Ja sa i paguan ISIS-i shqiptarët që luftojnë për të
Tue 10 Mar 2015 - 1:35
Sekretari i Përgjithshëm i Bashkësisë Islame të Kosovës, Resul Rexhepi, ka thënë se të rinjtë dhe meshkujt e papunë në Kosovë u premtohet një rrogë mujore prej deri 30 mijë dollarë që të luftojnë për ISIS-in.
Në një intervistë për të përditshmen norvegjeze, Rexhepi thotë se situata e rënduar ekonomike në vend po kthen shumë të rinj në radikal.
“Të rinjve, meshkujve të papunë u premtohet një rrogë mujore prej 20 deri 30 dollarë që ata të udhëtojnë në Siri dhe Irak për të luftuar përkrah ISIS-it”, thotë Rexhepi.
Paga mesatare në Kosovë është 200 euro në muaj dhe vendi ka një normë papunësie të të rinjve mbi 55%.
Rexhepi ka frikë se situata e rënduar ekonomike në vend do të bëjë që shumë të rinj myslimanë të radikalizohen.
“Fatkeqësisht ata i kanë shpëlarë trurin të rinjve tanë. Ky është një turp. Heroizmi më i madh është të ndihmosh familjen dhe vendin dhe jo të bëhesh pjesë e asaj që quhet luftë e shenjtë”, thotë më tej Rexhepi.
/Shekulli Online/
Re: Ja sa i paguan ISIS-i shqiptarët që luftojnë për të
Wed 11 Mar 2015 - 1:29
Paradhenje i marrin, apo kush te shpetoje?
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi