Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Avni Rrustemi, atdhetar i shquar revolucionar Empty Avni Rrustemi, atdhetar i shquar revolucionar

Wed 25 Jan 2012 - 14:00
Avni Rrustemi, atdhetar i shquar revolucionar Avni_rrustemi_atdhetar_i_shquaAvni Rrustemi (1895, Libohovë, Gjirokastër - 10 qershor 1924) - pedagogë[1], mësues[2], aktivist[3], deputet[4], atentator[5], shqipëtar nga Shqipëria.

Atdhetar e demokrat revolucionar i shquar, udhëheqës i shoqërisë demokratike “Bashkimi”, pjesëtar i opozitës demokratike në Asamblenë Kombëtare në prag të Revolucionit të Qershorit 1924. Hero i Popullit. Lindi në Libohovë, Gjirokastër në një familje atdhetare. Mësimet fillore i mori në vendlindje, vazhdoi në normalen e Elbasanit dhe më vonë në Shën Mitër Korone (itali), kurse studimet e larta për pedagogji i filloi në Universitetin e Romës. Ndërkohë Avni Rrustemi punoi si mësues në Libohovë (1910), në Tragjas të Vlorës (1913), në Tepelenë (1916-1917) e në Vlorë (1917-1918).

I rritur dhe i edukuar në një mjedis atdhetarësh, Avni Rrustemi u shqua si veprimtar me armë në dorë për lirinë, pavarësinë e tërësinë territoriale të Shqipërisë. Më 1908 braktisi bankat e shkollës për t’u bashkuar me çetën e Çerçiz Topullit , më 1910 bëri një përpjekje për të vrarë në Shkodër komandantin e ekspeditës ushtarake osmane gjeneral Shefqet Turgut pashën. Më 1914 u radhit në forcat shqiptare për çlirimin e Shqipërisë së Jugut nga pushtimi i forcave greke. Më 1918 , me nismën e tij u formua në Vlorë shoqëria atdhetare e rinisë vlonjate me emrin “Djalëria e Vlorës”. Në krye të saj organizoi demonstratën anti-imperialiste të 28 Nëntorit 1918 kundër pushtuesve italianë. Në pranverë të vitit 1919 në Shën Mitër krijoi “Lidhjen e Rinisë Shqiptare” për mbrojtjen e të drejtave kombëtare, kurse më 13 qershor 1920 vrau me atentat në Paris Esat Pashë Toptanin, politikan me botëkuptime feudale.

Akti heroik i Avni Rrustemit në Paris, nuk ishte një atentat i thjeshtë, ai nuk kishte karakter terrorist, apo anarkist… Plumbat e Avni Rrustemit që shtrinë përdhe Pashën e Toptanit ishin sinjali, kushtrimi i Revolucionit Demokratiko-Borgjez, i një revolucioni të ri i popullit shqiptarë që po ngrihej kundër feudalizmit. Me t’u kthyer në Shqipëri, në dhjetor 1920 ai filloi punën për bashkimin e shoqërive demokratike ekzistuese në një organizatë të vetme. Kongresi i mbajtur më 25 prill 1921 në Vlorë krijoi një shoqëri që mori emrin federata “Atdheu”. Kryetar nderi i saj u zgjodh Avni Rrustemi. Me nismën e tij u krijuan dhe organizata profesionale të mësuesve. Pas mbylljes së federatës “Atdheu”, në gusht 1922 përsëri me nismën e Avni Rrustemit më 13 tetor 1922 u krijua në Tiranë shoqëria demokratike “Bashkimi”.

Avni Rrustemi nuk qe vetëm organizatori kryesor i shoqërive demokratike, por edhe një ndër ideologët më të shquar demokratë. Idetë e tij, të formuluara në një sërë fjalimesh e artikujsh publicistikë u bënë armë e fuqishme në duart e rinisë demokratike e të masave të shtypura punonjëse. “Kur qeveria, nuk plotëson nevojat më me rëndësi që ka kombi, - thoshte ai, atëherë kjo nevojë duhet të realizohet me interesimin e pjesës së organizuar të popullit e ta bëjmë ne qeverinë që ta ndjejë këtë nevojë”. Daljen e vendit nga prapambetja Avni Rrustemi e shikonte në zhvillimin e ekonomisë së pavarur kombëtare. “Pa pavarësi ekonomike, - shkruan ai, - nuk mund të ketë pavarësi politike”. Idetë e tij demokratike e revolucionare ai i shprehu edhe në Asamblenë Kushtetuese të vitit 1924, ku u zgjodh deputet nga populli i ish-prefekturës së Kosovës. Ai kritikoi me guxim shpërdorimet e aparatit burokratik të kohës, fodullëkun e injorancën e klasave sunduese reaksionare dhe mbrojti me zjarr traditat e popullit tonë dhe të drejtat e shqiptarëve që jetonin në trojet e veta në Jugosllavi.

Në kushtet e ashpërsimit të kontradiktave klasore e politike të vendit, reaksioni çifligar me Ahmet Zogun në krye organizoi vrasjen e Avni Rrustemit më 22 prill 1924. Me këtë akt reaksioni synonte të godiste lëvizjen demokratike-borgjeze në ngritje. Vrasja e udhëheqësit të shquar të Lëvizjes demokratike shërbeu si shkëndijë e revolucionit që triumfoi më 10 qershor 1924.

Aktivitete

Anëtarë dhe ideologë në:

o Çeta e Çerçiz Topullit
o Shoqata “Djalëria e Vlorës”
o Trupit organizatorë të demonstratës anti-imperialiste të 28 Nëntorit 1918
o Trupit krijues të organizatës “Lidhja e Rinisë Shqiptare”
o Trupit organizues dhe ekzekutues atentati mbi Esat Pashë Toptanin
o Trupit formues të federatës “Shoqëria Atdheu”
o Trupit formues të shoqërisë “Shoqëria Bashkimi”
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi