Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

 Esad pashen nuk e vrau Avni Rrustemi Empty Esad pashen nuk e vrau Avni Rrustemi

Mon 16 Apr 2012 - 19:31
astesisht e gjeta ne Fb kete shkrim dhe mu duk interesant:
"Esad pashen nuk e vrau Avni Rrustemi" Eshte folur shume per vrasjen e Esad pashes, por asnjehere nuk eshte treguar historia e plote. Eshte thene se Avni Rrustemi shkoi ne Paris dhe e vrau, si tradhetar. Por, "Historia Kurre e Shkrueme" e treguar me se miri nga At Zef Pllumi, na thote tjeter gje. Aso kohe ne Versaje, Esad pasha ishte perfaqesuesi zyrtar i Shqiperise, i njohur. Qeveria e Durresit e me pas ajo e Tiranes, nuk njiheshin si perfaqesuese zyrtare te Shqiperise ne Versaje sepse Versaja njihte Esad pashen e cili u rradhit si aleat per shkak te mbajtjes se frontit te Selanikut me forcat e veta. Qe te mund te njihej qeveria e Tiranes kishte vetem nje rruge; vrasja e Esad pashes. Mehmet bej Konica (vella i Faik Konices) si minister i jashtem hedh idene e vrasjes se Esad pashes. Kur po diskutohej per personin i cili do te ishte ekzekutori, Luigj Gurakuqi ben propozimin. Thote, se vrasjen mund ta kryeje Avni Rrustemi te cilin ai e kishte pase nxenes ne Normalen e Elbasanit. Bien dakort dhe i thuhet Avni Rrustemit qe te niset per ne Paris. Ne Paris Avni Rrustemi takon Mehmet Konicen i cili i tregon detyren qe ka per te kryer. Avniu i pergjigjet; nuk e njoh Esadin, si ta vras ? Mehmet Konica e keshillon qe te shkoje ne hotelin ku rrinte Esadi ti paraqitej si student qe kerkonte burse dhe ta vriste. Avniu shkon dhe ne momentin qe i permend bursen, Esadi i pergjigjet duke i thene; te lumte djalosh, tashme studentet shqiptare nuk duhet te studiojne me ne Stamboll por ne Europe, dhe une jam gati tiu jap bursa te gjithe studenteve qe duan te studiojne. Avniu kthehet te Mehmet Konica e i thote, se nuk mund ta vrase Esadin pasi ai i ishte dukur patriot dhe kishte premtuar se do tiu jepte bursa studenteve shqiptare. Mehmet Konica i nxehur e akuzon Avniun per naiv, si te mashtruar nga Esadi, dhe i permend nje sere ngjarjesh ne te cilat Esadi kishte qene personazh per tia mbushur mendjen qe ta vrase. Keshtu Avni rrustemi bindet dhe shkon e e vret Esad pashen. Pra sic mund te shikojme, truri i vrasjes se Esad pashes, eshte Mehmet Konica, eshte qeveria shqiptare e Tiranes, ndersa Avni Rrustemi eshte thjeshte ekzekutori.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi