publikut ne godinen e vjeter ushtarake eshte e ndaluar.

Mendja njerezore eshte gjithmone e me e joshur nga misteri hapesire - kohe, e ashtu si ndodhi ne eksperimentin Filadelfia, eshte perseritur me projektin Mountak, nje udhetim tjeter ne kohe i bere nga shkencetaret amerikane me te njejten logjike "top secret" dhe qe ne fund nuk ka asgje sekrete.

Le te mbledhim faktet te cilat vertiten rreth te njejtes gje. Kesaj here deshmitari kyc eshte Preston Nichols, i cili pretendon qe ka 'rekuperuar kujtimet e tij te shtypura kur ishte shefi teknik i projektit vetem mbas shume vitesh sforcime pasi kishin nderhyre ne trurin e tij qe ti fshinin kujtesen.

Alfred Bielek, nje pirat i vjeter qe ka qene pjese e aventures se nendeteses se famshme te Filadelfias, kesaj rradhe ne Montauk eshte konsulent, dhe pohon qe nepermjet perdorimit te teknologjise aliene, nga ana e agjensive sekrete qeveritare jo te percaktuara, eshte nderhyre tek rrjedha e kohes se tij per t'i dhene trupin dhe historine e Alfred Bielek, te lindur ne vitin 1927, qe nuk i perket atij.

Keto eksperimente kishin si qellim kryesor kontrollin e mendjes ne distance dhe krijimin e armeve psikotronike te afta te influencojne mendimet dhe veprimet e personave.

Ne vecanti keto eksperimente perfshinin zhvillime alarmuese qe hyjne si ne teknologjine e larte, ashtu edhe ne paranormalen: teletransporti, udhetimi ne kohe, studimi i memories njerezore, kushtezimi ne distace, zhvillimi i aparaturave psikotronike per te cuar me tej aftesine e mendimeve dhe sensitive, materializimi i objekteve nga ana sensoreve, shkaterrimi i objekteve dhe vrasja e njerezve ne distance.

Ne bazen e Montauk eshte nje radar i fuqishem me diameter te madh te paspecifikuar nga autoret qe e pane per here te pare ne vere te vitit 1993. Zogjte qe ndodheshin prane radarit nuk leviznin. Edhe kur Nichols dhe Moon hodhen gure drejt tyre, zogjte ndenjen te palevizur. Nder te tjera telekamera e Nichols nuk funksionoi ne zonen afer radarit, pavaresisht se aparaturat ishin te pershtatshme per emetimin e mikrovaleve. Nje i vetequajtur punonjes per marredheniet me publikun, i firmes Cardion, i tha Moon-it qe ai ishte nje radar eksperimetal qe i ishte treguar teknikeve te nje vendi te huaj, me qellimin qe te perdorej per te zbuluar jahtet e perdorur per trafikimin e droges.

Nichols ekspert ne elektronike, tregoi qe nuk ishte i nevojshem nje radar kaq i madh per te zbuluar anije te tilla, dhe do te kishin mjaftuar radare me ekonomike qe mund te gjendeshin edhe ne vendet e botes se trete dhe qe ishin ne treg qe prej shume vitesh.

Nje miku te Moon-it iu tha me vone qe radari sherbente per te zbuluar personat qe kishin ngrene ushqime qe permbanin barium. Ushqimet e disa vendeve arabe, si per shembull Iraku, Libia, pervec Sudan-it dhe Iran-it, mund te ishin ndotur me barium, ne menyre qe nese terroristet do te mundoheshin te afroheshin ne brigjet e Shteteve te Bashkuara te Amerikes, ata do te zbuloheshin me lehtesi.

Pervec faktit qe nje apo me shume njerez edhe pse te ushtruar, nuk mund te kalojne nje shtrirje te madhe te oqeanit mbi nje varke me pedale apo me not, Nichols saktesoi qe per te zbuluar nese nje person kishte zorren e ndotur nga bariumi do te mjaftonte nje radar shume me i vogel.

Shkrimtaret vune re edhe prezencen e disa strukturave te nendheshme poshte radarit dhe ne zonen rreth e perqark tij. Nder to ishin shenjat e qarta te nje ambjenti rrethor. Nje fizikant nuklear, mik me Nichols shprehu mendimin e tij qe mund te ishte nje pershpejtues thermijash.

Pra mund te jemi duke folur per nje radar qe emeton rreze te perbera nga grimca subatomike (shume shpesh neutrone). Kjo do te thote qe emetimet e ketij radari permbajne shume me shume energji kinetike ne krahasim me radaret e zakonshem.

Megjithate, projekti Montauk eshte akoma nje mister i pazbuluar deri ne fund.

(F.B/Infoalbania)

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi