Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Durrës, policia gjen armë në makinën e Ledio Ruçit Empty Durrës, policia gjen armë në makinën e Ledio Ruçit

Sat 28 Jan 2012 - 21:31
Durrës, policia gjen armë në makinën e Ledio Ruçit 50546_1DURRES - Djali i deputetit të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, Ledio Ruçi u ndalua për disa orë nga policia e Durrësit, pasi në makinën që udhëtonte u gjet një armë pa leje.

Burime nga policia bënë të ditur se Ruçi udhëtonte nga Gjirokastra drejt Tiranës me një mjet tip ‘Tuareg’, në shoqërinë e dy personave të tjerë, në të cilin u gjet një pushkë sportive pa leje dhe një pale dylbi.

Mësohet se bashkë me Ledio Ruçin janë shoqëruar edhe shtetasit Lori Kellolli, 21 vjeç dhe Enel Malaj, 19 vjeç.
Pas marrjes në pyetje, policia zbuloi se arma i përkiste Lori Kellollit dhe për këtë arsye mbajti të ndaluar vetëm këtë të fundit dhe la të lirë dy personat e tjerë që udhëtonin në makinë me të.

Deklarata e policisë
Përmes një deklarate shpërndarë për mediat, policia e Durrësit bëri të ditur se “rreth orës 18:40, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi Plepa” u bë ndalimi me qëllim verifikimi i automjetit tip Volsëagen Touareg me targa TR 0141 Z. Në kohën kur ky mjet po udhëtonte nga Gjirokastra në drejtim të Tiranës, drejtuesi i tij nuk iu është bindur shërbimeve të Policise për ndalim dhe verifikim të dokumentacionit te mjetit.”

“Nga verifikimi i kryer rezultoi se drejtues i automjetit ishte shtetasi L. Ruçi, 28 vjeç dhe së bashku me të, në mjet udhëtonin edhe shtetasit Lori Kelolli dhe E. Malaj. Gjatë kontrollit, në automjetin e lartpërmendur u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë sportive, pushke (pa numër), që dyshohet se posedohej nga shtetasi Lori Kelolli. Shtetasi L. Ruci dhe E. Malaj pas kryerjes se veprimeve të nevojshme proceduriale u lanë në gjendje te lirë.” – theksohet në deklaratën e policisë.

Aksidenti ku u përfshi Ruci
Ledian Ruçi pak kohë më parë ishte protagonist i një aksidenti të rëndë të ndodhur tek rruga e Elbasanit në kryeqytet.

Makina e tij BMW X6 u përplas me një automjet Mini Cooper ku ndodheshin tre persona, dy nga të cilët u plagosën rëndë ndërsa një tjetër humbi jetën.

Gjykata e Tiranës la të lirë Ledian Ruçin, me argumentimin se sipas ekspertizës makina e tij kishte kaluar në kryqëzim me semafor jeshil, duke nxjerrë fajtor të aksidentit drejtuesin e mjetit tjetër, shtetasin Edi Lika.

(er.nu/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi