Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Sirianët nuk kanë luftuar për shqiptarët, pse shqiptarët të luftojnë për ata? Empty Sirianët nuk kanë luftuar për shqiptarët, pse shqiptarët të luftojnë për ata?

Fri 11 Apr 2014 - 0:30
Sirianët nuk kanë luftuar për shqiptarët, pse shqiptarët të luftojnë për ata? Tariq-Ramadan-Maroc
Prof. Dr. Tariq Ramadan, në një intervistë ekskluzive për agjencinë e lajmeve ”Presheva jonë” në Gjenevë ka folur përpos luftës në Siri, edhe për vullnetarët shqiptarë në Siri që po luftojnë kundër regjimit diktatorial të El-Saidit, si dhe “problemin” e shamisë mes qeverisë së Kosovës dhe komunitetit mysliman, që është shumicë në Kosovë.

Kush është bashkëbiseduesi ynë Tariq Ramadan? Dr.Ramadan , është i lindur në Gjenevë në vitin 1962. Ai është djali më i madh i Hasanit egjiptian El-Bena, themeluesit të “Vëllazërisë Myslimane” Babai i tij, Said Ramadan, ikën nga Egjipti për shkak të persekutimeve nga ana e organizatës së tij dhe gjeti strehim në Zvicër.

Prof. Dr. Tariq Ramadan sot si ekspert dhe ideator i islamit është ndër intelektualët nga radhët e arabëve më i ftuar në intervista dhe debate televizive botërore (CNN, TF1, TSR, Ewronews etj..) ai është i akuzuar rregullisht për “lidhje me islamistët më radikalë”.

Tariq Ramadan ka punuar në disa universitete. Në vitin 2004, Shtetet e Bashkuara mohuar një vizë, e cila pengoi atë për të zënë një karrige në Indiana. Në vitin 2005, Tony Blair ka emëruar një komision për të frenuar ekstremizmin islamik. Ai është aktualisht profesor i Studimeve Bashkëkohore Islame në Universitetin e Oksfordit.

Ramadani është autori i disa veprave shkencore, sociologjike që ndërlidhen me islamin dje, sot nesër. Libri më i fundit i tij quhet “Islami dhe zgjimi arab” («L’islam et le réveil arabe») ku intelektual musliman Dr. Tariq Ramadan beson se polarizimi vazhdueshme midis sekularistëve dhe islamistëve maskë është një çështje reale që prekin botën arabe.

I pyetur fillimisht për islamin në botë dhe luftën në Siri dr.Tariq Ramadan profesor në Universitetin e Oxfordit për agjencinë e lajmeve “Preshava jonë” në Zvicër është përgjigjur se “Islami, sot në botë është në rrugë të mbarë, përkundër problemeve, vështirësive që po has viteve të fundit. Por çështja mbetet tek ne, muslimanët duhet të jenë të zgjuar dhe të gatshëm të përballen me këto sfida, qofshin ato në vendet Arabe apo në vendet oksidentale. Nuk ka luftë në Siri mes vëllezërve tanë, por luftë e agjenturave, interesave të vendeve të ndryshme, tashmë të njohura, që po nxisin , po provokojnë në stilin përça e sundo. Ne jemi një, qoftë ai synit apo sheit, jemi vëllezër..”

Dr.Ramadan kishte njohuri për një numër të madh të vullnetarësh shqiptarë nga viset tona në ballkan që shkojnë sot në frontet e Sirisë duke luftuar kundër reagimit të El-Saadit. Lidhur me ketë Tariq Ramadan është përgjigjur qartë se “Ata që kanë dhënë jetën në luftë qoftë në Kosovë, në Siri apo kudofotë nëse kanë pasur qëllim të mirë, për liri dhe demokraci Allahu ju shpërbleftë dhe ju dërgoj ngushëllimet e mia familjeve të tyre. Por, unë mendoj që shqiptarët qofshin ata nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Lugina e Preshevës apo edhe Zvicra e vendet tjera perëndimore nuk kanë nevojë të shkojnë të luftojnë në Siri. Kjo çështje u duhet lënë sirianëve. Në çlirimin e Kosovës a ka pasur sirianë? Sigurisht jo. Atëherë pse të shkojnë shqiptarët të vdesin për vend të huaj. Të jemi të qartë se qeveria aktuale e Bachar al-Assad është një regjim dikatroial dhe duhet rrëzuar. Prandaj ne duhet mbështesim përkraim opozitën , por kjo nuk don të thotë të shkojmë atje e të luftojmë sepse ka mënyra e metoda tjera për rrëzimin e regjimit diktaroial të Bachar al-Assad-it..”

Duke folur për islamin në Kosovë apo Shqipërinë ,profesori Taric Ramadan i cili ka vizittuar disa herë Prishtinen dhe Tiranën, konsideron se është në rrugë të mbarë. Por sipas tij “myslimanët shqiptarë në Ballkan me ballafaqohen herë -herë me probleme e pengesa të qeverive të cilët provokojnë situatën në emër të disa ligjeve të impnuara që për mua janë antidemokartike, sepse me to diskriminohen, cenohet e drejta dhe liria elementare njeriut për veshje, çështje kjo personale.”

Në vazhdim z.Ramadan duke folur për Kosovën, pohon se qeveria duhet të kujdes në këtë drejtim duke dëshmuar shtetin se është një vend demokratik., fundja merr shembull Zvicrën për shumë gjëra pozitive, madje edhe për bartjen e shamisë nëpër shkolla. “Unë kam qenë në Kosovë dhe besoj se do të vizitoj sërish rajonin. Problemet rreth shamisë, diskriminimit të myslimanëve atje, nuk bëhen rastësisht, aty janë arsye historike. Kur Zvicra, e banuar me rreth 95 për qind kristianë, nuk pengon shamijat dhe vajzat e komunitetit musliman shkojnë pa probleme në shkolla, nuk kuptoj pse duhet të jetë kjo problem për Kosovën ?!… Prandaj mesazhi im për Kosovën është i qartë se qeveria nuk ka të drejtë të ndaloj shaminë në shkolla nëse pretendon të jetë e hapur dhe demokratike. Për këtë çështje të shamisë, femrat shqiptare të komunitetit mysliman janë ato që vendosin vetë dhe jo familja e as qeveria”, -ka deklaruar në fund për “Presheva jonë” profesor Ramadani.shekulli.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi