Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Siri, fëmijët “rekrutohen” nga grupet e armatosura Empty Siri, fëmijët “rekrutohen” nga grupet e armatosura

Wed 13 Mar 2013 - 10:41
Siri, fëmijët “rekrutohen” nga grupet e armatosura Femijet-siri

Një numër në rritje i fëmijëve në Siri po rekrutohen nga grupet e armatosura nga të dyja palët e konfliktit, ka bërë të ditur “Save the Children” në një raport.

Fëmijët janë duke u përdorur si roje, informatorë, luftëtarë dhe në disa raste si mburoja njerëzore, njoftoi shoqata britanike e bamirësisë në “Fëmijëria nën zjarr”.

Rreth 2 milionë fëmijë kanë nevojë për ndihmë në Siri, llogarit me përafërsi “Save the Children”. Sipas saj, konflikti 2-vjeçar ka ndikuar në të gjitha aspektet e jetës së tyre.

Kërkues nga Turqia kanë zbuluar se 3 nga 4 fëmijë në Siri, të cilët janë intervistuar, kanë humbur një person të dashur për shkak të luftimeve, thuhet në raport.

Shumë prej tyre kanë humbur mundësinë për kujdes shëndetësor dhe po jetojnë në kushte aspak higjenike, ku rreziku për sëmundje është shumë i lartë. Familjet e tyre vuajnë për bukë, pasi mungesat e ushqimeve kanë bërë që çmimet të shkojnë përtej mundësive të familjeve më të varfra.

Edukimi i tyre është ndërprerë, pasi rreth 2000 shkolla janë shkatërruar nga luftimet, ose janë bërë vende strehimi të përkohshme për personat e zhvendosur.

Fëmijët në Siri janë “viktimat e harruara të konfliktit, të cilët përballen me vdekjen, traumat dhe vuajtje të ndryshme, duke qenë edhe të privuar ndaj ndihmave humanitare”, thuhet në raport.

“Save the Children” ka apeluar për ndihmë ndërkombëtare, por ka shtuar: “E vetmja mënyrë për t’i ndërprerë vuajtjet e tyre është t’i jepet fund luftës”.

Raporti shton më tej se është zbuluar një trend në rritje i fëmijëve nën moshën 18 vjeç, që përdoren nga grupet e armatosura nga të dyja palët e konfliktit.

Për shumë fëmijë dhe familjet e tyre, kjo shihet si një burim krenarie, thuhet në raport, por disa fëmijë po rekrutohen me forcë në aktivitete ushtarake.

Në disa raste, fëmijët e moshave 8-vjeçare përdoren si mburoja humane, deklarohet në raport.

Një grup i lidhur me opozitën ka dokumentuar vdekjet e të paktën 17 fëmijëve të lidhur me grupet e armatosura, që prej fillimit të konfliktit. Shumë të tjerë janë plagosur rëndë, duke mbetur në disa raste edhe invalidë, bën të ditur raporti.

/top channel/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi