Arrestohen kosovarët që kanë luftuar në Siri, dyshohen për terrorizëm
Tue 12 Nov 2013 - 21:19
Disa kosovarë, të cilët dikur kanë luftuar në Siri, janë arrestuar nga policia pasi akuzohen për terrorizëm.
Genc S. i cili mban nofkën luftarake “Ebu Hafs Al Albani” është arrestuar të mërkurën nga policia e Kosovës. Ai pretendon se është ndjekës i udhës së “Al-Kaidës” në Ballkan dhe paralajmëron ardhjen e saj së shpejti.
“Al Albani” ka qenë para disa kohësh në Siri, si luftëtar nga Kosova, së bashku me shqiptarë të tjerë. Por, kthimi në Kosovë e ka bërë atë të dyshimtë. Policia ka nisur ta përgjojë atë për një kohë të gjatë, derisa e ka arrestuar. Të premten, i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, shkruan “Koha Ditore”. Policia ka arrestuar edhe shokët të tij në aksionin që është zhvilluar në Prishtinë dhe Gjilan, dhe ka zbuluar armë dhe një sasi eksplozivi të lidhur me telefona celular të gatshëm për shpërthim. Valon Sh., Musli H., Ardian M. Dhe Nuredin S. dyshohet se, janë arrestuar pas hetimeve që janë zhvilluar kundër tyre, rreth veprimeve që kanë të bëjnë me Sirinë. Ndërsa Bekim M. dyshohet vetëm për sulm të rëndë fizik, të ushtruar ndaj dy shtetasve amerikanë, pjesëtar të një organizate të krishterë që në Kosovë shpërndanin fletushka fetare. Arrestimet u kryen në kuadër të operacionit policor “Uragani”, të zhvilluar ditë më parë.
/Shekulli Online/ E.L./

- Rrëfimi i shqiptarit që ka luftuar në Siri
- Ministri arab: Të parandalohet dërgimi i personave për të luftuar në Siri
- Kosovarët në Siri: Për të mbrojtur nderin e “motrave myslimane”
- Dhjetë kosovarët që i kanë bërë më së shumti dëme Shqipërisë në 100 vitet e fundit
- Sirianët nuk kanë luftuar për shqiptarët, pse shqiptarët të luftojnë për ata?
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi