Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Meshkujt vazhdojnë të tradhtojnë Empty Meshkujt vazhdojnë të tradhtojnë

Sun 29 Jan 2012 - 13:24
Nuk ndihen mirë, por s’arrijnë të heqin dorë nga meshkujt që i bëjnë të vuajnë. Për fat të keq shpesh krijohen disa marrëdhënie të ngushta që zgjasin për vite, duke kompromentuar shumë jetë.Përse femrat nuk i lënë (me dinjitet) dhe të vazhdojnë rrugën e tyre?Nuk ndihen mirë, por s’arrijnë të heqin dorë nga meshkujt që i bëjnë të vuajnë. Për fat të keq shpeshkrijohen disa marrëdhënie të ngushta që zgjasin për vite, duke kompromentuar shumë jetë.Ky reflektim ka lindur nga bisedat e shumta që janë me gra e vajza serioze dhe shumë autoritare, të cilat janë bërë viktima të dashurisë, sepse kanë zgjedhur burrat e gabuar. Por pavarësisht faktit që rriten e piqen, këto femra janë gjithmonë të prirura që të dashurohen pas tipave “problematikë”. “Unë për shembull vazhdoj t’i uroj vetes sime që të dashurohem pas djalit klasik shembullor: i fortë, i ndjeshëm, bujar, i kuptueshëm. Edhe pse jam e bindur që sado ta kërkoj nuk do ta gjej, të paktën kam imunitet ndaj meshkujve të bukur e joshës, të cilët edhe pse zyrtarisht kanë një të dashur, nuk lodhen duke joshur këdo që u del përpara, për të kënaqur më shumë egon se epshin seksual”, thotë një 35-vjeçare. Edhe pse sillen në këtë mënyrë të pakuptimtë, vazhdojnë ta quajnë veten “të ndershëm”, pavarësisht se si janë “gatuar”. Nuk janë aspak të ndërgjegjshëm që me sjelljen e tyre i bëjnë të vuajnë partneret e tyre.

Duke u bazuar te kjo sjellje natyrshëm lind edhe pyetja: Si ja bëjnë këto gra që rrinë përkrah tyre? Si mund të qëndrojnë me meshkuj që i poshtërojnë me sjelljet e tyre? Pse pranojnë që të bëjnë një jetë të palumtur?

Pavarësisht se çdo njeri ka të metat e veta, një mungesë e tillë respekti është e palejueshme. S’mund të ketë përgjigje për të… Mund t’ju duket e çuditshme, por ka shumë gra e vajza që e bëjnë, u qëndrojnë në krah burrave të tyre, madje edhe i mbështesin. “Një mikeshë e imja, shumë bukuroshe dhe e zgjuar, u dashurua marrëzisht pas një tipi, i cili e telefonon kur do ai, i lë takime vetëm kur thotë ai, sëmuret atëherë kur vendos ai, zhduket me ditë të tëra dhe rishfaqet pastaj sikur s’ka ndodhur asgjë dhe kur e sheh mikeshën time duke drekuar me ndonjë kolege, i thotë: ‘Nuk i the që bashkëjetonim…’. Po sepse tipi në fjalë ka një të fejuar vetëm atëherë kur i leverdis atij”, tregon një vajzë tjetër. “Pavarësisht të gjithave, ajo e duron dhe i gjunjëzohet përpara këmbëve sa herë që ai mërzitet dhe i thotë se do ta lërë”, shton vajza.

Përveç mërzitjes dhe lotëve që janë normale, situata vazhdon të jetë stresuese dhe plaga e hapur prej kohësh nuk arrin të mbyllet kurrë. Por përse këto femra nuk arrijnë të gjejnë forcën që të ndahen prej këtyre tipave? Ndihen keq, madje pranojnë çdo kusht, por nuk heqin dorë, sepse s’mund ta pranojnë mendimin që do t’i humbasin të dashurit e tyre, edhe pse i bëjnë të vuajnë shumë. Shpeshherë krijohen disa marrëdhënie të ngushta që zgjasin për vite me radhë dhe komprometojnë jetë të tëra. Ja një shembull konkret: një vajzë humbi 20 vjet nga jeta dhe rinia e saj, duke pritur kthimin e të shoqit (nuk ndodhi asnjëherë) që e tradhtonte sistematikisht.

Një zonjë tjetër kur zbuloi emrin e gruas me të cilën e tradhtonte bashkëshorti (kjo ishte një tjetër, e dinte këtë) u mendua mirë dhe vendosi që ta bënte shoqe në “Facebook” për t’i treguar një fotografi ku po puthej me të shoqin. Kjo ishte një mënyrë qytetare për t’i thënë armikes: “KY ËSHTË I IMI”. Sa keq që rivalja nuk do të bashkëjetonte me të! Një histori tjetër është ajo e një vajze, e cila prej vitesh jetonte me një burrë egoist. Vajza kishte hequr dorë nga shumë dëshira të sajat, deri sa një ditë i gjeti të dashurit të saj në telefon një mesazh të shkruar nga ai. Mesazhi i adresohej një tjetre: “Eja, jam vetëm”. Djali u justifikua menjëherë duke thënë: “Mos u merakos, sepse nuk erdhi fare”. Me këtë përgjigje çdo vajzë do ia kishte mbathur, por ajo sërish qëndroi në shtëpi duke e besuar.

Fakti që të çudit është se çfarë i shtyn këto vajza të qëndrojnë me të tillë meshkuj? Mos vallë kanë frikë t’ia nisin edhe një herë nga e para? Apo mendojnë se do të ngelen vetëm? A nuk do të ishte më mirë vetëm sesa përkrah meshkujve që i poshtërojnë? Nuk do të ishte më mirë të zgjidhnin një jetë ndryshe sesa të vazhdojnë të jetojnë me zemër të thyer me burra që i tradhtojnë?/yllpress/
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Meshkujt vazhdojnë të tradhtojnë Empty Re: Meshkujt vazhdojnë të tradhtojnë

Sun 29 Jan 2012 - 15:03
eh moj ana moj ana qe me posto keto tema Meshkujt vazhdojnë të tradhtojnë 324882
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Meshkujt vazhdojnë të tradhtojnë Empty Re: Meshkujt vazhdojnë të tradhtojnë

Sun 29 Jan 2012 - 15:05
dhe kur tradhton personi kushdo qofte ....nji arsye e ka Meshkujt vazhdojnë të tradhtojnë 472225
Poeti
Poeti
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Sweeden
<b>Postime</b> Postime : 825
<b>Hobi</b> Hobi : Dashuria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : usa
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 20/09/2011

Meshkujt vazhdojnë të tradhtojnë Empty Re: Meshkujt vazhdojnë të tradhtojnë

Sun 29 Jan 2012 - 15:08
pse meshkujt me veten tradhetojne..nese e bejne e bejne me ferat keshtuqe barazim jemi Razz
EpiKada
EpiKada
WebMaster
WebMaster
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3107
<b>Hobi</b> Hobi : Jam fisnike kam zemren gure Si Shqiponja ne flamure Mburrem dhe jam krenare Qe kam lindur Shqiptare nga do qe te jem me ndjek fati se jam vajze LaBe hesapi!!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Cteduhetty
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 13/02/2011

Meshkujt vazhdojnë të tradhtojnë Empty Re: Meshkujt vazhdojnë të tradhtojnë

Sun 29 Jan 2012 - 21:16
nuk eshte NEWS !!
Pse per HOBI, per te provuar te njejten gjelle Wink
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

Meshkujt vazhdojnë të tradhtojnë Empty Re: Meshkujt vazhdojnë të tradhtojnë

Sun 29 Jan 2012 - 21:21
Lepurushi shkruajti:pse meshkujt me veten tradhetojne..nese e bejne e bejne me ferat keshtuqe barazim jemi Razz
jo gjithmon,femra mund te jet dhe singel,keshtuqe ajo ska tradhtu njeri...
Poeti
Poeti
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Sweeden
<b>Postime</b> Postime : 825
<b>Hobi</b> Hobi : Dashuria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : usa
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 20/09/2011

Meshkujt vazhdojnë të tradhtojnë Empty Re: Meshkujt vazhdojnë të tradhtojnë

Sun 29 Jan 2012 - 21:23
Po dhe burrat mund te jene singell Razz
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

Meshkujt vazhdojnë të tradhtojnë Empty Re: Meshkujt vazhdojnë të tradhtojnë

Sun 29 Jan 2012 - 21:24
Lepurushi shkruajti:Po dhe burrat mund te jene singell Razz
tema flet per meshkujt qe tradhtojm...
pastaj te themi qe ne pergjithsi ne shqipri ska shum tradhti....skeni pa jasht....
Poeti
Poeti
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Sweeden
<b>Postime</b> Postime : 825
<b>Hobi</b> Hobi : Dashuria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : usa
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 20/09/2011

Meshkujt vazhdojnë të tradhtojnë Empty Re: Meshkujt vazhdojnë të tradhtojnë

Sun 29 Jan 2012 - 21:30
jo mi xhan jo se atje se kane problem te pakten po kendej ka plas keq fare
Albo
Albo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4141
<b>Hobi</b> Hobi : bisede
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : alb
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 20/11/2010

Meshkujt vazhdojnë të tradhtojnë Empty Re: Meshkujt vazhdojnë të tradhtojnë

Sun 29 Jan 2012 - 21:53
Kush meshkuj?

Ata shqiptare?Meshkujt vazhdojnë të tradhtojnë 182150474
Sponsored content

Meshkujt vazhdojnë të tradhtojnë Empty Re: Meshkujt vazhdojnë të tradhtojnë

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi