Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ndahet nga jeta kinematografi Saim Kokona Empty Ndahet nga jeta kinematografi Saim Kokona

Sat 31 Mar 2012 - 2:54
Ndahet nga jeta kinematografi Saim Kokona Saim-KokonaËshtë ndarë nga jeta pasditen e sotme në moshën 78 vjeçare, kinematografi i njohur Saim Kokona. Mësohet se ndarja nga jeta e Kokonës ka ardhur si rrjedhojë e komplikacioneve shëndetësore.Kinematografi Saim Kokona, lindi më 26 shkurt të vitit 1934 në Gjirokastër.Në moshën 10-vjeçare shpërngulet familjarisht në Tiranë, ku mori edhe arsimin e parë. Kreu liceun artistik, “Jordan Misja”, për pikturë. Studimet e larta i mbaroi në Çeki për operator në vitin 1960. Nga viti 1960, deri në vitin 1991, kur edhe doli në pension, punoi në kinostudion “Shqipëria e Re” si operator, ku realizoi 30 filma artistikë e po aq filma dokumentarë. Ka punuar me regjisorë të shquar si: Dhimitër Anagnosti, Vitor Gjika, Piro Milkani, Gëzim Erebara, Xhanfise Keko, Rikard Ljarja, Kristaq Dhamo, Hysen Hakani e shumë të tjerë. Ndër filmat e tij më të suksesshëm janë: “Ngadhënjim mbi vdekjen”, “Ndërgjegjja”, “Brazda”, “Beni ecën vetë”, “Koncert në vitin 1936”, “Radiostacioni”, “Njeriu i mirë”, “Taulanti kërkon një motër”, “Apasionata”, “Shpella e piratëve” etj.
Kinematografia
Shpella e pirateve - (1990)
Babai i studentit - (1988)
Shpresa - (1988)
Sinjali i dashurisë - (1988)
Eja! - (1987)
Fjalë pa fund - (1986)
Mondi dhe Diana - (1985)
Të mos heshtësh - (1985)
Taulanti kërkon një motër - (1984)
Apasionata - (1983)
Dritat e qytezës - (1983)
Njeriu i mirë - (1982)
Dita e parë e emrimit - (1981)
Në prag të lirisë - (1981)
Sketerre 43 - (1980)
Balonat - (1979)
Radiostacioni - (1979)
Koncert në vitin 1936 - (1978)
Cirku në fshat - (1977)
Me studentët ushtarakë - (1977)
Shëmbja e idhujve - (1977)
Pylli i lirisë - (1976)
Beni ecën vetë - (1975)
Kursim, kursim, kursim - (1975)
Miq në festën tonë - (1974)
Shpërthimi - (1974)
Ata quheshin Arbër - (1973)
Brazdat - (1973)
Ndërgjegja - (1972)
Shkolla tingujt ngjyra - (1972)
Vështrim përmes mijëvjeçarëve - (1972)
Shkolla dhe rrugët e jetës - (1971)
Takim me artin revolucionar kinez - (1971)
Guximtarët - (1970)
Njësiti guerril - (1969)
Prita - (1968)
Në gjurmët partizane - (1967)
Ngadhnjim mbi vdekjen - (1967)
Në rjedhën e jetës - (1965)
Takim me Arbreshët - (1965)
Qemal Stafa - (1964)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi