- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Gratë që flenë pak, më shumë probleme sesa burrat
Wed 11 May 2011 - 5:11
Problemet me gjumin janë më të dëmshme për gratë sesa për burrat.
Sipas një studimi, gratë që flenë keq bëhen më nervoze, lodhen më shpejt dhe janë më të ekspozuara ndaj atakeve në zemër, depresionit dhe diabetit, më tepër sesa burrat.
Të paktën kështu pretendon një ekip shkencëtarësh amerikanë të “Duke University di Durham” në Karolinën e Veriut, studimi i të cilëve është publikuar në shtypin britanik dhe në faqen online të revistës shkencore “Brain, Behaviour and Immunity”.
Shkencëtarët kanë analizuar rastet e 210 burrave dhe grave që shfaqnin çrregullime të gjumit. Studiuesit kanë kryer analiza gjaku për secilin prej vullnetarëve dhe kanë matur nivelin e depresionit, zemërimit dhe mërisë ndaj të tjerëve. Rreth 40% e personave është klasifikuar si persona që flenë pak. Veçse, mes këtyre, gratë kanë shfaqur më shumë probleme me shëndetin, me një prani më të lartë të nivelit të fibrinogjenit, një substancë kjo që është përgjegjëse për shfaqjen e iktusit dhe simptomave të ndryshme që lidhen me inflamacionin e arterieve. Përveç këtyre, te gratë problemet psikologjike që lidhen me lodhjen si: depresioni dhe irritimi, ishin më të theksuara sesa te burrat.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi