Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ndahet nga jeta 'Mjeshtri i Madh', Muzafer Xhaxhiu Empty Ndahet nga jeta 'Mjeshtri i Madh', Muzafer Xhaxhiu

Sat 28 Jan 2012 - 21:32
Ndahet nga jeta 'Mjeshtri i Madh', Muzafer Xhaxhiu 50820_2TIRANE - Ndahet nga jeta në moshën 91-vjeçare ‘Mjeshtri i madh’, profesor Muzafer Xhaxhiu.
I diplomuar në Beograd dhe në Moskë, për letërsinë klasike greke dhe latine, jeta e tij i është kushtuar gjithmonë klasikëve të mëdhenj të njerëzimit.

Shkrimet e para letrare të profesorit kanë të sigluar vitin 1939. Veprimtaria krijuese është e shtrirë në atë shkencore, letrare, në përkthime etj.
Si studiues profesor Xhaxhiu do të punonte për etnogjenezën e shqiptarëve, si pasardhës të pellazgëve dhe ilirëve.

Krijimtaria letrare e tij përmendet që nga "Lirikat" në vitin 1957 dhe deri në "Këngët e Mjellmës", botim i vitit 1999. Ndërsa, dy nga veprat e tij më të spikatura janë "Letërsia antike greke" dhe "Letërsia romake".

(er.nu/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi