- LegjendaAnetar i perjashtuar
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 40
Postime : 5560
Hobi : FUTBOLL
Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
Anetaresuar : 19/02/2012
Dhjetë kosovarët që i kanë bërë më së shumti dëme Shqipërisë në 100 vitet e fundit
Fri 7 Mar 2014 - 15:37
Kastriot Myftar, një gazetar nga Tirana i njohur për teoritë e tij të konspiracionit, ka hartuar një listë prej dhjetë emrash/kosovarësh, që sipas tij, i kanë shkaktuar dëme të mëdha Shqipërisë në këto 100 vitet e fundit.
Në krye të listës është Cena (Hysen) beg Kryeziu, më pas vjen Kadri Lutfulla (i njohur si Hoxha Kadri, dhe i vetëquajtur Kadri Prishtina), Elhami Nimani, Ramadan Çitaku, Xhafer Spahiu, Xherdan Shaqiri, Rexhep Qosja, Zana Xhuka (Gjuka), Milaim Zeka dhe Hysamedin Feraj.
Vlen të theksohet se katër nga “dhjetëshja e kosovarëve të dëmshëm”, janë ende gjallë: Rexhep Qosja, Zana Xhuka, Xherdan Shaqiri, Milaim Zeka dhe Hysamedin Feraj.
Ne po sjellim me shkurtime arsyetimet e Myftarajt se pse këta kosovarë i kanë shkaktuar dëme Shtetit Shqiptar.
1) Cena (Hysen) beg Kryeziu (1894-1927)
Hysen beg Kryeziu, i njohur si Cena begu ishte nga fisi i Kryezinjve të Gjakovës. E gjithë veprimtaria e tij tregon se si fillim ka qenë agjent i paguar i shërbimit të fshehtë të Malit të Zi, më pas i Serbisë, dhe në vazhdim i Jugosllavisë mbretërore të kontrolluar nga serbët. Kur Esat Pashë Toptani shkoi në Serbi në 1914, për të marrë mbështetjen për të krijuar një forcë të armatosur me të cilën do të merrte pushtetin në Shqipëri, serbët i dhanë Toptanit edhe Cena begun, si njeriun e tyre të besuar. Cena begu rekrutoi me pagesë shqiptarë të Kosovës për këtë aksion. Me këtë forcë dhe me mbështetësit e tij në Shqipëri, Esat Pasha, në tetor 1914 hyri në Durrës, që në atë kohë ishte kryeqyteti i Shqipërisë dhe vendosi pushtetin e tij, si vasal i Serbisë. Sipas kërkesës së Serbisë, Esat Pasha e emëroi Cena begun nënprefekt në krahinën kufitare të Hasit. Kur ushtria e Austro-Hungarisë i çliroi trojet shqiptare nga pushtuesit serbë e malazezë, dhe e dëboi Esatin nga Shqipëria në nisje të vitit 1916, Cena begu qëndroi në male, me porosi të serbëve. Por austro-hungarezët e arrestuan dhe internuan në zonën çeke të Imperisë. Pas përfundimit të luftës botërore Cena begu u kthye në vendlindje nëpërmjet Beogradit, ku ripërtëriu marrëveshjen me serbët që kontrollonin shtetin e ri jugosllav. Serbët i dhanë Cena begut pasaportën jugosllave dhe e bënë kryetar të Komunës së Gjakovës. Por shpejt serbëve u lindi nevoja që ta përdornin Cena begun në Shqipëri. Kur Ahmet Zogu e pa se Klika, siç quhej organizata sekrete që bëri Kongresin e Lushnjës (kjo organizatë veten e quante “Krahu Kombëtar”), pasiqë e kishte përdorur, kërkonte ta eliminonte politikisht dhe madje edhe fizikisht, kërkoi të gjente mbështetjen e Serbisë. Serbët e këshilluan të bënte aleancë me Cena begun dhe nxitën martesën e motrës së Zogut, Nafijes me Cena begun. Kjo aleancë ishte vendimtare për aksionin e armatosur që ndërmori Zogu në 1924, për të marrë pushtetin në Shqipëri dhe që zuri fill në Beograd. Mbi Cena begun ra kështu nderi i dyshimtë që dy herë kishte ndihmuar që të merrej pushteti me dhunë në Shqipëri, për llogari të Serbisë. Sipas kërkesës së serbëve Zogu, në fillim të vitit 1925, e emëroi Cena begun komandant të zonës ushtarake të Shkodrës, me gradën kolonel, ndonëse Cena begu vazhdonte të ruante shtetësinë jugosllave. Pas disa muajsh, Zogu me ndërhyrjen e jugosllavëve e emëroi Cena begun ministër të Punëve të Brendshme, me ç’ rast Cena begu dorëzoi pasaportën jugosllave.
2) Kadri Lutfulla (i njohur si Hoxha Kadri, dhe i vetëquajtur Kadri Prishtina) (1878-1925)
Kadri Lutfullai mund të quhet si pararendësi i atyre prijësve islamikë të botës së tretë, të cilët në kohën e Luftës së Ftohtë u përpoqën që të bashkojnë në një simbol hibrid Gurin e Zi të Mekës dhe Yllin e Kuq të Moskës. Kur erdhi në Shqipëri në 1914, krenohej me këmbën që kishte humbur në burgjet e Imperisë Otomane, kur në fakt kishte bërë burg si ekstremist islamik, përtej limitit që tolerohej edhe në Stamboll. Që kur erdhën shqiptarët e Kosovës në Vlorë, në fund të vitit 1912 dhe në fillim të vitit 1913, atje u krijua një komitet i fshehtë që u njoh si Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës. Kur Kadri Lutfullai erdhi në Shqipëri, në 1914, ai me intrigat e ti dhe arin otoman e mori nën kontroll këtë lëvizje bërthama e së cilës ishte zhvendosur në Shkodër për shkak se Durrësi, kryeqyteti i Shqipërisë ishte pushtuar nga rebelët islamikë të Haxhi Qamilit. Me këtë të fundit Hoxhë Kadriu ishte në marrëdhënie shumë të mira. Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës kishte pasur që në fillim profilin e një lëvizje nacionale laike, dhe si i tillë u konfirmua në Durrës me luftën kundër rebelimit islamik që kishte rrethuar kryeqytetin e Shqipërisë. Hoxhë Kadriu i dha një profil islamik Komitetit dhe gazetës së tij, me propagandën e palodhur islamike që bënte me gojë me shkrim ky hoxhë grafoman. Në fillim të viteve njëzet Hoxhë Kadriu e lidhi Komitetin me Kominternin, qendrën e komunizmit ndërkombëtar të Moskës, që kishte dërguar në Ballkan emisarët e vet. Hoxhë Kadriu mbështeti revolucionin fanolist të organizuar nga Kominterni, por nuk mori dot pjesë aktive në të, për shkak se në atë kohë ishte i sëmurë. Ai vdiq në vitin 1925, duke lënë kujtime të cilat e mbesa e tij, ish-drejtoresha e përgjithshme e Arkivit të Shtetit, Nevila Nika, e ka parë të paarsyeshme t’ i botojë si libër. Por Kadri Hoxha ka dhe disa bëma të tjera të dokumentuara që i di mirë zonja Nevila Nika dhe që kanë të bëjnë me vrasjen e Avni Rustemit. Këto ia fshehu edhe Enver Hoxha.
3) Elhami Nimani (1917-1998)
Elhami Nimani, nga Gjakova, është një nga pesëmbëdhjetë themeluesit e Partisë Komuniste të Shqipërisë në nëntor 1941, kur mori pjesë në mbledhjen themeluese në Tiranë, si përfaqësues i grupit komunist, të quajtur Grupi i Të Rinjve. Elhami Nimani kishte ardhur në Shqipëri për studime. Pjesëmarrjen e tij në mbledhjen themeluese e kërkuan emisarët komunistë serbë, Miladin Popoviç dhe Dushan Mugosha, të cilët asistuan në mbledhjen themeluese si të dërguar të plotfuqishëm dhe e drejtuan partinë që nga themelimi e deri në 1944. Elhami Nimani u bë themelues i PKSH, ndonëse kishte edhe shtetësinë jugosllave. Elhami Nimani ishte i treti themelues me shtetësi jugosllave, veç dy sllavëve të Grupit Komunist të Shkodrës, Vasil Shanto dhe Kristo Themelko. Elhami Nimani u qëndroi besnik serbëve deri në fund të jetës. Ai u martua me një serbe, dhe jetoi deri në fund të jetës në Beograd, ndonëse, si për të nderuar aleancën-serbo-greke, vdiq në Florinë (Follorinë) të Greqisë, ku kishte një shtëpi pushimi. Por u varros në Beograd, ashtu siç e kishte dëshiruar vetë.
4) Ramadan Çitaku
(1914-1990), Ramadan Çitaku, i lindur në Mitrovicë, duke qenë një nga njerëzit më të besuar të shefit faktik të Partisë Komuniste të Shqipërisë, serbit Miladin Popoviç, ishte një ndër anëtarët e së parës Byro Politike të Partisë Komuniste të Shqipërisë, të krijuar që në mars 1943. Ndonëse u përjashtua nga Byroja Politike në 1944, ai, që nga viti 1944 deri në 1948 mbajti postin veçanërisht kyç për atë kohë të Ministrit të Financave, në qeverinë ku Kryeministër ishte Enver Hoxha. Këtë post, Çitaku, i cili kishte vetëm arsimin e mesëm, e mori qartësisht me ndikimin e jugosllavëve se në atë kohë këta qenë të interesuar për arin shqiptar, që do të konfiskonte regjimi komunist shqiptar. Sipas dokumenteve të vetë regjimit komunist në periudhën kur Çitaku ishte ministër janë konfiskuar nga regjimi komunist rreth 350 ton ar që zotërohej privatisht nga qytetarët e Shqipërisë. Në 1946, renegati nga Kosova, Ramadan Çitaku u bë kryetari i parë i shoqatës së miqësisë Shqipëri-Jugosllavi, që u themelua në Tiranë. Në 1948 Çitaku u bë ambasador i Shqipërisë në Beograd. Pas prishjes me Jugosllavinë Çitaku, i cili u kthye në Shqipëri në tetor 1948, nuk u ndëshkua si projugosllav por mori poste të rëndësishme duke qenë ambasador i Shqipërisë në vende të ndryshme, dhe Drejtor për shumë kohë i Arkave të Kursimit, e vetmja bankë ku depozitoheshin kursimet e shtetasve shqiptarë gjatë kohës së regjimit komunist.
5) Xhafer Spahiu
Xhafer Spahiu, i lindur në Gjakovë, në 1923, ishte shqiptari i vetëm me origjinë nga Kosova, në udhëheqjen e lartë komuniste të Shqipërisë, pas vitit 1948. Një nga arsyet që ai u përkrah nga Enver Hoxha ishte se Xhafer Spahiu ishte kunati i Adil Çarçanit, njeriut të besuar të Enver Hoxhës nga Gjirokastra. Motra e Xhaferit, Havaja ishte martuar me Adil Çarçanin. Xhafer Spahiu ka qenë Ministër i Industrisë në vitet 1959-1966 dhe ministër i Industrisë dhe Minierave në vitet 1967-1980. Në këtë post, Xhafer Spahiu u bë zbatues i rreptë i vendimit paranoid të Enver Hoxhës për të vazhduar politikën e industrializmit të rëndë stalinist të vendit, edhe pas prishjes me Bashkimin Sovjetik, kur nuk kishte asnjë mundësi që Shqipëria ta realizonte këtë utopi shkatërrimtare. Kështu që Xhafer Spahiu është një nga personat që është më së shumti përgjegjës për katastrofën e ekonomisë shqiptare të asaj kohe, si dhe për katastrofën mjedisore që solli projekti për industrializimin stalinist të vendit, i cili u realizua më së shumti me teknologji të vjetëruar të marrë nga Kina maoiste.
6) Xherdan Shaqiri
Xherdan Shaqiri me origjinë nga Gjilani, i lindur në 1991, është shqiptari i Kosovës që i ka bërë më së shumti dëm imazhit të Shqipërisë, me plagët e rreme në gjoksin dhe qafën e tij që demonstroi në përfundim të ndeshjes së futbollit Zvicër-Shqipëri, që u luajt në Lucernë të Zvicrës në 11 shtator 2012. Që para se të niste ndeshja Zvicër-Shqipëri e luajtur në Lucernë, në 11 shtator 2012, u duk qartë se kamerat televizive zvicerane qenë të fokusuara për të gjetur detaje që do të vërtetonin dramën e paralajmëruar në media që ditë para ndeshjes, pra se ndaj lojtarëve zviceranë me kombësi shqiptare do të ushtrohej dhunë psikologjike nga ana e shikuesve shqiptarë në shkallët e stadiumit dhe nga ana e lojtarëve të Shqipërisë në fushë. Kështu që duket shumë e habitshme që kamerat televizive zvicerane nuk e fiksuan dhe nuk e shfaqën live momentin kur Shaqiri u mësy me thonj duke iu shkaktuar ajo çjerrje që duket si prej kthetrash dragoni. Ky veprim iu atribua lojtarit të Shqipërisë, Ansi Agolli, thjesht për faktin se ai pati disa duele me Shaqirin gjatë lojës, por nuk mundën të japin pamjet televizive për këtë. Në faqen zyrtare online të FIFA-s u shfaq një foto e një dueli mes Ansi Agollit dhe Shaqirit gjatë ndeshjes, por në këtë foto Agolli i kishte të dy duart pas shpinës së Shaqirit, të ulura poshtë. Në faqen zyrtare online të skuadrës nacionale zvicerane u shfaq një video prej 10 minutash mbi ndeshjen Zvicër-Shqipëri, me pamje televizive të zgjedhura, nga të gjitha këndet, por kurrgjë mbi momentin e çjerrjes së Shaqirit. Në faqen zyrtare online të Federatës së Futbollit të Zvicrës u dhanë foto dhe video mbi ndeshjen por asgjë që të tregonte momentin e çjerrjes së Shaqirit.
7) Rexhep Qosja
Ky ka lindur në 1936 në Vuthaj, në Malin e Zi të sotëm, por krejt veprimtarinë e tij e ka në Kosovë. Rexhep është një studiues grafoman, por që nuk ka sjellë asnjë tezë të re në fushat në të cilat ka shkruar. Njëqind vite pas vdekjes së tij, ai do të mbahet mend e shumta për mbrojtjen që i bëri përdorimit të simbolit serb të tre gishtave nga Partia Socialiste e Shqipërisë në protestat e vitit 1997 dhe në fushatën zgjedhore të atij viti në Shqipëri. Qosja vështirë se nuk e kupton që e gjithë bota në 1997 e njihte tashmë simbolin e tre gishtave si symbol serb, për shkak të përdorimit të tij prej serbëve në luftrat në Jugosllavi që prej vitit 1991, kështu që bota natyrshëm do të mendonte se protestuesit e pranverës 1997 në Shqipëri qenë thjesht filoserbë.
Zana Xhuka (Gjuka)
E lindur në Tirane, ne 1962 në një familje me origjinë nga Peja. I ati i saj, kishte ndryshuar mbiemrin nga “Gjuka” në “Xhuka”, për të mos u dukur si kosovar, se këta nuk shiheshin me sy të mirë në regjimin e Enver Hoxhës. Si zëvendësministre e Mbrojtjes e Shqipërisë, Zana Gjuka (Xhuka) firmosi marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Greqisë për varrezat e ushtarëve grekë në Shqipëri, që Greqisë i duhet për arsye gjeopolitike për të krijuar tempuj nacional-religjiozë greke në Shqipëri. Për këtë shërbim Zana Xhuka u shpërblye duke u zgjedhur nga parlamenti në postin e drejtueses së Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Verifikimit të Pasurive, nga ku e shkarkoi PS para disa ditësh. Ndonëse Zana Xhuka, kosovarja e keqe e Shqipërisë, u ankua në ambasadën greke, duke kërkuar paraprakisht që grekët të ndërhynin pranë Edi Ramës që të mos e shkarkonte atë. Por tashmë kosovarja e keqe e Shqipërisë nuk iu duhej më grekëve.
9) Milaim Zeka
I lindur në 1962, në vitin 1983 emigroi në Suedi. Në vitin 1985, kur Shqipëria e izoluar ishte shndërruar në një kamp përqëndrimi të banuar nga njerëz të terrorizuar nga diktatura, të uritur e të veshur keq, Milaimi erdhi në Tiranë nga Suedia, me rastin e varrimit të Enver Hoxhës dhe u shfaq te varri në krah të Nexhmije Hoxhës dhe të Ramiz Alisë, si i riu kosovar, që “në emër të kosovarëve”, siç tha Nexhmija hodhi karafilat e kuq mbi arkivolin e Enver Hoxhës.
10) Hysamedin Feraj
Hysamedin Feraj ka lindur në fshatin Goden të Gjakovës në vitin 1962. Në 1981 ai u arratis nga Jugosllavia në Shqipëri, në rrethana mëse të dyshimta. Për këtë pjesë të jetës së tij, z. Feraj nuk flet kurrë publikisht, por vetëm privatisht. Sipas atyre që dëshmoi Feraj kur u pyet nga Sigurimi i Shtetit pas ardhjes në Shqipëri, ai pretendon se u arratis për shkak se donte ta arrestonte UDBa (SDB quhej në atë kohë). Sipas z. Feraj kur erdhën për ta arrestuar njerëzit e UDB e pyetën nëse ai ishte Isa Feraj. Hysamedinin e quanin shkurt edhe Isë, ose Isa. Feraj iu përgjigj se ai ishte Hysamedin Feraj dhe jo Isa Feraj dhe u tregoi letrën e njoftimit. Njerëzit e UDB-së u bindën dhe u larguan duke e lënë të qetë. Hysamedini pas kësaj u arratis në Shqipëri. Nuk ka dyshim se njerëzit e UDB-s nuk qenë kaq naivë, se ata para se të arrestonin nje irredentist kundërrevolucionar, siç i quanin veprimtarët atdhetarë shqiptarë, e vëzhgonin mirë për të kqyrur lidhjet e tij, dhe kur shkonin për ta arrestuar e dinin mirë se cili ishte personi që do të arrestonin. Por këtë përrallë se si i iku UDB-s për duarsh, Hysamedini e ka mësuar nga librat e Enver Hoxhës, posaçërisht libri “Kur lindi Partia”, ku Enver Hoxha tregon se si ai i shpëtoi arrestimit nga fashistët që kishin shkuar në dyqanin “Flora”, në tetor 1941. Sipas versionit të Enver Hoxhës, fashistët pyetën se cili ishte Enver Hoxha (Paskëshin shkuar të arrestonin një komunist të rrezikshëm të cilin nuk e njihnin as për fytyrë?!) dhe vetë Enver Hoxha u tha se po shkonte të njoftonte Enver Hoxhën dhe doli nga dera e pasme e dyqanit dhe mori rrugën që e çoi në… Beograd, në 1946. Hysamedinit i ndodhi e njëjta gjë por me një ndryshim. Hysamedinin UDB e lejoi të shkonte në Shqipëri. Gjakova, vendlindja e Ferajt ka nxjerrë një humorist të famshëm në Kosovë, të quajtur Besim Dina, të cilin e kur kam kohë e përcjell dhe unë, në Oxygen shoë të tij, në KTV. Meqënëse Besim Dina i ngjan në pamje Hysamedin Ferajt, kështu që do të mund ta luante mirë rolin e Hysamedinit në një komedi ku tregohet historia se si i iku ai UDB-s. Nëse Sigurimi i Shtetit do të kishte pasur vërtet si qëllim të luftonte agjentët e UDB-s që hynin në Shqipëri, atëherë Hysamedinin, me historinë që tregoi se si shpëtoi nga UDB duhet ta kishin rrasur në burg, siç u bë me shumë shqiptarë të tjerë nga Kosova. Por ndodhi e kundërta, Sigurimi i Shtetit e besoi historinë e Hysamedinit dhe këtij të fundit iu dha e drejta e studimit në Universitetin e Tiranës, sipas kërkesës së tij, për filozofi marksiste-leniniste. Kur Hysamedini diplomoi atë e mbajtën në Universitet si mësimdhënës (pedagog). Nëse kur ra Muri i Berlinit këtij Hysamedinit do t’ i kishte rënë një tullë e tij mbi krye, vështirë se do të kishte bërë mendja e tij një ndryshim më të çuditshëm se ai i Hysamedinit, i cili nga marksist-leninist fanatik u bë islamik fanatik.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi