Shqiptarët të suksesshëm në Beograd
Wed 25 Jan 2012 - 3:35
Universiteti i Beogradit ka një departament të gjuhës shqipe, një nga më të vjetrit në botë, të themeluar më 1925. Që nga ajo kohë, është zhvilluar dhe zgjeruar. Tani ka 50 studentë që studiojnë shqip dhe rreth 15 studentë të rinj rregjistrohen çdo vit.Nga Muhamet Brajshori dhe Bojana Millovanoviç për Southeast European Times në Prishtinë dhe Beograd Të përzier me stilin e jetesës urbane të Beogradit jetojnë shumë shqiptarë që janë vendosur aty kryesisht nga Kosova, veçanërisht pas Luftës së Dytë Botërore. Beogradi i mirëpriti ata krahëhapur dhe sot ata punojnë si doktorë, avokatë ose gazetarë.
Numri i tyre është i paqartë -- autoritetet e qytetit thonë se ka 1,492 shqiptarë.Njëri nga më të famshmit, aktori Bekim Fehmiu, zgjodhi të jetojë në Beograd deri sa vdiq, vitin e kaluar.
Lekë Gjokaj është student i mjekësisë në Universitetin e Beogradit dhe dëshiron të vazhdojë traditën e familjes. Ai tha për SETimes se të jesh shqiptar në Beograd nuk është sfidë.
"Prindërit e mi punojnë si doktorë në Beograd. Megjithëse origjina jonë është nga Peja në Kosovë, kam qenë atje vetëm pak herë dhe ndihem më shumë në shtëpi në Beograd. Këtu kam familjen dhe miqtë," tha Gjokaj.
"E di që ekzistojnë stereotipat, por në të vërtetë nuk është problem të jesh një shqiptar të shkosh në shkollë ose të ka miq. Sigurisht, disa përpiqen të t'a vështirësojnë jetën, por nëse ke jetën tënde nuk ka shumë rëndësi," tha Gjokaj. "Këtu kemi historinë dhe jetën tonë."
Universiteti i Beogradit ka një departament të gjuhës shqipe, një nga më të vjetrit në botë, të themeluar më 1925. Që nga ajo kohë, është zhvilluar dhe zgjeruar. Tani ka 50 studentë që studiojnë shqip dhe rreth 15 studentë të rinj rregjistrohen çdo vit.
Ndihmësoja e departamentit Merima Krijezi, një shqiptare e lindur në Beograd, tha për SETimes se ka interes në rritje për programin e tyre. Shumica e studentëve janë serbë dhe pak shqiptarë e studentë nga martesa të përziera të cilët e shohin si mundësi për të mësuar gjuhën amtare të tyre.
"Një numër në rritje të rinjsh shohin një të ardhme në mësimin e kësaj gjuhe dhe një mundësi për të fituar mirë prej saj. Studentët që diplomohen nga departamenti ynë kanë një mundësi të mirë punësimi në institucione shtetërore si ushtri, polici, parlament, gjykata, në vetë fakultet … e deri në OJQ të ndryshme," tha ajo.
"Beogradi është padyshim një metropol dhe një qytet ku mund të gjesh vetveten," përfundoi Krijezi.
Familja e Shqipe Sylejmanit, me origjinë nga Tetova e Maqedonisë, u transferua në Beograd në vitet 1980 për shkak se prindërit e saj punonin për qeverinë ish-federale të Jugosllavisë.
"Për mua, problemet politike nuk ishin të rëndësishme; nuk kanë luajtur kurrë ndonjë rol në jetën time, por sigurisht ndikimet mund të ndiheshin gjatë viteve 1990 kur në fuqi ishte Millosheviçi. Ishte e vështirë sepse njerëzit e shihnin familjen time si armikun që nuk duhet të jetonte këtu," tha Sylejmani për SETimes.
Ajo thotë se emri i saj Shqipe -- që do të thotë shqiptare -- dhe kombësia e saj i kushtoi nota të dobta gjatë bombardimeve të NATO-s gjatë konfliktit të Kosovës më 1999. "Por marrëdhënie të tilla nuk ekzistonin me miqtë e mi në klasë, të cilët më respektonin shumë," tha ajo.
Sylejmani tha se nuk do të largohet nga Beogradi për asnjë arsye. "Prindërit i kam këtu; miqtë dhe të afërmit jetojnë këtu dhe më shumë se kaq, kam lindur këtu dhe e dua këtë qytet. Gjatë kohës së Millosheviçit, disa persona u përpoqën të na detyronin të largoheshim, por nuk patën sukses dhe nuk shoh asnjë arsye të largohem tani pasi kemi qëndruar këtu edhe në periudhën më të vështirë."
Problemet politike mund të bëjnë që disa komunitete të harrohen, megjithëse ato mund të jenë një urë mirëkuptimi, tha për SETimes komentuesi politik me qendër në Prishtinë Fatlum Sadiku.
"Ndryshimet politike mes Kosovës dhe Serbisë kanë një ndikim negativ në jetën tonë. ... Në Beograd, disa mund t'i shohin ata si tradhtarë ose diçka tjetër, thjesht sepse janë shqiptarë. Por kjo do të ishte e vërtetë edhe për Prishtinën, ku të tjerë i quajnë ata tradhtarë sepse qëndruan në Beograd kur ishim në luftë," tha Sadiku.

- Shqiptaret me te suksesshem si individ se si kolektiv
- “Do t’i vras shqiptarët” – Statusi detyron tre shqiptarët ti thyejnë nofullën grekut të “Agimit të A
- Shqiptari i suksesshëm
- Shqiptaret martohen me maqedon, maqedonaset s’i duan shqiptarët!
- Sirianët nuk kanë luftuar për shqiptarët, pse shqiptarët të luftojnë për ata?
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi