Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Shqiptarët  që luftojnë në Siri, rekrutohen në Tiranë Empty Shqiptari i vrarë në Siri, tezja: Besonte në fenë islame, tha se punonte në Arabi

Tue 28 Jan 2014 - 21:57
Lajmi i kobshëm ka mbërritur edhe tek familjarët nga bashkëshortja e tij e cila prej 6 muajsh shoqëronte bashkëshortin në Siri së bashku me vajzën 2-vjeçare ndërsa priste të sillte në jetë edhe një tjetër fëmijë. (er.cu/BalkanWeb)
ME VJEN KEQ PER ATA FEMIJE QE KISHIN PER BABA KETE LLOJ TIPI QE LE FEMIJET DHE SHKON E FUT HUNDET ATY KU NUK I TAKON
POSHTE KENI DHE OPINIONET DHE KOMENTET E NJEREZVE TE NDRYSHEM NE SHQIPERI SE CMENDIM KANE PER ATA QE SHKOJNE NE LUFTE NE SIRI


http://www.balkanweb.com/kryesore/1/shqiptari-i-vrare-ne-siri-tezja-besonte-ne-fene-islame-na-tha-se-punonte-ne-arabi-170019.html
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shqiptarët  që luftojnë në Siri, rekrutohen në Tiranë Empty Re: Shqiptarët që luftojnë në Siri, rekrutohen në Tiranë

Tue 28 Jan 2014 - 22:13
Shqiptari i vrarë në Siri, tezja: Besonte në fenë islame, na tha se punonte në Arabi

Shqiptarët  që luftojnë në Siri, rekrutohen në Tiranë 79835_4

Nga: ENKELEJDA SKENDERASI


Shqiptari i vrarë në Siri, tezja: Besonte në fenë islame, na tha se punonte në ArabiPOGRADEC - 28-vjeçari Bledar Hamza, nga fshati Leshnicë i rrethit të Pogradecit, është shqiptari i vrarë dy ditë më parë në Siri. Lajmi i kobshëm ka mbërritur edhe tek familjarët nga bashkëshortja e tij e cila prej 6 muajsh shoqëronte bashkëshortin në Siri, së bashku me vajzën 2-vjeçare ndërsa priste të sillte në jetë edhe një tjetër fëmijë. Familjarët tregojnë se 28-vjeçari, prej kohësh ishte përqëndruar tek feja islame dhe u largua nga Shqipëri 1 vit e gjysmë më parë, ndërsa asnjëherë nuk e tregoi vendndodhjen e tij të vërtetë.

Ata tregojnë se 28-vjeçari u kishte thënë familjarëve se ndodhej në Arabi dhe askush nuk shqetësohej për fatin e tij.

"Iku 1 vit e gjysmë më parë. Na tha se do shkonte në Arabi dhe do të punonte. Në verë mori dhe bashkëshorten me vete, të dy ishin besimtarë. Asnjëherë nuk na treguan të dy për të vërtetën se ku ndodheshin, por Bledi tha se punonte kuzhinier. Sirinë nuk e përmendi kurrë.'- tha tezja e 28-vjeçarit Zeliana Lipo.

Familjarët i bëjnë apel shtetit të sjellë sa më parë trupin në Shqipëri. Vetëm në fshatin Leshnicë janë edhe tre të rinj të tjerë të cilët janë larguar në Siri duke luftuar kundër regjimit të Assad, njëri prej tyre ka humbur kontaktet me familjarët 9 muaj më parë dhe askush nuk di asgjë për fatin e tij.


(er.nu/BalkanWeb)

Oiii kane filluar edhe Pogradecaret te meren me keto! Eh lumja ne qe na mban ky dhe....po mire mo veten se doni po familjet ku i coni? Do me thoni ju sdoni as veten jo me njeri te gjalle...pervec Allahut padyshim qe sbehet fjale..Epo mire t'ju behet se fundja e zgjodhet vete!!
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Shqiptarët  që luftojnë në Siri, rekrutohen në Tiranë Empty Shqiptarët që luftojnë në Siri, rekrutohen në Tiranë

Thu 30 Jan 2014 - 13:43


Shqiptarët që luftojnë në Siri, rekrutohen në TiranëPOGRADEC-Fakte të reja dalin në pah për shqiptarët që luftojnë në Siri. Familjarët e 26-vjeçarit Ervis Alinji nga fshati Lishnicë i Pogradecit hedhin dyshime se ai dhe te tjerë të rinj nga Pogradeci janë mashtruar në emër të fesë në një Xhami në kryeqytet dhe më pas janë dërguar në Siri ku dhe luftojnë, krah rebelëve.

Ervis Alinji 26-vjeçar është një tjetër i ri nga fshati Leshnicë i rrethit të Pogradecit i cili rezulton i zhdukur prej rreth një viti dhe familjarët e tij pretendojnë se ndodhet në Siri. Familjarët shprehen se komunikimi i fundit me të ka qenë para 3 muajsh ku ai mbante sekret vendodhjen duke u thënë se ndodhej herë në Gjermani dhe herë në Arabi. Ka qënë e dashura e 26-vjecarit ajo e cila u ka treguar të vërtetën e hidhur familjarëve ,se ai ishte në Siri . Sipas familjarëve pas kthimit nga Greqi ai ka qëndruar për 10 ditë në Tiranë në një xhami dhe më pas është larguar. Ata hedhin dyshime ashtu si dhe për të rinj të tjerë nga Pogradeci se janë mashtruar nga një turk në kryeqytet, me pretendimin se në Siri do të shkonin për fenë islame dhe nuk ekanë ditur se do radhiteshin në krah të rebelëve.

“Në kohën që më ka ikur djali mua janë bërë katër vetë dhe kanë shkuar në xhaminë e Tiranës. I kërkoj shtetit të më kthejë djalin, dhe të gjejnë atë komandantin e këtyre, se është në xhaminë e Tiranës ai i drejton këta. Se ka ikur dhe një djalë tjetër nga Leshnica”- tregon Hamdi Alinji babai i 26-vjeçarit.

“Mua më thanë që ka ikur për fe. Është gënjyer , është mashtruar. Njoftimin e kam marrë nga myftiu i Korçës. Është mashtruar nga dikush dhe ka ndenjur 10 ditë në xhami në Tiranë, hante , pinte , flinte në xhami ato 10 ditë. E mernim në telefon dhe na thoshte jam në xhami. Po si fle në xhami e pyeste xhyshi? Kështu na e kërkon feja thoshte. Pas 10 ditësh u kthye ndenji dy ditë në shtëpi dhe më pas u largua përsëri.”- rrëfen vëllai i të riut.

Familja Alinji shpreson që shteti shqiptar ta ndihmojë në gjetjen e të riu dhe ta kthejë atë në shtëpi.S ipas të dhënave vetëm nga fshati Leshnicë në rrethin e Pogradecit kanë shkuar të organizuar në Siri katër të rinj, ndërsa mësohet se ata nuk janë të vetmit shqiptarë që rekrutuar dhe po luftojnë krah rebelëve në Siri.

Një ditë më parë u mësua se një shqiptarë u vra në siri, i cili luftonte për krah rebelve kundër regjimit të bshar Al Asad, ai do të identifikohej si 28-vjeçari Bledar Hamza, nga fshati Leshnicë i rrethit të Pogradecit po banor i kësaj zonë.

(a.n/BalkanWeb)
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Shqiptarët  që luftojnë në Siri, rekrutohen në Tiranë Empty Re: Shqiptarët që luftojnë në Siri, rekrutohen në Tiranë

Thu 30 Jan 2014 - 13:43
po pati ndonje knej nga forumi yne le te shkoje e te rregjistrohet per xhihad grrrr grrrr  nje trap me pak
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shqiptarët  që luftojnë në Siri, rekrutohen në Tiranë Empty Re: Shqiptarët që luftojnë në Siri, rekrutohen në Tiranë

Thu 30 Jan 2014 - 22:42
Shqiptarët në Siri, dyshimet e familjarëve: Mashtrohen nga feja, rekrutohen në Tiranë
Shqiptarët  që luftojnë në Siri, rekrutohen në Tiranë 79953_1
POGRADEC-Fakte të reja dalin në pah për shqiptarët që luftojnë në Siri. Familjarët e 26-vjeçarit Ervis Alinji nga fshati Lishnicë i Pogradecit hedhin dyshime se ai dhe te tjerë të rinj nga Pogradeci janë mashtruar në emër të fesë në një Xhami në kryeqytet dhe më pas janë dërguar në Siri ku dhe luftojnë, krah rebelëve.

Ervis Alinji 26-vjeçar është një tjetër i ri nga fshati Leshnicë i rrethit të Pogradecit i cili rezulton i zhdukur prej rreth një viti dhe familjarët e tij pretendojnë se ndodhet në Siri. Familjarët shprehen se komunikimi i fundit me të ka qenë para 3 muajsh ku ai mbante sekret vendodhjen duke u thënë se ndodhej herë në Gjermani dhe herë në Arabi. Ka qënë e dashura e 26-vjecarit ajo e cila u ka treguar të vërtetën e hidhur familjarëve ,se ai ishte në Siri . Sipas familjarëve pas kthimit nga Greqi ai ka qëndruar për 10 ditë në Tiranë në një xhami dhe më pas është larguar. Ata hedhin dyshime ashtu si dhe për të rinj të tjerë nga Pogradeci se janë mashtruar nga një turk në kryeqytet, me pretendimin se në Siri do të shkonin për fenë islame dhe nuk ekanë ditur se do radhiteshin në krah të rebelëve.

“Në kohën që më ka ikur djali mua janë bërë katër vetë dhe kanë shkuar në xhaminë e Tiranës. I kërkoj shtetit të më kthejë djalin, dhe të gjejnë atë komandantin e këtyre, se është në xhaminë e Tiranës ai i drejton këta. Se ka ikur dhe një djalë tjetër nga Leshnica”- tregon Hamdi Alinji babai i 26-vjeçarit.

“Mua më thanë që ka ikur për fe. Është gënjyer , është mashtruar. Njoftimin e kam marrë nga myftiu i Korçës. Është mashtruar nga dikush dhe ka ndenjur 10 ditë në xhami në Tiranë, hante , pinte , flinte në xhami ato 10 ditë. E mernim në telefon dhe na thoshte jam në xhami. Po si fle në xhami e pyeste xhyshi? Kështu na e kërkon feja thoshte. Pas 10 ditësh u kthye ndenji dy ditë në shtëpi dhe më pas u largua përsëri.”- rrëfen vëllai i të riut.

Familja Alinji shpreson që shteti shqiptar ta ndihmojë në gjetjen e të riu dhe ta kthejë atë në shtëpi.S ipas të dhënave vetëm nga fshati Leshnicë në rrethin e Pogradecit kanë shkuar të organizuar në Siri katër të rinj, ndërsa mësohet se ata nuk janë të vetmit shqiptarë që rekrutuar dhe po luftojnë krah rebelëve në Siri.

Një ditë më parë u mësua se një shqiptarë u vra në siri, i cili luftonte për krah rebelve kundër regjimit të bshar Al Asad, ai do të identifikohej si 28-vjeçari Bledar Hamza, nga fshati Leshnicë i rrethit të Pogradecit po banor i kësaj zonë.

(a.n/BalkanWeb)
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shqiptarët  që luftojnë në Siri, rekrutohen në Tiranë Empty Re: Shqiptarët që luftojnë në Siri, rekrutohen në Tiranë

Thu 30 Jan 2014 - 23:36

Djalin tim e mashtruan në emër të fesë islame dhe e dërguan në Siri. Kam 9 muaj që nuk di asgjë për fatin e tij. Shteti të më ndihmojë të gjej tim bir dhe të vërë para ligjit mashtruesit". Kështu u shpreh dje nëna e 26-vjeçarit Ervis Alinji nga fshati Leshnicë e Pogradecit. Ashtu si dhe bashkëfshatari i tij, Bledar Hamza, i cili mbeti i vrarë mesditën e së dielës duke luftuar përkrah rebelëve për të rrëzuar regjimin e Bashar Al-Assad, Alinji u ka mbajtur sekret vendndodhjen familjarëve, duke u thënë se ndodhej herë në Gjermani dhe herë në Arabi. (da.xha/BalkanWeb)
Sponsored content

Shqiptarët  që luftojnë në Siri, rekrutohen në Tiranë Empty Re: Shqiptarët që luftojnë në Siri, rekrutohen në Tiranë

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi