Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Nita
Nita
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Gjermania
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 1124
<b>Hobi</b> Hobi : none
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : USA
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010

Sëmundjet që ndikojnë negativisht në shëndetin seksual Empty Sëmundjet që ndikojnë negativisht në shëndetin seksual

Sun 24 Jan 2010 - 21:27
Gjatë këtyre 30 viteve të fundit, hulumtimi zbuloi se sëmundjet, të cilat më parë konsideroheshin të parrezikshme për shëndetin seksual, sot kanë lidhje të drejtpërdrejtë me krijimin e mosfunksionimeve seksuale. Studimet epidemiologjike në të gjithë botën tregojnë se 1 në 4 burra do të vuajë nga MS në një çast të caktuar të jetës së tij.

Deri tani dimë se:
• Diabeti është shkak
1 në 3 burra me sëmundje shfaq mosfunksionim seksual
• Tensioni i lartë i gjakut dhe barnat (antihipertensive) janë përgjegjëse për një numër të madh të problemeve, 1 ne 4 burra hipertensiv do të përballet me probleme seksuale në një çast të caktuar të jetës së tij
• Sëmundjet kardiovaskulare, tashmë njohim me siguri të plotë se janë nënshtresë e dëmtimit të venave të penisit. (MS), konsiderohet si një vështirësi në seks, që deri diku shërben si para-tregues i sëmundjeve të zemrës, prandaj dhe specialistët kërkojnë gjithmonë egzaminime shtesë, për të zbuluar forma të gabuara të ishemisë kardiake.
• Mosha është gjithashtu një faktor i rëndësishëm rreziku.
Kështu që mosha më kritike mendohet të jetë ajo midis 40 – 45 , ku përqindja e problemeve nga 8% (për 20 vjeçarët) rritet në 40% (për 40 – 45 vjeçarët). Prandaj burrat që i përkasin kësaj moshe duhet të dinë pak a shumë se pikërisht në këtë periudhë të jetës së tyre trokasin problemet e para (serioze) seksuale.
• Prostata
Më parë, burri që vuante nga prostata, nuk kishte ide se kjo sëmundje e pafajshme (teorikisht) mund të përgjegjësohej për (MS), ndërsa sot ky konstatim është i dokumentuar tërësisht dhe fatkeqësisht mbetet një fakt i pashmangshëm.
• Kanceri i prostatës
Sot, zbulohet dhe trajtohet relativisht me lehtësi. Është gjithashtu shkak i MS, veçanërisht kur burri i është nënshtruar prostatektomisë radikale, dmth heqjes totale të gjëndrës.
• Depresioni
Është sëmundja e shekullit e prosperitetit dhe mënyrës së jetesës, ku dëshirat digjen në altarin e konsumit të menjëhershëm duke përbërë kështu një rezerve serioze të problemit. Depresioni ka pllakosur milliona njerëz në mbarë botën, duke rënuar pamëshirësisht gjendjen e tyre shpirtërore e duke ndezur flake në problemet zinxhir të një jete pa rrugëdalje. Ndoshta në një artikull tjetër do të zgjerohemi më tej lidhur me këtë temë, pasi sot kimia dhe kërkimi kanë shënuar suksese të mëdha përballë paragjykimit dhe alkimisë
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi