Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Femrat tradhtojnë më shumë se meshkujt Empty Femrat tradhtojnë më shumë se meshkujt

Wed 27 Jun 2012 - 18:36
Me një mesatare prej 2-3 tre partnerësh jashtë lidhjes ose martesës, femrat ua kalojnë meshkujve, të cilët e kanë këtë mesatare në nivelin 1.8.

Studimi ka nxjerrë në dukje një tjetër fakt interesant. Femrat që tradhtojnë kanë tendencën të dashurohen me partnerët me të cilët konsumojnë tradhtinë, në ndryshim nga meshkujt.

Sipas studimit, femrat janë shumë më të afta se meshkujt për t’i mbajtur gjërat nën kontroll dhe për të menaxhuar dy lidhje paralele.

“Me të marrë vendimin për të pasur një lidhje tjetër jashtë asaj që kanë, femrat kanë mundësi shumë më të mëdha se meshkujt për të kontrolluar situatën”, thotë Emily Pope, një prej drejtuesve të faqes Undercover Lovers, i cili komenton rezultatet e studimit.

Studimi nxjerr në pah se femrat që tradhtojnë më shumë janë ato që i përkasin moshës së re (mesatarisht 37 vjeç), ndryshe nga meshkujt që tradhtojnë në moshë pak më të madhe (42 vjeç).

Megjithatë, femrat dhe meshkujt tradhtojnë për arsye të ndryshme. Për meshkujt, motivi është në shumë raste tërheqja seksuale ndaj një gruaje tjetër, por edhe monotonia në martesë, e shpeshherë edhe nevoja për të ushqyer egon e tyre.

Ndërsa për femrat, arsyet janë të tjera. Ato janë në mënyrë konstante në kërkim të stimujve emotivë, marrëdhënieve sentimentale dhe dëshirës për të përmirësuar vetëvlerësimin.

Po hipokrizia? 41 % e femrave deklarojnë se do të kërkonin divorcin nëse zbulojnë tradhtinë e partnerit, ndërsa për meshkujt kjo shifër ndalet në 29 %.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi