Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Aksident me 3 të plagosur, policia shoqëron djalin e Gramoz Rucit Empty Aksident me 3 të plagosur, policia shoqëron djalin e Gramoz Rucit

Mon 21 Nov 2011 - 18:28
Aksident me 3 të plagosur, policia shoqëron djalin e Gramoz Rucit Policia-ne-vendngjarjeTiranë, 20 Nëntor 2011, NOA Update – Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së Dielës në afërsi të qendrës së kryeqytetit, në rrugën e Elbasanit, raporton agjencia e lajmeve NOA.al. Në aksidentin e orës 22 është përfshirë dhe Ledio Ruci, djali i deputetit dhe kryetarit të grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruci.

Burime nga policia në vendngjarje thanë se dy makina janë përplasur keqas me njëra-tjetrën, dyshimet e para aludojnë për shkak të shpejtësisë me të cilën po ecnin duke plagosur tre persona, që udhëtonin në to.

Sipas të dhënave paraprake nga aksidenti i rëndë janë plagosur një djalë dhe dy vajza, njëra prej të cilave është në gjendje të rëndë.

Burime nga policia e Tiranës thanë se makinat e përplasura janë një BMW X6 në të cilën ndodhej Ledio Ruci dhe një makinë Mini Coper, e cila duket se ka pësuar edhe përplasjen më të rëndë gjatë aksidentit.

Policia nuk ka dhënë identitetin e plotë të të plagosurve. Inicialet e tyre janë B.P., 28 vjece, vajza tjetër E.R dhe një i ri, B.R.

Policia dhe punonjësit e Urgjencës së QSUT-së kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke transportuar të plagosurit në spital.

Në pak minuta zona e aksidentit mund të ishte kthyer në një zonë rreziku edhe për makinat e tjera, duke qenë se në këtë orë kjo zonë është tejet e populluar.

Policia ka shoqëruar Ledio Rucin për të sqaruar rrethanat e aksidentit të ndodhur. Dyshimet e para flasin për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe hetimet dhe marrja në pyetje e Ledio Rucit që drejtonte makinën luksoze BMW X6 po bëhen pikërisht në këtë drejtim.

mit/NOA
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi