Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Përse disa njerëz mund të flenë pak dhe bëjnë më shumë punë? Empty Përse disa njerëz mund të flenë pak dhe bëjnë më shumë punë?

Mon 24 Oct 2011 - 15:24
Për një grup të vogël njerëzish, ndoshta vetëm 1% deri në 3% e popullsisë, gjumi është një humbje kohe. Ata zakonisht kthehen pas mesnate, ngrihen vetëm disa orë më vonë dhe vazhdojnë gjatë ditës pa patur nevojën e një dremitjeje, deri në marrjen e kafeinës. Ata janë energjikë, optimistë dhe ambiciozë, kjo sipas disa studiuesve që i kanë marrë ata në studim. Ky sistem fillon ndonjëherë që në fëmijëri dhe shpesh trashëgohet në familje. Nuk është e qartë nëse njerëzit që flenë pak arrijnë shumë; ata nuk kanë shumë kohë gjatë ditës për të bërë gjëra dhe vazhdojnë të gjejnë te tilla më interesante, sesa të flenë, shpesh duke bërë disa në të njëjtën kohë. Askush nuk e di sesa shumë natyrore janë njerëzit gjumëpakë. “Por, ata nuk janë aq gjumëpakë sa mendojnë njerëzit”, thotë Daniel J. Buysse, një psikiatër në Universitetin e Pittsburgh Medical Center dhe një president i fundit i Akademisë Amerikane të Mjekësisë së Gjumit, një grup profesionist ky. Nga çdo 100 njerëz që besojnë se duan vetëm 5-6 orë gjumë në natë, vetëm rreth 5 % e bëjnë me të vërtetë, thotë Dr. Buysse. Një e treta e të rriturve amerikanë marrin më pak se 7 orë gjumë të rekomanduara në natë, sipas një raporti të fundit nga Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve dhe Parandalimin. Deri më sot, vetëm një pjesë e vogël e studimeve kanë ndeshur njerëz gjumëpak, sepse është vështirë të gjenden. Këta persona rrallë shkojnë në klinika për gjumin dhe nuk mendojnë se kanë çrregullim.
Disa studime kanë sugjeruar se disa njerëz qe flene pak mund të kenë hypomania, një formë e butë e manisë me ‘garë’ mendimesh dhe pak ndalime. “Këta njerëz flasin shpejt. Ata kurrë nuk ndalen. Ata janë gjithmonë në anën më të lartë të jetës,” thotë Dr. Buysse. Ai është një nga autorët e një studimi të 2001 që konfirmoi 12 njerëz që flinin pak, qe mbanin ditarë dhe shumë pyetësorë lidhur me punën e tyre, gjumin dhe zakonet jetësore. Studimi quhej “Qëndrimi për Jetën” që ishte në të vërtetë një test për hypomania-n.
Aktualisht, nuk ka ndonjë mënyrë sesi njerëzit mund të mësojnë veten të flene pak. Megjithatë, shkencëtarët shpresojnë se duke studiuar persona të tillë, mund të kuptojnë më mirë sesi trupi rregullon gjumin dhe përse nevoja për gjumë ndryshon në persona të ndryshëm. “Qëllimi im afatgjatë është te mesoj mjaftueshëm, në mënyrë që të mund të manipulojmë mënyrat e gjumit pa dëmtuar shëndetin “, thotë gjenetisti për njeriun Ying-Hui Fu në Universitetin e Kalifornisë-San Francisko. “Gjithkush mund të përdorë më shumë orë zgjuar, edhe nëse vetëm shikojnë filma”. Dr. Fu ishte pjesë e një ekipi hulumtues që zbuloi një variacion geni, hDEC2, në një grup njerëzish që flenë pak në 2009. Ata ishin duke studiuar disa zogj të moshave të skjashme, kur vunë re se dy nga subjekte nënë dhe bijë, u ngritën në mënyrë të natyrshme 04:00, por edhe shkuan në mesnatë në shtrat natën e kaluar. Analizat gjenetike treguan një variacion geni të përbashkët për të dyja. Shkencëtarët përsëriten genin në një rracë minjsh dhe konstatuan se kishin nevojë për më pak gjumë se zakonisht.
Gjetjet e tyre nxitën njerëzit t’i drejtoheshin kësaj skuadre shkencëtarësh, duke u treguar se ishin gjumëpakë natyrore dhe dolen vullnetarë për t’u studiuar. Hulumtuesit janë duke rekrutuar kandidatë dhe shpresojnë të gjejnë më shumë variacione genesh të përbashkët. Kandidatëve të mundshëm për studimin e genit u janë dërguar pyetësorë të shumtë, ndersa do t’u nënshtrohen një intervistë të gjatë telefonike të strukturuar. Vëzhguesit mbajnë monitorë për të parë modelet e tyre të gjumit në shtëpi. Christopher Jones, neurolog në Universitetin e Utah dhe shkencëtar për gjumin, i cili mbikqyr rekrutimin, thotë se është një pyetje që duhet zbuluar në këtë drejtim, më shumë se çdo gjë tjetër: Kur njerëzit kanë një shans për të fjetur më gjatë, në fundjavë ose pushime, flenë ata ende vetëm pesë ose gjashtë orë në natë? Njerëzit flenë më shumë kur ata nuk janë gjumëpakë të vërtetë, thotë ai. Deri më sot, Dr Jones thotë se ka identifikuar vetëm rreth 20 gjumëpakë të vërtetë dhe ndajnë disa karakteristika interesante. Ata kanë ritmet të tyre ‘circadian’ të ndryshëm nga shumica e njerëzve, kështu është disponimi (shumë optimist) dhe metabolizmi i tyre (ata janë më të hollë se mesatarja, edhe pse të qëndruarit pa gjumë zakonisht rrit rrezikun e të shëndoshurit). Ata gjithashtu duket se kanë një tolerancë të lartë për dhimbje fizike dhe pengesave psikologjike.”Ata ndeshen me pengesa, por ata e marrin veten dhe e provojnë përsëri,” thotë Dr. Jones.
Disa njerëz gjumëpakë thonë se modelet e tyre të gjumit të shkojnë prapa në fëmijëri dhe disa shohin të njëjtat modele që fillojnë tek fëmijët e tyre, të tilla si heqja dorë nga dremitjet nga mosha 2 vjeçare. Drs. Jones dhe Fu theksojnë se nuk ka asnjë test gjenetike për gjumë të shkurtër. Ata presin të gjejnë se gene të ndryshme luajnë një rol që mund të zbulojnë më shumë për sistemet komplekse që rregullojnë gjumin tek njerëzit.
Benjamin Franklin dhe Thomas Jefferson, Leonardo da Vinci ishin shumë të zënë për të fjetur shumë sipas llogarive historike. Winston Churchill dhe Thomas Edison ishte afër, por për ta u zbulua se gjithashtu ata merrnin “një sy gjumë”, që mund t’i diskualifikojë si gjumëpakë të vërtetë. Në ditët e sotme, njerez qe flene pak gjenden në fusha si dizajni, blogging, videogame dhe media sociale, ku zakonet e tyre të gjumit mund të jenë nën kontroll. “Në qoftë se unë mund të gjej një mënyrë për t’a bërë, unë kurrë nuk do të fle”, thotë Dave Hatter, një sipërmarrës software në Fort Wright, Ky. Ai zakonisht fle vetëm 4-5 orë në natë, nga dy deri tre orë në disa vjet më parë. ”Është çmenduri, por funksionon për mua,” thotë Eleanor Hoffman, administratore gjatë natës në Bellevue Hospital Center në Nju Jork, që shpenzon pasditen me mire duke luajtur me miqtë mahjong, sesa të flejë më shumë se katër orë. Ndonjëherë ajo telefonon kushërirën e saj, Linda Cohen, në Pitsburg rreth 04:00, sepse e di që dhe ajo do të jetë zgjuar, sikurse kur ishin fëmijë.

Njerëzit që flenë normalisht

Të rriturit kanë nevojë për gjumë normal 7 deri në 9 orë gjumë dhe rreth dy të tretat e amerikanëve e marrin rregullisht atë. Fëmijët fare mirë mund të flenë rregullisht 8 deri në 12 orë dhe të moshuarit mund të kenë nevojë vetëm 6 deri në 7 orë.

Njerëzit që duan të flenë pak

Një e treta e amerikanëve, edhe pse duan të flenë rregullisht, marrin më pak se 7 orë në natë, e cila i vë ata në rrezik të lartë të diabetit, obezitetit, presionit të lartë të gjakut dhe problemeve të tjera shëndetësore.

Njerëzit që flenë pak

Njerëzit që flenë pak, rreth 1% në 3% të popullsisë, funksionojnë edhe në më pak se 6 orë gjumë pa u lodhur gjatë ditës. Ata priren të jenë jashtëzakonisht energjike. Gjenetisti që zbuloi variacion të genit në njerëzit gjumëpakë ishte në gjendje ta përsëriste atë tek minjtë, të cilën fjetën më pak se zakonisht.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi