Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

C’farë pune bëjnë shkrimtarët? Empty C’farë pune bëjnë shkrimtarët?

Tue 24 Jan 2012 - 23:06
C’farë pune bëjnë shkrimtarët?
Kjo pyetje sikur dembelos pergjigjen, e cila nuk ka ndryshuar … kapërcehen vite, dekada, shekuj.
Profesioni shkrimtar, ose më mirë punëtor, gazetar, furrtar, bankier….

Ishin të pakët shkrimtarët e dikurshem mjeshtërit e penës, që jetonin vetëm e eskluzivisht falë shkrimeve të tyre. Deri në ‘800 ky profesion i bashkangjitej vetëm atij që qe i pasur nga familja apo zotëronte një pronësi të konsiderueshme. Sot ky pohim e ka ruajur kuptimin ashtu sic thote dhe Voltaire: “Nuk mund të merresh me kulturë pa një bazë të mirë ekonomike, pasi paraja garanton një liri intelektuale”

Fundi i shekullit të XIX shënoi një etapë të rëndësishme në shumëfishimin e mjeteve të komunikimit, e favorizojë jo pak penen e shkrimtarëve. Disa prej tyre ndoshta ata më më fat filluan te bashkëpunojnë me mjaft gazeta, madje dhe duke u shitur dorëshkrimet, shumë të tjerë ushtruan profesione si mësues, publicist, gazetarë etj.

Shkrimtari Ernest Hemingëay (1899-1961) i detyruar nga nevoja për të punuar pranë gazetës Kansas City Star mëson rregullat më të mira e të pashkruara më parë të artit të letersise, midis të cilave përdorimi i frazave të shkurtra, tipike të stilit të tij. Por jo vetëm kaq, falë të përditshmes Kanadeze “Toronto Star” Hemingëay u dërgua si korrespondent në Europë, ku dhe realizoi kryeveprat e tij si “Festa” e “Për kë bien këmbanat”.

Shkrimtari Britanik Jan Fleming (1908-1964), krijuesi i personazhit të James Bond, pasi përjashtohet nga shkolla ushtarake angleze, gjen punë si korrespondent i Reuters në Moskë. “Atje mësova të shkruaj shpejt e mbi të gjitha në mënyrë korrekte”- shkruante ai në kujtimet e tij. Kjo eksperiencë së bashku me atë të spiunit që do të kryej më vonë e ndihmojnë të ketë materialin e mjaftueshëm për r’u frymëzuar në realizimin e librave të tij aventuriesk si qe ai mbi James Bond.

Një rast i pashembullt është ai i shkrimtarit Jack London (1876-1916), autori i “Zana e Bardhë “,“Thirrja e pyllit”.etj Për shkak të varfërisë ekstreme të familjes së tij i riu Jack u detyrua të kryejë mijëra punë derisa vendos të niset më 1897 si kërkues ari në Klondike. Me dhjetra dorëshkrime të tij ne formen e tregimeve injorohen sistematikisht. Pas kthimit kjo eksperiencë sa negative aq dhe e pafrutshme ekonomikisht, një revistë i blen me pak para një nga tregimet e shumë shpejt i kërkon një të dytë. Nis kështu fama e tij si shkrimtari i madh, por dhe si një nga më të paguarit e asaj epoke.

Edhe Charles Dickens (1812-1870) qe aq i varfër sa qysh në noshën 12 vjec punon në fabrikë, dhe eksperienca gazetareske e ndihmon shumë si shkrimtarë. Nga puna si kronist parlamentar lindin librat e tij të parë si “Pickwick”, apo botimi pranë periodikëve të asaj periudhe të veprës”Aventurat e Oliver Twist”.

Honore de Balzac (1799-1850) mbijeton falë “feuilleton”, romaneve me seri.

Pasi kishte punuar në një studio noteri ai tenton shumë herë e pa sukses rrugën e shkrimtarit. Vendos të bëhet editor, stampues e madje blen dhe një shtypshkronjë. Pikërisht për t’i bërë ballë kreditorëve ai rifillon të shkruaj deri në fund të jetës së tij.

Herman Melville (1819-1891) autori i Moby Dick duke mos arritur që me romanet e tij të mbajë familjen , heq dorë nga pasioni i tij për një vend pune si nënpunës pranë doganës së Neë Yorkut.

Por ndërsa shumë shkrimtarë hoqën dorë nga arti i shkrimtarit vetëm për një rrogë në shtëpi, disa të tjerë kishin kuptuar se sa lodhje, impenjim e sakrifica kërkonte ky profesion. Alesej Peskov (1868-1936) me pseudonimin Maksim Gorkij që në jetën e tij kish punuar si peshkatar, furrtar, hamall etj, pas suksesit të tregimeve të tij, shumë gazeta i propozuan rolin e bashkëpunëtorit. Kjo do të thoshte t’u garantone atyre minimumi dy artikuj në ditë. “Kjo punë është si burgu e mua më shuan”- komentote ai duke hedhur idenë se kryerja e aktiviteteve të tjera pak krijuese, pa ngjyra , përsëritëse e ndihmon shkrimtarin të boshatis mëndjen nga një sforcim intesiv intelektual.

Thomas Stearns Eliot (1888-1965), Nobel për letërsinë më 1948, refuzon të jap mësim në Harvard, për një vend pune si nënpunës i marrëdhënieve të jashtme të një banke, falë të cilit ai mësoi fjalë të reja në gjuhë të huaja. Poeti këtë zanat të tij e përkufizonte si “zanati më interesant në botë” e menaxhimi i numrave e argëtonte pa masë . Këtë pasion të tij e zbulon dhe editori amerikan G. Faber i cili i beson administrimin e shoqërisë së tij. Kush vinte në dyshim cudinë e zgjedhjeve të tij ai i përgjigjej “Poezia nuk më ndihmojë në karrierën time në bankë, kurse puna si nëpunës banke më lejojë të shkruaj poezitë e mia”.

Charles Bukovski (1920-1994) u zbulua si talent letrar ndërsa punonte si nëpunës poste. Ai jetoi momente të një terrorri të vërtetë kur fillojë të paguhej vetëm për të shkruar, frikë kjo që filloj ta mposhte nën efektin e pijeve alkolike. Ai arriti deri në atë pikë sa deklarojë hapur “se qe më mirë të punonte në fabrikë, pasi atje nuk kishte presion”.

Por shkrimtarë të tjerë vazhdonin të kryenin profesionin që kishin para se të fitonin suksesin e tyre, nisur dhe nga një motiv tjetër. Eksperienca e jetës atje , i frymëzontë realizimin e veprave të tyre. Të tillë qenë Celine (1891-1940) mjek e shkrimtar francez, profesioni i parë i të cilit e ndihmojë në krijimin e veprës “Udhëtim në fund të natës”. Po mjekë qenë dhe Chehov (1860-1904), e Bulgakov (1891-1940). Më 1928 George Orëell (1903-1950) me emrin e vërtetë Eric Blair braktis cdo gjë enis të bëj jetën e një endacaku. E gjitha kjo i shërbeu për të shkruar një nga veprat e para të sukseshme të tij “Pa asnjë lekë nëParis e në Londër”, vepër që e nisi ta shkruaj pasi u sëmur nga turbekolozi , rrjedh e jetës së keqe në rrugë.

Franz Kafka (1883-1924) bëri gjithcka për të fituar vendin e punës pranë një shoqërie sigurimi ndaj aksidenteve. Kjo punë e cila përfundonte në ora 14.00 e lejonte atë të flinte tërë pasditen e të shkruante natën. Teksa po shkruante veprën e tij “Metamorfozat” ai filloi të merrte leksion për mësimin e artit të punimit të drurit pranë babait të një miku të tij, pasi sic thoshte ai “puna manuale afron njerëzit”.

Thellësia e jetës së vërtetë, kontakti me banalitetin, absurden, me lodhjen i dhanë mundësi mjaft shkrimtarëve të zhvillonin sensin ironik të penës së tyre. I tillë qe Miguel Servantes (1547-1616), peripecitë e jetës së tij qenë të panumurta. Burgu që kreu e lëroi momentalish nga mendimi se si do të jetonte ekonomikisht duke e ndihmuar kështu të konceptonte veprën e tij gjeniale Don Kishoti i Mances.

Kur me zi arrihet në fund të muajit , të shkruash bëhet mjaft e vështirë, Por kishte shkrimtarë që kjo gjë i nxiste akoma më shumë , madje i bindte në aftësitë e tyre. John Steinbeck (1902-1968) autori i “Furore” e Nobel për letërsinë më 1962 vetëm vetëbindja e bëri të jetë i tillë. Dështimi i tre librave të parë e detyroi atë të kryente mjaft punë të ndryshme si piktorë, farmacistë, mbledhës frutash etj, deri sa arriti të fitojë famën e një shkrimtari të madh.

Daniel Defoe (1660-1731)nis të shkruaj kryeveprën e tij Robinson Crusoe në moshën 58 vjecare. Ai qe një profesionist i fjalës qëkish shpikur formulën e efekshme të përzierjes së fakteve reale me sensacioni, duke bindur publikun të blinte romanet e tij.

Në këtë panoramë nuk mungojnë dhe shkrimtarët që jo vetëm nuk i kanë shkuar pas karrierës së tyre letrare por kanë bërë c’është e munduar për ta penguar atë. Ettore Schmitz (1861-1928), më mirë i njohur si Italo Svevo pasi kishte shkruar romanin e tij të parë teksa punonte si nëpunës banke, vendos të përmirësojë gjendjën ekonomike të familjes duke iu dedikuar fabrikës së bojërave të gruas së tij. Ai iu dha tërësishtë kësaj ideje sa i pengonte vetes edhe leximin e leteraturës. Schmitz do deklaronte “se mjaftonte të mendonte vetëm krijimin e një fraze , e kish humbur jetën aktive të një jave të ëtrë”. Tentacionet e tij për të shkruar u mundua ti luftojë me gjetjen e pasioneve të tjera si mësimi i violinës e më pas i anglishtes nga një irlandez që quhej James Joyce (1882-1941) autori i “Uliksi”. Qe ky i fundit që e bindi të riniste të shkruantë , por vetëm pasi kish sistemuar aktivitetin e tij ekonomik. Në moshën 58 vjec Ettore Schmitz nis veprën “Koshienca e Zenos”.

“ Unë shkrimtar, jo profesioni im është pilot”- kështu deklaronte Antonie de Saint.Exupery (1900-1944). Në korrik të 1944 ai futuron në qielline Francës duke mos u kthyer më e duke lënë pas jo vetëm ajo cka ngeli nga avioni i tij i gjetur vetëm 60 vjet më pas, por dhe një libër të titulluar “Princi i vogël”, suksesi i të cilit e bëri të njihej si skrimtar e aspak si pilot.
(Publik)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi