Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristiina
Kristiina
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 5449
<b>Hobi</b> Hobi : Noti...
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : GRECCE
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/01/2010

Ndahet nga jeta koreografi Agron Aliaj  Empty Ndahet nga jeta koreografi Agron Aliaj

Thu 17 May 2012 - 15:22
Ndahet nga jeta koreografi Agron Aliaj  AGRON-ALIAJ_tn_2Ndahet nga jeta koreografi Agron Aliaj. Mjeshtri i koreografisë shqiptare ndërroi jetë në reanimacionin e spitalit, ku ndodhej pas një aksidenti rrugor të ndodhur më 7 mars të këtij viti.

Ditën e aksidentit, maestro Aliaj po punonte për premierën e re që ishte parashikuar të shfaqte në Teatrin e Operas dhe Baletit, në fund të marsit, “Plaga e dhjetë e Gjergj Elez Alisë".

Pas provave të gjata, në mbrëmje, teksa kalonte trotuarin në qendër të kryeqytetit, një makinë e ka përplasur duke i shkaktuar plagë të rënda. 79-vjeçari Aliaj nuk u ka mbijetuar plagëve dhe ka ndërruar jetë mesditën e sotme. Maestro Aliaj ka një karrierë 50-vjeçare në Teatrin e Operave dhe Baletit.

Krijimtaria e mjeshtrit të skenës shqiptare

Jeta e baletmaestros Agron Aliaj ishte e destinuar plotësisht t‘i dedikohej artit të bukur të baletit. Për mjeshtrin e skenës, të bërit art ishte një dhunti ku njeriu ka aftësinë të shprehë botën dhe ndjenjat në tërë vizionin dhe labirintin e jetës njerëzore. Ai ka realizuar disa kryerole të literaturës së baletit kombëtar dhe atij botëror: “Halili dhe Hajrija” (1963), “Delina” (1964), “Cuca e maleve” (1970), apo tek baletet klasike: “Kujdesi i kote” (1957), “Romeo dhe Zhulieta” (1957), “Franceska da Rimini” (1962), “Lola” (1958), “Paganini” (1963), “Fadeta” (1960), etj. Pas realizimit të shumë valleve dhe numrave koncertore, është autori i shumë baleteve kombëtare, si: “Cuca e maleve” (1970), “Tokë e pamposhtur” (1977), “Para stuhisë” (1982), “Plaga e dhjetë e Gjergj Elez Alisë”, “Halili dhe Hajria” (1966), si dhe baletet klasike “Zhizel” (1988), “Don Kishoti” (1990), “Romeo dhe Zhulieta” (1996), “Hirushja” (2002), “Katedralja e Parisit” (2003) etj. Është nderuar me Çmimin e Republikës dhe mban titullin e lartë “Artist i Popullit”.
tch
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi